Ne, gazetarët e Deçanit, krenohemi që të kishim koleg!

Me rastin e shkuarjes në amshim të kolegut, Shpend Lokaj

Ne, gazetarët e Deçanit, krenohemi që të kishim koleg!

Klubi i gazetarëve të Komunës së Deçanit, me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për humbje të jetës së kolegut shumëvjeçar, Shpend Lokaj, ndaj të cilit vdekja ishte e pa mëshirshme.

Për ne gazetarët deçanas, lajmi i hidhur për vdekjen e kolegut tonë, Shpend Lokaj, ishte lajm i pa pritshëm dhe tronditës. Puna e tij prej gazetari të përgjegjshëm, të urtë dhe të respektuar, e konsiderojmë si  vazhdimësi e traditës së tij familjare. Shpendi, jo veç që ishte i shquar si gazetar, por ishte njeri me respekt dhe i dashur për të gjithë.

Shkuarja e parakohshme në amshim e Shpendit, nuk është humbje veç për JU e nderuara familja Lokaj, por edhe për gazetarinë dhe mbarë shoqërinë. Ju, (familja Lokaj), humbët një djalosh të mrekullueshëm, ndërsa Ne, humbëm një koleg të shkëlqyer.

Ne, gazetarët e Komunës së Deçanit, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë kolegët e gazetarisë, duke thënë se, “ndjehemi krenar me ty, ngase veprat dhe sjelljet e tuaja, do mbesin gjithnjë në mendjet dhe zemrat e tona”. Kolegu ynë Shpend Lokaj, prehu i qetë dhe lavdi jetës dhe veprës tuaj.

Deçan, 05.12.2016                                                                            Klubi i Gazetarëve të Deçanit