Në « Ditën e mësuesit », nderohet mësimdhenësi i Matematikës, Hazir Mehaj!

Në « Ditën e mësuesit », nderohet mësimdhenësi i Matematikës, Hazir Mehaj!

Adem Lushaj

Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shuqiri Bytyqi, ka ndarë « Mirënjohje » për mësimdhënësin e Matematikës, Hazir Mehaj, për kontributin shumëvjeçar në arsim, përkatësisht në fushën e Matematikës. Mësimdhënësi, Mehaj, me propozim të Drejtorisë Kamunale të Arsimit dhe Drejtorisë së Shkollës « Isa Boletini » në Isniq, ishte njëri nga kandidatët për ta fituar çnimin tradicional « Shaban Jashari », që ndahet çdo vit në « Ditën e mësuesit ».

« Jam falënderues për kolegët e mi, për drejtorin e shkollës (Shaban Mehmetaj) dhe dtejtorin e Drejtorisë komunale (Bekim Vishaj), për vlerësimin dhe nderimin që më kanë bërë », është shprehur mësimdhënësi Mehaj, i cili në korrik të këtij viti, i jep fund punës 42 vjeçare në arsim.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Arsim të Deçanit, Bekim Vishaj, ka thënë se secili mësimdhënës mund të jetë kandidat për çmimin më të lartë që ndan MASHT-i, çmim i cilin mban emrin e ish mësimdhenësit Shaban Jashari, ngase janë meritor për arritjet në fushën e dijes. Sipas Vishaj, Deçani gjithëmonë ka pas mësimdhenës të dalluar, siç është edhe profi. Hazir Mehaj. « Dy vite më parë, mësimdhenësi unë, Beqë Tahiraj, e kishte fituar çmimin tradicional « Shaban Jashari », e të njëjtin mund ta fitojnë edhe mësuesit tjerë të Deçanit », ka thënë Vishaj, i cili çmon punën e çdo punëtori arsimor, anekënd Kosovës.