Ndeshja Zvicër- Serbi apo Shaqiri –Serbi

                                                       Ndeshja  Zvicër- Serbi  apo  Shaqiri –Serbi

 Nga Skënder Sadri KAPITI

 Duhet falenderuar Gazeta “BOTA SOT” për informacionet e saj  edhe për botën sportive, aktualisht për Kampionatin Botëror Rusia -2018.

Nga kjo Gazetë gjithkombetare shqiptarët po mësojnë atë se çfarë sëmundje të rëndë , të pashërueshme fanatizmi, genocidi dhe  shoviniste  kanë  gjenetikisht  serbët kundër shqiptarëve edhe kur bëhet fjalë për sportin.

Pavarësisht se në këtë kampionat nuk marrin pjesë as Shqipëria dhe as Kosova, ajo e cila i ka bërë prezent shqiptarët në këtë kampionat botëror është  ajo se 4 shqiptarë, 4 futbollistë të mëdhenj shqiptarë : Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemajli me emra tipik dhe thellësisht kombëtar shqiptar janë në përfaqësuesen zvicerane, ku ata ishin protagonistët kryesorë të barazimit me superfuqinë botërore të futbollit, me atë që ka fituar 5 herë titullin botëror, me Brazilin e Madh të futbollit.

Pra,  Brazili u sfidua nga shqiptarët e mëdhenj në ndeshjen Zvicër-Brazil.

Në këtë grup Zvicra  do të ndeshet me Serbinë.   Pavarësisht se kjo është një ndeshje sportive fotbolli,  mediat dhe politika histerike  e urrejtjes dhe e shovinizmit serb  kundër shqiptarëve duket  kudo , e madje me Serbinë po çuditet tërë opinioni sportiv botëror me agresivitetin, antikulturën  dhe huliganizmin e shfrenuar  serb dhe me  faktin se Shaqiri ka në këpucë flamurin e Kosovës  mediat  agresive dhe antiqytetëruese serbe e quajnë këtë  ” shpallje  lufte”  Serbisë.

Kundër shqiptarëve të ekipit të Zvicrës janë bërë bashkë tifozë serbë e rusë, besoj  se edhe tifozët e Shqipërisë do të jenë bashkë me ata të Kosovës, të shqiptarëve të Maqedonisë ,Malit të Zi , të Preshevës dhe të diasporës kundër serbëve.

Aq shumë antishqiptarë janë serbët sa që për faktin jo vetëm të frikës dhe të panikut që serbët ndjejnë nga talenti i madh shqiptar i futbollit Xherdan Shaqiri, por ata i tmerron fakti tjetër, ai që Shaqiri në këpucë ka flamurin e shtetit të Pavarur të Kosovës. Serbia nisi kështu një luftë speciale kundër Shaqirit e cila në fakt është  në vazhdën e një histeri urrejtjeje historike kundër shqiptarëve , a thua se  Serbia do të përballet me Shaqirin  dhe jo me Zvicrën ne  këtë ndeshje të kampionatit botëror. Shqiptarët kudo në  Botë,  ndjehen krenarë me futbollistët  e talentuar shqiptarë  të cilët lartësojnë  përkatësinë e tyre  kombetare shqiptare, pavarësisht se përfaqësojnë  Zvicrën, shtetin ku ata zhvilluan dhe arritën talentin e lartë sportiv, në vëndin ku kanë gjetur strehë dhe ku jetojnë e punojnë mbi 200 mijë shqiptarë.

Serbët po i verbon dhe po i tmerron fuqia sportive europine dhe botërore e sportit kosovar , e futbollit ashtu sikurse tashmë  realisht xhudistet e Kosovës e kanë  bërë  Kosovën superfuqi botërore të  sportit të  xhudos.

Durrës, 21 06 2018