Ndahet çmimi letrar “Dr. Ibrahim Rugova”

                                                                              

Republika e Kosovës                                                            Komuna  e Istogut

   Republika Kosovo                                                                   Opština Istok

Republic of  Kosova                                                            Municipality of Istog

_______________________________________________________________________

Zyra për Komunikim dhe Informim 

Njoftim për media nr. 34/2017

Istog, më 16.09.2017

 

Ndahet çmimi letrar   “Dr. Ibrahim Rugova”

Për të tretin vit me radhë nën patronatin e kryetarit të komunës, Haki Rugova në bashkëpunim më klubin letrar “Podguri” në Istog është bërë ndarja e çmimit tradicional  letrat  “Dr.Ibrahim Rugova”, çmim ky i cili ndahet për hir të punës dhe veprimtarisë së shquar të ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Pjesë e kësaj ngjarje ishte kryetari i komunës Haki Rugova me bashkëpunëtor, përfaqësues të klubit letrar ”Podguri” krijues dhe shkrimtarë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare si dhe poetë arbëreshë të Italisë.

Duke i përshëndetur të pranishmit kryetari Haki Rugova falënderoi të gjithë pjesëmarrësit të cilët morën pjesë në konkursin letrar për nder të figurës së Ibrahim Rugovës. Kjo është një konkurs i cili është bërë tashmë tradicional për nder të figurës së Ibrahim Rugovës, falendëroj të gjithë poetet që kanë ardhur nga të gjitha trojet shqiptare si dhe poetët arbreshë të Italisë, dëshirojmë të gjithë së bashku që fjala shqipe dhe poezia shqipe të dëgjohen çdo kund anë e mbanë botës. Kjo ka vlerë kulturore por edhe vlerë poetike u shpreh  kryetari Rugova.

Me një fjalë rasti të pranishmit përshëndeti Valbona Jakova shkrimtare dhe studiuese nga Italia, ndihem e lumtur që jam në mesin e këtyre poetëve kjo tregon që poezia është një forcë e madhe shpirtërore që bashkon shumë njerëz dhe i bën miq. Do mundohemi që çdo vit të jemi së bashku dhe të sjellim edhe miq e shkrimtarë nga Italia që të bashkohemi dhe të jemi pjesëmarrës në ndarjen e çmimit “Ibrahim Rugova”.

Në mesin e të pranishëmve ishte edhe presidentja e pen qendrës së Shqipërisë  qendra e pen internacional, organizatë botërore e shkrimtarëve me seli në Londër Entela Kasi. Duke i përshëndetur të pranishmit tha se është nder dhe privilegj të jemi sot në Istog dhe që është pjesë sot e këtij manifestimi që mban emrin e Ibrahim Rugovës . Jam ndjerë shumë e gëzuar kur kam dëgjuar se këtu në Istog  ndahet ky çmim i rëndësishëm dhe do të jetë prestigji i këtij cmimi që kush do që e fiton të vlerësuar të kenë parasysh se qfarë ky cmim mban në vetvete si peshë dhe si emër i jashtzakonshëm tha Entela Kasi.

Ndërsa kryetari i klubit letrar “Podguri”, Sadik Bicaj duke i përshëndetur të pranishmit dhe u shpreh se ky konkurs tashëm është shpallur tradicional edhe nga kryetari i komunës Haki Rugova dhe që ky manifestim është duke bërë jehohë të madhe në të gjitha trojet shqiptare. Sivjet kemi edhe poetë të cilët kanë ardhur edhe nga Itali dhe shpresojmë që viteve tjera të marrin pjesë poetë nga shtete t tjera të Evrpës, tha Sadik Bicaj.

Në fund të manifestimit letrar u bë edhe ndarja e çmimit mbarëkombëtar  “Ibrahim Rugova” të cilin çmim e fitoj  Silvia Likaj.

Për kontributin e dhënë për organizminin e manifestimit me mirënjohje u nderua edhe kryetari i komunës Haki Rugova.

Jeta Balaj, Zyrtare për Informim Publik, Komunës së Istogut

Tel. 044/149 816

049/ 766 406

Vizitoni ueb-faqen e komunës së Istogut: http://kk.rks-gov.net/istog/