Muzika (Citate)

 

Redakton: Valdet Fetahu

Pas heshtjes, ajo që vjen më së afërti për ta shprehur të pashprehurën është muzika.

Aldous Huxley

 

Të gjitha muzikat e mira i ngjajnë diçkahi. Muzika e mirë shkaktohet nga ngjajshmëria e saj misterioze me objektet dhe ndjenjat të cilat e motivojnë atë.

Jean Cocteau

 

Dhe kur ju i keni bashk muzikën dhe fjalët, kjo mund të bëhet një gjë shumë e fuqishme.

Brayan Ferry

 

Muzika klasike është një lloj i të menduarit që ne e mbajmë dhe shndërrohet në melodi.

Kin Hubbard

 

Nëse shikoni mjaft thellë ju do ta shihni muzikën; zemra e natyrës çdokund është muzikë.

Thomas Carlyle

 

Muzika është lëvizje e tingullit për të arritur shpirti edukimin e virtyteve të tija.

Platoni

 

Muzika është stenografi e emocionit.

Leo Tolstoy

 

Muzika është shpirti i gjuhës.

Max Heindel

 

Muzika është shumë shpirtërore, ajo ka fuqinë për t’i tubuar njerëzit bashk.

Edgar Winter

 

Muzika kur shëron, është mësues i rregullimit të përsosur, dhe kur shtrembëron, mësues i çrregullimit të përsosur.

John Ruskin

 

Muzika nuk mund të bëhet si një doktor i cili ecën nëpër komunitet duke kërkuar njerëz që kanë nevojë për të.

Charlie Byrd

 

Një gjë e mirë rreth muzikës është, kur ajo ju godet, nuk ndjeni dhimbje.

Bob Marley

 

Pa muzikë, jeta do të ishte gabim.

Friedrich Nietzsche

 

Ju jeni muzikë, derisa muzika zgjat.

E.S. Eliot

 

Ju nuk mund të mbeteni të njëjtë. Nëse jeni muzikant dhe këngëtar, ju duhet të ndryshoni, kjo është mënyra si ajo funksionon.

Van Morrison

 

Ferri është përplot me amatorë muzike.

George Bernard Shaw

 

Unë mendoj se muzika vetvetiu është shëruese. Ajo është një shprehje shpërthyese e njerzimit. Është diçka që na prek të gjithëve. Pa marrë parasyesh se cilës kulturë i përkesim, të gjithë e duam muzikën.

Billy Joel

 

Unë kam lindur me muzikë brenda meje. Muzika ishte një nga pjesët e mia. Ashtu si brinjët e mia, veshkat e mia, mëlçia ime, zemra ime. Ashtu si gjaku im. Ajo ishte një forcë tashmë brenda meje kur kam ardhur në skenë. Ajo ishte një domosdoshmëri për mua si ushqim apo ujë.

Ray Charles

 

Nëse muzika mund të jetë ushqim i dashurisë, ta luajmë.

William Shakespeare

 

Në muzikë pasionet kënaqen.

Friedrich Nietzsche

 

Kjo është mizore, e dini, se muzika duhet të jetë aq e bukur. Ajo ka bukurinë e vetmis e dhimbjes: e forcës dhe lirisë. Bukurinë e zhgënjimit dhe dashuris kurrë të plotësuar. Bukurinë mizore të natyrës dhe bukurinë e përjetshme e monotone.

Benjamin Britten

 

Muzika mund të ndryshojë botën, sepse ajo mund t’i ndryshojë njerëzit.

Bono

 

Muzika nuk gënjen. Nëse ka diçka për të ndryshohet në këtë botë, atëherë ajo mund të ndodhë vetëm përmes muzikës.

Jimi Hendrix

 

Muzika është gjithmonë në ndryshim dhe ndryshimet janë të paparashikueshme.

Billy Sheehan

 

Muzikën e posedojnë të gjithë. Vetëm botuesit janë ata të cilët mendojnë se njerzit janë ata vetë.

John Lennon

 

Muzika është përgjithmonë, muzika duhet të rritet dhe të piqet me ju, për ta përcjellur keni të drejtë deri në vdekje.

Paul Simon

 

Muzika është dashuria në kërkim të një fjale.

Sidney Lanier

 

Muzika është dritë e hënës në natën e errët të jetës.

Jean Paul

 

Muzika është diçka që gjithmonë e bartë shpirtërorën time dhe më bën të lumtur, dhe kur bëj muzikë unë gjithmonë shpresoj se do të ketë të njëjtin efekt tek kushdo që e dëgjon atë.

 

Muzika në shpirt mund të dëgjohet nga universi.

Lao Ce

 

Muzika është zbulimi më i lartë se tërë urtësia dhe filozofia.

Ludwig van Beethoven