Mustafa: Shefqet Dibrani, njeri me haluçinacione dhe argat i forcave të mbrapshta

Sh. DibraniMuhamet Mustafa

Përplasjet midis anëtarëve të LDK –së, nuk kanë të ndalur. Pak ditë më parë, Shfqet Dibrani ndër të tjera, këkoi që Prokuroria e Shtetit, të nisë hetimet ndaj Kolegjit Riinvest. Por, sipas profesorit, Muhamet Mustafa, fjalëve të kota nuk iu duhet dhënë rëndësi

Nehat SHAQIRI

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa dhe profesor në Kolegjin Riinvest, ka reaguar pas deklaratës së Shefqet Dibranit dhënë për Gazetën InfoPress, i cili tha se duhet të hetohet nga Prokuroria e Shtetit ky kolegj.
“Isa Mustafa me Kolegjin RINVEST, i cili duhet të shikohet nga Prokurori i Shtetit se me çfarë qëllimi është themeluar në vitin 1994. Pra, atë që nuk e arritën një pjesë e të Burgosurve politik që dolën nga burgjet Jugosllave në vitet e ’90, e realizoi Bujar Bukoshi përmes Isa Mustafës, menjëherë pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës”, ka thënë Dibrani për Gazetën InfoPress.

Kurse, Muhamet Mustafa thekson, se nuk dëshiron të merret me Dibranin, pasi pohimet e tij janë absurde.

“Këtë ia kam bërë me dije në një polemikë që i kemi pasë në facebook. Ai ka shumë haluçinacione ose po bën argatin e forcave të mbrapshta”, thotë Mustafa për InfoPress.

Ai thekson, se Riinvest nuk ka asnjë përfitim, nëse disa ekonomistë që kanë punuar dikur në këtë kolegj kanë pozita në qeveri.

“Përkundrazi duke u nisur nga parimet e respektimit të ligjit dhe evitimit të konfliktit të interesit, Riinvest me këtë ka pësuar dëme pas ka disa vite që nuk bën asnjë punë për institucionet publike, por vetëm bazohet në kontrata me organizata ndërkombëtare”, shton profesori.

Ai më tej rreth themelimit të Riinvesitit thotë, se për rolin dhe kontributin e tij flet puna dhe rezultatet, gjithashtu edhe mirënjohjet.

“Midis tyre edhe dekorata e Presidentit Rugova: Medalja e Artë e Pavarësisë, me rastin e dhjetëvjetorit të tij, më 2005. Këtë e bëra për hir të mediumit tuaj, përndryshe ky njeri nuk meriton asnjë përgjegjësi nga ana ime”, ka përfunduar Muhamet Mustafa.