Mustafa: Ka kaluar koha e tradhtarëve

Isa MustafaKryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa, në Kuvendin e Punës së LDK-së ka thënë se kriminelët dhe tradhtarët nuk duhet të bëhen pjesë e fjalorit tonë.

Ai ka thënë se LDK do të ndërtojnë ura bashkëpunimi në mes pozitë dhe opozitë, pasi ka kaluar koha e tradhtarëve, dhe ajo periudhë nuk na kanë sjellë asgjë.

“Në ballafaqimin tonë me këto sfida dhe me shumë sfida për shtetin do të ndërtojmë ura bashkëpunimi me pozitë e opozitë, ka kaluar koha e tradhtarëve, dhe ajo periudhë nuk na kanë sjellë asgjë. Kriminelët dhe tradhtarët nuk duhet të bëhen pjesë e fjalorit tonë”, ka thënë Mustafa.