Muçaj: Në art, nuk ka moralizim. Ose ka art ose s’ka fare!

Muçaj: Në art, nuk ka moralizim. Ose ka art ose s’ka fare! 

Bashkëbisedim me aktorin, regjisorin, shkrimtarin dhe veprimtarin e palodhshëm, Nimon Muçaj. Temë diskutimi me zotëri Muçaj, ishte rrugëtimi i tij si aktor dhe regjisor filmi e drame, por edhe si autor i teksteve, romaneve, dramave, skenarëve filmik e dokumentare.

Intervistoi: Adem Lushaj

(Nimon Muçaj i lindur me 1952 në Llukë të Epërme të Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesmen kam kreu në Deçan. Studio gjuhën dhe letërsinë angleze. Kreu shkollën e lartë për aktorë në Prishtinë me 1973. Tri vjet punoi si arsimtar i gjuhës angleze në Drenoc dhe Isniq, komuna e Deçanit. Që nga viti 1977-2006 punoi në Teatrin Popullor të Gjakovës. Ishte drejtor në teatrin Publik “Istref Begolli” Pejë 2011-2017. Tani është aktor, regjisor dhe shkrimtar i lirë në pension. Deri më tani ka interpretuar mbi 100 role në teatër, në TV drama, filma artistik dhe video-projekte të ndryshme artistike. Nimon Muçaj jeton ne Llukë të Epërme dhe tani është aktor, regjisor dhe shkrimtar i lirë. Ai u pensionua në maj të vitit 2017. Jeton Në Llukë të Epërme

Ka bërë shumë regji teatrore, filmike dhe dokumentare. Me filmin “Pushka nr 56296” ka marrë pjesë në festivalin e filmit ne Zlin të Çekisë me 1999. Deri tani ka botuar: “Prova e tridhjetetretë”, roman- Rilindja, Prishtinë 1989; “Ditët që thyen shpatën e perandorisë”, dramë–Jeta e re-Prishtinë’ 91; “Vdekja e kalit”, roman-Rilindja, Prishtinë 1993; “Baladë për borën e kuqe”, roman-Eurorilindja, Tiranë 1999; “Verrat e Llukës dhe Neutrali i Junikut”, botim i autorit Prishtinë 2002; “Salih Çekaj-Gurthemeli i Pavarësisë së Kosovës”, monografi- Gjakovë 2003; “Requiem për Atë Shtjefën K. Gjeçovin dhe për Patër Luigj Palajn”, Botim i Kuvendit Françeskan Gjakovë 2003, ku përfshihen tri forma letrare: roman, dramë dhe skenar filmi; “Ditët e buburrecit”, roman –Rozafa, Ministria e Kulturës së Kosovës 2004: “Guximi s’ka gojë”, roman-Faik Konica, Ministria e Kulturës së 2014).

 

AL: Zotëri Muçaj! Në bazë të autobiografisë suaj, shihet se jeni regjisor I shumë filmave dhe shfaqjeve tjera skenike. Po ashtu, keni luajtur disa role, gjë që vlerësoheni lartë nga kritikët e artit dhe shikuesit. Krahas tyre, jeni autor i shumë romaneve dhe , dramave dhe monografive. Kush është në fakt Nimon Muçaj. Cili është profesioni I tij I vërtetë, regjisor, aktor apo shkrimtar

Nimon Muçaj: Me aktrimin kam filluar qysh në vitin 1971, si gjimnazist në dramën “NORA” të Andrea Skanjetit, ku kisha luajtur rolin e Vuçi Pashës, por edhe pata bërë regjinë, gjë që kemi vazhduar me dhjetëra role, qoftë në dramë, film dhe në projekte të tjera të miat por edhe të teatrove të tjera ku kam vepruar, si në Gjakovë, Deçan, Prizren, Ferizaj, Dibër etj. Më kujtohet si sot, në verë të vitit 1966, e pata mësuar rolin e një Gjahtari, por ajo shfaqje nuk u realizua asnjëherë. Sendërtimin e ëndrrës për tu marrë me teatër, më kanë ndihmuar profesorët, Bajram Jonuzaj dhe Nimon Lokaj-piktor i njohur. Fillimisht jam marrë me Teatër, e dikur kam punuar edhe në film. Kam bë regji teatrore e filmike. Dhe, kur nuk me kanë mjaftuar këto dy fusha artistike, jam marrë edhe letërsi. Unë njihem edhe si shkrimtarë që prozat e mia dallohen për origjinalitetin e tyre letrar.

AL: Zotëri Muçaj! Edhe pse vështirë të përzgjidhni, ngase rolet tuaja apo regjit, janë të vlerësuara lartë nga kritikët e artit skenik. A mund të na veçosh ndonjërin nga rolet më të veçanta që keni në kujtesë, sikurse edhe regjinë për të cilën kishit ndjenja apo vlerësime më pozitive apo negative?

Nimon Muçaj:“Lahuta e Malcis”, Atë Gjergj Fishta, me të cilën patën një turne në Gjermani dhe Shqipëri (shfaqje e ndaluar nga regjimi serb ne Gajkovë, por e xhiruar në TVSH- Tiranë ‘91) dhe e shfaqur nëpër “flakë të pushkëve” në Fakultetin Filozofik, organizuar nga Akademia e shkencave dhe arteve te Kosovës, me rastin e përvjetorit të Gjergj Fishtës, dhjetor 1990.

Për shfaqjen “Lahuta Malcis” kanë shkruar Adem Istrefi, Luigj Gurakuqi regjisor në teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë dhe në mënyrë të veçantë inskenimin e kësaj shfaqje madhore e ka përshëndetur edhe shkrimtari ynë shqiptar Martin Camaj në Munih të Gjermanisë në marsin e vitit 1991.

Dr Sefedin Fetiu shkruan…“Prezantim skenik i shpirtit dhe bëmave kombëtare” ku ndër të tjera shkruan: “Ashtu si ishte dramatizimi i kryeveprës fishtiane një punë e vështirë dhe guximshme, vënia në skenë e saj, paraqet një hap edhe më të vendosur edhe më të ndërliqshëm. Pse? Sepse, në radhë të parë, realizimi skenik i një vepre- epope, bart në vete rrezikun e zvogëlimit, të zhveshjes dhe reduktimit të fuqisë artistike…Mirëpo premiera që u dha në Gjakovë, siç thuhet nëpër “flakë të pushkës”, dëshmoi se, vepra jo vetëm nuk ishte varfëruar por përkundrazi ishte pasuruar me elemente të reja adekuate vizuele dhe auditive që përmban arti i dramaturgjisë dhe estetika skenike. Përveç punës dhe talentit, dëshirës dhe entuziazmit, në realizimin e suksesshëm të shfaqjes Lahuta e Malcis, të kësaj trupe në krye me regjisorin Nimon Muçaj i priu edhe një qëllim: ky është qëllimi që në këto kohëra të turbullta plot ndeshtrasha e peripeci për popullin e Kosovës- të jepte një ndihmesë për këndellje, për guxim e për një zgjim të ri. Zaten, ky qëllim është i arritur me vet faktin se “Lahuta e Malcis” doli nga harresa e respektuar kurse dramatizimi dhe realizimi i saj skenik flasin qartë për një agim të ri e të lumtur kombëtar, flasin për atë se ora e shqiptarisë ende është gjallë dhe se ajo po zgjohet ngadalë por sigurt drejtë ardhmërisë për popullin e Kosovës.”Nimon Muçaj ka arritur që prej vargjeve të “Lahuta e malcis” të krijojë një dramë e cila të bëhet se po ndodhë para syve të tu, pra të bëhet se po ndodhë sot e këtu. Çdo shprehje skenike e kësaj shfaqjeje ka një kontinuitet dhe mesazh…”- shprehet Qani Mehmeti te gazeta Zëri i Rinisë e datës 22 tetor 1990.

Aktori i ndjerë Ndrek Luca, me 8 shtator të vitit 1990 i entuziazmuar me një tufë lule u përkul përpara trupës teatrore të Teatrit Alternativ “Dukagjini” të Deçanit dhe pastaj u përkul edhe përpara publikut të Tiranës. U shpreh me këto fjalë: “U ngjita edhe një herë në skenë pas kaq vitesh sepse kjo trupë teatrore më bëri për vete dhe më vjen mirë se u ngjita edhe një herë në dërrasat e teatrit sepse këta aktorë me artin e tyre më bën për vete dhe më nxorën edhe një herë përpara publikut tim të dashur…” Për shfaqjen „Lahuta e Malcis“ shtator 1991 në Tiranë kanë folur me respekt të veçantë regjisori Esat Oktrova, shkrimtarët Vath Koreshi, Preç Zogaj, Adem Istrefi etj. Pastaj aktorët Rikard Ljarja, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Rajmonda Bulku, Fitim Makashi etj.

“Vdekja e kalit” 1993 Ramadan Musliu Vdekja e kalit “ kemi një realizim artistik që mbështetet në vizionin e ekzistencës autoktone sa impresiv aq edhe artistikisht i realizuar, sa që mund të thuhet se shënon një nga të arriturat më të dalluara të këtij zhanri në prozën shqipe këtu.” Gazeta Bujku e së shtunës me 8 maj 1993

Është ky një rrëfim spontan, i shqiptuar sipas motivacionit psikologjik, duke synuar që me një spontanitet të habitshëm ta shpalojë kuptimin e jetës së një etniteti të robëruar dhe kësisoj të dëshmojë faktin se problematizimi është në balancë me shqiptimin artistik të çështjes. Kemi këtu tragjicitet, humor, kemi zhveshje të realitetit, dëshmim të historisë së kolektivitetit nacional, sikundër edhe zhveshje të procedimit (koncept formalist) që domethënë shumësi perspektivash dhe teknikash që e zhveshin realitetin. Prandaj, këtu shpeshherë gërshetohet realiteti me ëndrrën dhe ëndrra me realitetin, që e përplotësojnë njëra-tjetrën, herë duke u poetizuar realiteti, e herë duke u konkretizuar ëndërrimi. Thënë shkurt: në romanin «Vdekja e kalit» kemi një realizim artistik që mbështetet në vizionin e ekzistencës autoktone. Sa impresiv aq edhe artistikisht i realizuar, saqë mund të thuhet se shënon një nga të arriturat më të dalluara të këtij zhanri në prozën shqipe. Ka edhe shumë momente tjera për mbamendjen, por mundësia është e kufizuar për shpalosje të tërësishme të arriturave të kësaj lëmie

AL: Ku është arti skenik sot. Sa ka profesionalizëm dhe përkrahje institucionale?

Nimon Muçaj: Mund të them lirisht se sot teatri aktual është në përpjekje për të gjetur veten e tij ne këtë vorbull të kulturës shqiptare dhe asaj botërore. Më kujtohet një bisedë e aktorit Fabian Shovagoviq, I cili pa një shfaqje në Gjakovë për Festivalin e skenave eksperimentale të Sarajevës. Mund të ketë qene viti 1988. ai më u uroi rolin dhe me tha me vjen keq qe kjo shfaqje nuk i plotëson kriteret për atë Festival. Me dhimbsesh si aktor qe nuk je ne konkurrent ne atë Festival. Por ne Kroaci kemi provuar me drama te llojit eksperimental dhe jemi kthyer te klasika. Klasikët i do populli. Kështu sot teatri ynë nuk është në nivelin e lakmueshëm. Institucionet përkatëse, si Ministria e Kulturës dhe Komunat, teatrot e qyteteve, i kanë lënë ad hoc. Kur s’ka mjete, s’ka as teatër.

AL: Për fund?

Nimon Muçaj: Në teatër, film dhe letërsi, nuk ka moralizim. Ose ka art ose s’ka fare. E për të bërë art, duhet të kesh dispozita të shumta. Dramaturgji të mirë. Aktorë të mirë dhe regjisor të mirë. Nëse këto janë, atëherë ka edhe publik dhe medium të caktuar, i cili me përpikëri i përcjell këto fusha, sado që fusha e letërsisë ballafaqohet me mungesë lexuesish për shkak të rrjeteve dhe mediumeve të tjera.

 

Ngjarje të veçanta teatrore nga Nimon Muçaj:

  1. Dramatizimi, regjia dhe interpretimi në shfaqjen “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtes tetor 1990. Shfaqja Premierë ne Teatrin e Gjakovës. E ndaluar nga Prokuroria serbe e asaj kohe. Shfaqje qe pati një turne në Gjermani dhe Shqipëri, ku u xhirua nga Tv Shqiptar dhe u emitua disa herë.
  2. “Lëshoma hisen e diellit” Adem Istrefi 1993, Java e kulturës së Kosovës në Shqipëri, korrik 1993
  3. Dramatizimi i satirës së Gjergj Fishtës- “Dredha e djallit” Prizren 1995
  4. “Onufri i Neokastrës” Mehmet Kraja 1996 dhe 2006 ne teatrin e Gjakovës

 

Nimon Muçaj & Selim Cacaj te “Nora” / Klasa e Faruk Begollit 1973-asistent Atdhe Gashi, aktorë: Hadi Shehu, Nimon Muçaj, Ramadan Malaj, Nezir Istrefi, Ajete Rexhepi, Kamil Ëiner, Selami Tarku-regjisor, Sedat Kuqi, Mark Biblekaj, Shefqet Rexhepi Sali Kelmendi, Rabije Voca

Disa nga rolet teatrin “Shpresa” në Deçan:

Vuçi Pasha “Nora” Andrera Skanjeti 1971, Leka “Te pamposhturit” Minush Jero 1974 Deçan, Shpendi “Bajram Curri” 1975, Tuç Maku “Toka e Jonë” 1976, Plaku te “Stina e Kuqe” Fatmir Gjata 1976

Regjisor

“Nora”Andrera Skanjeti 1971, “Stina e Kuqe” Fatmir Gjata 1976, “Besa e Madhe” Mirash Markaj 1979, “Teatri i vogël i Deli Ucës”1987, “Nëna shkon në parajsë” autor Ymer Shkreli 1988, “Haxhi Zeka” 1993, “Leshoma hisen e diellit” Adem Istrefi 1993, “Skënderbeu” 1995

Me rapsodin e njohur Dervish Shaqa

Teatrin e Ferizajt:

Profesori, “Ngjarja ne Vishi” Artur Miler 1975

Teatri I Qytetit Prizren

“Dredha e djallit” Gjergj Fishta, Nimon Muçaj, 19965“Balada e lirisë Fadil Hysaj “ Gjergj Fishta thotë uratë me gishta” 1997, “Dita shtatë vjet e gjatë” (monodramë) Hajdar Salihu

Teatri i Dibrës

Piter “ Zoo park”Eduard Ollbi 2004

“Njeriu prej dheu”- regjia Agim Sopi       Nimon Muçaj & Hadi Shehu

Abdurrahman Shala dhe Nimon Muçaj “Burgu i Mergimit” Adem Mikollovci

Disa nga rolet ne Teatri Popullor Gjakovë:

Orhani “Fisheku në pajë” e F. Krajës 1977, Valteri “Intrigë e dashuri” F. Shiler 1979, Fahredini “Njëriu me top” e D. Agollit 1981,  “Kukudhi” te “Unë Halil Garria e B. Musliut 1983, Haruni dhe Iblisi te “Beselam pse me flijojnë” e R. Qosjes- 1985, Kryetari i pushtetit lokal “Babai im kulak socialist”-Tone Partliq, 1985, Pol Koulmen “ Korali Lensdaun thotë jo” e A. Buzës 1985,  Bejtash Aga, te “Halili e Hajria” e K. Jakovës- 1987,  Kryetari te “Hëna prej Letre”- M. Kraja 1990, “Qytetari Fisnik” Molieri 1993,Reinhardi “Aleksander Moisiu” M. Ramadani 1995, Roja “Antigona” e Sofokliut 1996,  Prifti “Të fala nga Shkodra” Emin Kabashi, Branko te “Dasma e trojeve tona” F. Kraja 2000,  Qamil Beu “Epoka para gjyqit e E. Kryeziut 2003,Oficeri te “Antigona e re”- M. Krasniq, 2003 Ujkani te “Kaos atdhedashurie ne paris” e H. Mulliqit 2004, Hamleti, regjia Agim Selimi etj.

Për aktorin Nimon Muçaj kanë shkruar, Vehap Shita, Musa Ramadani, Beqir Musliu, Adem Isterfi, Nebih Islami, Qani Mehmedi, Haqif Mulliqi, Halil Haxhosaj, Besim Muhadri etj. Beqir Muslit shprehet se ai ka arritur të krijojë një varg figurash të rëndësishme në teatrin e Gjakovës e sidomos shquhet te shfaqja “Besa” e Sami Frashërit me një role tejet episodik por shumë sugjestiv, pastaj prap me një rol episodik te “Babai im kulak socialist” dhe sidomos vije në shprehje te shfaqja “Beselam pse më flijojnë” me rolin e Haranit dhe Iblisit, mandej Kukuthi te “Halil Garria” dhe “Ora e Kukuvajës”, Fahredini te „Njëriu me top“ D. Agolli, regjia Esat Oktrova.

Role të rëdësishme

  1. Selmani- “Besa” autor Sami Frashëri, regjia Muharrem Qena
  2. Harani-Iblisi te “Beselam, pse me flijojnë” autor Regjep Qosja, regjisor Fadil Hysaj
  3. Fahredini “Njeriu me top” autor Dritëro Agolli, regjisor Esat Oktrova
  4. Kukudhi “Halil Garria” autor Beqir Musliu, regjisor Fadil Hysaj
  5. Bejtash aga “Halili e Hajrija” autor Kolë Jakova, regjisor Fetah Mehmeti
  6. Pol Koulmen “Korali Lensdaun thotë jo” e Aleksander Buzës regjisor Atdhe Gashi
  7. Kryetari “Babai im Kulak socialist” Tone Partliq regjisor Selami Taraku
  8. Oso Kuka “Lahuta e Malcis” autor Gjergj Fishta, regjia Nimon Muçaj
  9. Branko te “Dasma e trojeve tona” Fadil Kraja, regjisor Serafin Fanko
  10. Qamil Beu “Epoka para gjyqit” autor e regjisor Ekrem Kryeziut
  11. Gjergji “Varri i qyqes” Drita Begolli

Gani Jetishi, & Nimon Muçaj & Jahja Shehu  Myrvete Kurtishi &  Nimon Muçaj te

“Beselam pse me flijojnë” regjisor-      “Halili e Hajrija”regjisor- Fetah Mehmeti

Fadil Hysaj 1985                                    1988

 

Librat 1989-2003

   Regjisor i shfaqjeve

“Besa e Madhe” Mirosh Markaj, 1979- Deçan

“Beselam, pse më flijojnë” Rexhep Qosja 1983- Isniq

“Zogu i Diellit” Din Mehmeti, 1985- Gjakovë

“Nëna shkon në parajsë” Ymer Shkreli, 1988- Deçan

“Lahuta e Malcis” Gjergj Fishta, 1990- Deçan

Dy skena nga Tv filmi”Aksioni armëve” festivali I filmit Zlin të Cekisë 1999

Kuvendim me Zekirja Canën per tubimin/  Me Muradije Muriqin

te “Verrat e Llukës” 2000

 

  1. “Dredha e Djallit” Gjergj Fishta & Nimon Muçaj 1995- Prizren
  2. “Balada e urtisë” Fadil Hysaj 1996- Prizren
  3. “Leshoma hisen e diellit” Adem Istrefi 1997- Deçan
  4. “Rekuiem për Atë Shtjefen Gjeçovin” 2004 Prizren
  5. “Onufri i Neokastrës” Mehmet Kraja, 2006- Gjakovë
  6. “Variacione Enigmatike” Erick Emmanuel Schmitt- 20010- Deçan

Skenë nga “Lahuta e Malcis”        Me Martin Camaj shkrimtar- Munih Teatrit Alternativ “Dukagjini” Deçan 1990-mars 1991

Me Ismail Ymerin gjatë xhirimeve     Ramonda Bulku, Nimoni dhe Behari te filmi “Kur shpirti ndërron jetë” 2000

Hysen Binaku & Nimon Muçaj   Nimon Muçaj & Sulejman Lokaj te “Variacione

“Kaos atdhedashurije” H. Mulliqi 2004Enigmatike”  Deçan 2009

Aqif Mulliqi për shfaqjen “Dredha e djallit” autor Gjergj Fishta. Dramatizimi Nimon Muçaj. Interpretoi trupa e Teatrit të Qytetit të Prizrenit.Nimon Muçaj (i cili edhë më parë u shqua me dramatizimin e epikës së Fishtës). Në fakt, duhet pranuar se për t’iu qasur dramatizimit të këtyre satrirave Muçaj është dashur të ketë një kredo të jashtëzakonshme intelektuale, nga se për një punë të tillë krijuesi ngarendet nëpër teh të shpatës. Mirëpo Muçaj edhe si dramaturg, por edhe si regjisor ia doli mbanë. (gazeta Zëri i Rinisë 15 prill 1995)

Asistent regjisor në filmin “Kur shpirti ndërron jertë”. Ka realizuar një film televiziv dhe disa videofilma artistik: “Kosovë, kurrë s’tu nda gazepi”/1996/, “Anija e përgjakur”/1997/, Me filmin televiziv “Nr. 56296” 1997 mori pjesë në Festivalin e Filmit “Eurofilm” Çeki ‘99. Dokumatarët

“Nënë Aisha”/1997/, “Elton Zherka”/1999/, “Disa javë me refugjatët”/1999/, i ka realizuar në TV shqiptar, Shijak TV dhe TV Klan. “Salih Çekaj-Gurthemel i Pavarësisë” dokumentar /2002/ dhe i transmetuar edhe në RTK-shkurt 2003, “Mark Malota” RTK 2008, “Elez Miftari”, Mentor Tolaj” RTK 2010, “Haki Povataj” RTK, TVSh 20011, “Ragip Hasanmetaj” RTK, TVSH 2012, “Ismet Ukaj” RTK, TVSH 2015, “Zekë Hasanmetaj” RTK, TVSH, TV Dukagjini 2017

Deri tani ka botuar: 1. “Prova e tridhjetetretë” roman- Rilindja, Prishtinë 1989 2. “Ditët që thyen shpatën e perandorisë” dramë–Jeta e re- Prishtinë’ 91 3. “Vdekja e kalit” roman-Rilindja Prishtinë 1993, 4. “Baladë për borën e kuqe” roman – Euroriilindja Tiranë 1999 5. “Verrat e Llukës dhe Neutrali i Junikut” botim i autorit –Kujtime- Prishtinë 2002. 6. “Salih Çekaj – Gurthemeli i Pavarësisë së Kosovës” – monografi- Gjakovë 2003. 7. “Requiem për Atë Shtjefën K. Gjeçovin dhe për Patër Luigj Palajn” – Botim i Kuvendit Françeskan Gjakovë 2003, ku perfshihen tri forma letrare: roman, dramë dhe skenar filmi. 8. Ditët e buburrecit roman– Rozafa- Ministria e Kulturës së Kosovës 2004, 9. “Guximi s ka gojë” roman Faik Konica 2014.

Safete Rogova & Nimon Muçaj Nimon Muçaj & Liridon Nikqi

“Varri i qyqes” Azem Shkreli -Tiranë 1012   / “Pushkatimi” Ekrem Kryeziu 2013

Opinione

Brunilda Pervathi

Gusht 27 në 2:31.MD ·

Zeri i tij dritheroj dhe muret e Teatrit te qytetit te Pejes.
Interpretimi…perloti sallen e mbushur plotë.
Pas promovimit te librit Vatra Jone … Ai ishte po aq i madh sa ne skene..
Privilegj te njohesh nga afer njeres te tillë.
Aktori i nderuar i Teatrit te Pejes Nimon Muçaj…Respekt per ju!

Ermijola Orkid Me ka pelqyer aq shume saqe ta degjoj me dhjetra here nuk merzitem…bravo dhe rrespekt per aktorin.

Shpërblimet:

  1. Për rolin e Tuç Makut te “Toka jonë” U shpërblye si aktor më i mirë i Festivalit të Teatrove në Ferizaj 1976
  2. Shfaqja “Besa e madhe” u shpërblye në Festivalin e Teatrove në Gjilan 1979
  3. Plaketa e festivalit “Mbrëmjet e vëllazërimit” Prizren për shfaqjen “Bersa e madhe” 1979
  4. Shfaqja “Hakmarrja” u shpall si shfaqja më e mirë në vitin 1982 në Festivalin e Teatrove Ferizaj ku N. Muçaj kishte bërë regjinë
  5. Shfaqja “Beselam pse me flijojnë” u shpall shfaqja më e mirë në vitin 1983 në Festivalin e Teatrove Ferizaj ku N. Muçaj kishte bërë regjinë.
  6. Për shfaqjen “Beselam pse me flijojnë” mori shpërblimin si shfaqje komplete në Festivalin Federativ të ish RSFJ në Trebinjë 1983
  7. Mori shpërblim si regjisor më i mirë në Festivalin e Teatrove në Gjilan për dramën “Onufri i Neokastrës” të M. Krajës viti 1986
  8. Shperblimi i II per poezinë :Pleqtë”
  9. shpërblimin e tretë, “Aleksandër Moisiu” 1984/85
  10. Shpërblimin i tretë për tregim 1987
  11. Romani “Vdekja e kalit” u shpërblye në konkursin e Rilindjes më 1990
  12. Ishte i ftuar në Festivalin e Teatrove mbarëkombëtare në Vlorë me 1995 me shfaqjen “Dredha e djallit” Prizren
  13. Mirenjohje nga Teatri Popullor me rastin e 10 vjetorit te Teatrit Popullor te Gjakoves.
  14. Me filmin “Nr. 56296” mori pjesë ne festivalin e filmit evropian “Eurofilm 99” Çeki 1999
  15. Në Festivalin e Teatrove –Ferizaj u shpërblye për tekstin e dramës “Requiem për Atë Gjeçovin” të përgatitur me Teatrin e Qytetit Prizren 2002.
  16. Shpërblimin nga Minstria e Kulturës për skenar dokumantar “Kopshtari” 2003
  17. Shpërblimin nga Ministria e kulturës për romanin “Ditët e buburrecit” 2004.
  18. Qytetar nderi I Qytetit te Gajkovës 2007
  19. Mirenjohje nga Flaka e Janarit Gjilan 2007 etj.

 

Nimon Muçaj,Rekuiem per ushtarët e UCK-në/Panairi i Librit:Safete Rogova &NimonMuçaj

Dr. Emm Kabashi:Pozicioni i narratorit dhe rrëfimi i ngjarjve.       

Me dr Ibrahim Rugoven, pjese nga      /Me Akademik Mark Krasniqi 2012

inagurimi  shtatores se Salih Cekaj 2002   / gjatë një interviste 20012

Nimon Muçaj dhe Rudina Zhara           Momente interpretimi

“Keshtjella e Arbnis” 2010

 

“Romani Vdekja e kalit i Nimon Muçajt (Prishtinë 1993)” shprehet Petrit Palushi,“përmban reagimin e drejtprdrejt ndaj së keqes që është shfaqur në formë të ngadalshme; forma reaguese është intensive, pasi pasojat e së keqës kanë rënduar për së tepërmi mbi pjesënn më të madhe të personazheve që i japin formën romanit…Rikthimi si teknikë artistike. Situata paralele (novela Nata me hënë, romanet Shpendkeqja, Vdekja e kalit). Në roman mbizotron thjeshtësia rrëfimore, thjeshtësia për të cilën bën fjalë filozofi Zhan de la Bryer se “ qendron mbi meritën siç rrinë hijet mbi figurën e një tabloje, këto hije i japin forcë dhe pamje”. Kështu në këtë thjeshtësi sugjestive rrëfimore, shkrimtari Nimon Muçaj ka ndërtuar një tekst kompleks, kjo thjeshtësi sugjestive rrëfimore është një prej segmenteve më të dukshëm dhe autoritarë të romanit.(Tiranë 1997)

 

  Nimon Muçaj- “Viktima” Safet Hadroviq/Nimon Muçaj&ansamblin “Rugova”Rozhajë 2013recital skenik -Kushtuar Azem Shkrelit  2016

Me regjisorin Ekrem Kryeziu                    

 

Disa nga rolet teatrore jashte Teatrit te Gjakoves:

  1. Vuçi Pasha “Nora” e A. Skanjetit 1970- Gjimnazist
  2. Sherbetori “ Xhaxha Vanja” Çehovi 1972- student
  3. Shpendi-“Fosilet” Azem Shkreli 1973 student
  4. “Sherbetori i dy zoterinjve” 1973 – student
  5. Leka “Te pamposhturit” M. Jero 1974 Deçan
  6. Profesor Hofman “Ngjarja ne Vishi” A. Miler 1975 –Ferizaj
  7. Shpendi “Plaku i maleve” T. Shoshi 1976 –Deçan
  8. Tuç Maku “Toka jone” K. Jakova 1976-Deçan
  9. Plaku “Stina e kuqe” F. Gjata 1977-Deçan
  10. Oso Kuka “Lahuta e Malcis” 1990-Deçan
  11. Poeti “ Dredha e djallit” 1995 – Prizren
  12. Save Batarja “Leshoma hisen e diellit” – Deçan“(Java e kulturës-Shqipëri ‘93),
  13. Mahmut Begolli “ Haxhi Zeka” 1993 – Peje
  14. Kamani “Skenderbeu” 1994 – Prishtine
  15. Skenderbeu ”Skenderbeu” 1995 – Prishtine
  16. Profesori “Prej shtatorit ne dimer” 1996 – Ulqin
  17. Oso Kuka ”Gjergj Fishta thote urate me gishta” Ulqin 1997
  18. Gjini “Anija e pergjakur” Ulqin 1997
  19. Skenderbeu “Balada e urtise”- Prizren 1996
  20. Harilo Palikuqa “Sfida e madhe” 2004 – Peje
  21. Peshkopi “ Onufri i Neokastrës” 2006 Gjakovë
  22. Piter “Zoo Park” Piter Ollbi Dibër 2008

Teatri “Dukagjini” Deçan

  1. Skënderbeu “Keshtjella e Arbnisë” 2009
  2. Eriku “Variacione Enigmatike” Deçan 2010

Teatri “Istref Begolli” Pejë

  1. Gjergji “Varri i qyqes” A. Shkreli 2011 Pejë
  2. Dr Vidiq “Kur Loti ngrin ne qepallë” 2012 Pejë
  3. Variacione Enigmatike – 2012 Pejë
  4. Rrapi “Obilisku pa adresë” 2013 Pejë
  5. Gjykatësi “Pushkatimi” 2013 Pejë
  6. Haxhi Idrizi ”Viktima” Hadroviqi Rozhajë 2013

Teatri “Dukagjini” Deçan

  1. Savë Batarja “Lëshoma hisen e diellit” 2016 Deçan

Librat 2004-2014

Rolet ne film dhe TV

  1. Era e lisi 1978
  2. Kur pranvera vonohet 1979
  3. Njeriu prej dheu 1983
  4. Rojet e Mjegulles 1987
  5. Migjeni 1990
  6. Kulla 1990
  7. Era e molles 1995
  8. Nje pallte per baben tim ne burg III,IV 1995/96
  9. Kosove, kurre s/tu nda gazepi 1996
  10. Burgu i mergimit I,II 1996/97
  11. Oda e Junikut 1997
  12. Vrasesit 1997
  13. Anija e pergjakur 1997
  14. Rruga pa kthim 1999
  15. Vjeshta e trendafilave 2000
  16. Kur shpirti nderron jete 2000
  17. Lotet e Nenes III, IV 2000
  18. Netet e Zullumemadhit 2001
  19. Kukumi 2004
  20. Anatema- Fshtari 2007
  21. “Dashuria e bjeshkeve te Nemuna 2.” 2013 Ekrem Kryeziu
  22. Plaku “në tokën e huaj” aktor regjisor – Falkenberg-Suedi 2010-2014

 

Nimon Muçaj-”Dashuria e Bjeshkeve          Nimon Muçaj në një skenë te filmi

te Nemuna 2” regjia Ekrem Kryeziu           “Ne tokën e huaj” Suedi

Regji ne shfaqjet teatrore:

  1. “Nora” Andrea Skanjeti 1970 – Deçan
  2. “Stina e kuqe” Fatmir Gjata 1977– Deçan
  3. “Besa e madhe” Mirash Markaj 1979 –Deçan
  4. “Ditet qe thyen shpaten e perandorise” Nimon Muçaj 1980 –Deçan
  5. “Hakmarrja” Jusuf Kelmendi –1982 Isniq
  6. “Beselam pse me flijojne” Rexhep Qosja 1983 –Isniq
  7. “Zogu i diellit D. Mehmeti 1985- Gjakove
  8. “Onufri i Neokastres” Mehmet. Kraja 1986 – Gjakove
  9. “E kujt eshte bota” Permbledhje autoresh 1986 – Gjakove
  10. “Teatri i vogel i Deli Uces” Ymer Shkreli 1987 –Deçan
  11. “Nena shkon ne parajse” Ymer Shkreli 1988- Deçan
  12. “Lahuta e Malcis” Gjergj Fishta 1990- Deçan-Gjakove
  13. “Leshoma hisen e diellit Adem Istrefi 1993 – Deçan
  14. “Haxhi Zeka” Nimon Muçaj 1993 – Peje
  15. “Skenderbeu” Naim Frasheri 1995 – Prishtine, Gjakovë, Preshevë etj
  16. “Requiem per Nurefin Loxhen” Safete Rogov-Nimon Muçaj 1994 – Prizren
  17. “Dredha e djallit” Gjergj Fishta 1995 – Prizren
  18. “Balada e Urtise” Naim Frasheri 1996 – Prizren
  19. “Prej shtatorit ne dimer” Hajdar Salihu 1996 – Ulqin
  20. “Gjergj Fishta thote urate me gishta” 1997 Gj. Fishta –Ulqin
  21. “Gjeli i plagosur” Rifat Kukaj 1997– Ulqin
  22. “Requiem per Ate Gjeçovin” Nimon Muçaj 2001- Prizren
  23. “Kush tradheton dashurine humb gruan” Dario Fo 2004 – Prizren
  24. Eric Emmanuel Schmitt “Variacione Enigmatike” Deçan 2010

25   “Viktima” Safet Hadroviq  Rozhajë 2013

  1. “Leshoma hisen e diellit” Adem Istrefi 2016 Teatri Dukagjini Deçan

 

Nimon Muçaj dhe Fortesa Hoti(aktore ne Suedi) me ekipin realizues

Om familjer i ett främmande Falkenberg

Regjisor ne filmat televiziv 

  1. Kosove kurre s’tu nda gazepi – film televiziv 1996 – Shqiponje /Jabllanice/
  2. 56296 1997 –Deçan- film televiziv
  3. Anija e pergjakur – Ulqin- video film 1997
  4. Skenderbeu- Keshtjella e Arberise- Lluke e Poshtme Deçan 2009

Tv dokumentarë

1.Nene Aisha 1997 – TVSH dokumentar 1997

  1. Elton Zherka 1999 – Shijak TV dokumentar 1999
  2. Disa dite me refugjate 1999 TV Klan dokumentar

4.Salih Çekaj gurthemel i Pavaresise 2002 – Prishtine RTK 2003

  1. Mark Malota RTK prill 2005 dokumentar
  2. Elez Miftari RTK 2010 dokumentar, Tv shqiptar
  3. Mentor Tolaj RTK 2011 dokumentar Tv shqiptar
  4. Haki Povataj 2012 RTK, Tv shqiptar
  5. Ragip Hasanmetaj 2013, RTK Tv shqiptar
  6. Ismet Ukaj 2016 RTK, Tv shqiptar
  7. Zekë Hasanmetaj 2017 Tv shqiptar, TV Dukagjini
  8. Hasan Zemaj, 2017Tv shqiptar, TV Dukagjini

 

Dr Nebi Islami për shfaqjen “Onufri..”: Koncept regjisorial inventiv

Se per aktoret me përvoje dhe invencion regjia nuk eshte e huaj deshmon shembulli i Nimon Muçajt, i cili ka ndërtuar nje koncept tejet harmonik te ngjitjes se tërë hallkes kompozicionale, ne mënyrë qe shfaqja të funksionoje ne te gjitha linjat me forme te ngjeshur, dinamike dhe intensive, duke gershetuar dhe misheruar pjeset klasike e realiste te fabulës me ato simbolike, paradigmatike e fantaste dhe duke e bërë të kapshme per pjesën e rëndorntë te publikut, por njëkohësisht të begatuar me aq shumnë domethënie latente që mund te nxjerre receptori më i sofistikuar.Ai ka arritur që me shumë sukses të ndërtojë një strukturë të shfaqjes tejet sublime duke shkrirë në një tërësi harmonike aktrimin, skenografinë, kostumografinë, mizaskenën dhe efektet muzikore, ashtu që shfaqja shihet me një frymë.

 

Shpërblimet:

2    Për rolin e Tuç Makut te “Toka jonë” U shpërblye si aktor më i mirë i Festivalit të Teatrove në Ferizaj 1976

3    Shfaqja “Besa e madhe” u shpërblye në Festivalin e Teatrove në Gjilan 1979

4    Plaketa e festivalit “Mbrëmjet e vëllazërimit” Prizren për shfaqjen “Bersa e madhe” 1979

5    Shfaqja “Hakmarrja” u shpall si shfaqja më e mirë në vitin 1982 në Festivalin e Teatrove Ferizaj ku N. Muçaj kishte bërë regjinë

6    Shfaqja “Beselam pse me flijojnë” u shpall shfaqja më e mirë në vitin 1983 në Festivalin e Teatrove Ferizaj ku N. Muçaj kishte bërë regjinë/

7    Për shfaqjen “Beselam pse me flijojnë” mori shpërblimin si shfaqje komplete në Festivalin Federativ të ish RSFJ në Trebinje 1983

8    Mori shpërblim si regjisor më i mirë në Festivalin e Teatrove në Gjilan për regjinë “Onufri i Neokastrës” të Mehmet Krajës viti 1986

9    Dy vjet radhazi ka marrë shpërblimin e tretë, përkatësisht të dytin për poezitë “Pleqtë” dhe “Aleksandër Moisiu” 1984/85

10  Shpërblimin e “Rilindjes” për tregim 1987

11  Romani “Vdekja e kalit” u shpërblye në konkursin e Rilindjes më 1990

12  Festivali i Teatrove mbarëkombëtare në Vlorë me 95 “Dredha e djallit”

13  Me filmin “Nr. 56296” mori pjesë ne festivalin e filmit evropian “Eurofilm 99” Çeki 1999

14  Në Festivalin e Teatrove –Ferizaj u shpërblye për tekstin e dramës “Requiem për Atë Gjeçovin” të përgatitur me Teatrin e Qytetit Prizren 2002.

15  Shpërblimin nga MKR për skenar dokumantar “Kopshtari” 2003

16  Shpërblimin nga Ministria e kulturës për romanin “Ditët e buburrecit” 2004

Me filmin televiziv “Nr. 56296” Nimon Muçaj mori pjesë në Festivalin e Filmit “Eurofilm 99” në Çeki në tetor të vitit 1999. Remeoun Beougue, regjisor Algjerian u shpreh: “Mesazhi i këtij filmi është shumë i qartë. Tema që trajtohet në filmin e Muçajt është interesante dhe e kapshme, segmente këto që janë realizuar më mjeshtri artistike. Uroj që shembulli i Kosovës, pra edhe i kineasve të saj, t’i sherbejë edhe popullit tim berber 12 milionësh, që në Algjeri jetojnë pa asnjë të drejtë kombëtare.Uroj që shembulli i Kosovës, pra edhe i kineasve të saj, t’i sherbejë edhe popullit tim berber 12 milionësh, që në Algjeri jetojnë pa asnjë të drejtë kombëtare.

Në Tv Rrokum.

Fjalë të mira thanë producenti frances Dan Moget pastaj Presidenti i festivalit Je Knikel i cili ishte me përardhje franceze dhe u shpreh haptaz se filmi është një kritikë e rreptë ndaj pushtuesit serb është e mundur që mos të pritet mirë nga çektët por filmi kaloi pa incidente dhe përkundrazi shtypi i dha një hapsirë të veçant, ku tsh po ju sjellim në origjinal një pjesë të shtypit të asaj kohe.

Me poetin dhe shkrimtarin Adem Istrefi –  Me regjisorin Milto Kutali-Preshevë

Tiranë 2012                          Festivali i Komedisë Preshevë 2016

Deutsch: Gazette / Gazeta Kulturserver Kosova – Nr. 6

17        Këto ditë përfundoj festivali evropian “Eurofilm 1999” në qytetin Zlin të Çekisë. Në këtë manifestim ndërkombëtar të kinematografisë, për herë të parë u përfaqësua edhe Kosova me filmin artistik me titull “NR 56296” të regjisorit dhe artistit Nimon Muçaj. Filmi arriti një sukses të lartë, posaçarisht u veçua tematika dhe vlera artistike e filmit. Filmi përshkruan aksionet famëkeqe të grumbullimit të armëve nga ana e policisë serbo-jugosllave në vitin 1965. Numri 56296 paraqet numrin e pushkës të cilën një fqinjë serb ia falë një shqiptarit, e ky atë e shet për bukë të gojës. Mirëpo, kur organet e sigurimit ia kërkojnë pushkën dhe fillojnë dhunën mbi të, ai detyrohet për t’a shpëtuar jetën e vetë dhe të familjes të shes pasurinë që t’a blejë pushkën mbrapa, e cila duhej dorëzuar. Regjin e filmit e bëri vet autori, ndërsa rrolet kryesore luajnë Hadi Shehu, Blerim Gjoci, Anisa Ismaili, Rexhep Mushkolaj, Jahja Shehu etj.