MPJ: Tre të rinjë nga Kosova të vrarë në Mynih

Munich-AS.DZ.SSMinistria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka njoftuar se Konsullata e Kosovës në Mynih ka konfirmuar këtë mëngjes me policinë gjermane dhe familjarët, se tre të rinjë shqiptarë kanë humbur jetën nga sulmi i mbrëmshëm në qendrën tregtare në Mynih.

MPJ nëpërmjet një komunikate ka thënë se që nga momenti i sulmit në Mynih ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e sigurisë dhe diplomatët e saj për të ndjekur nga afër tragjedinë.

“Të tronditur nga sulmi terrorist, MPJ shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këto momente të vështira për ta dhe gjithë komunitetin shqiptarë kudo në botë. MPJ dhe Ambasada është në dispozicion të familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të prekur mbrëmë nga kjo ngjarje shokuese dhe e dhimbshme”, thuhet në komunikatë.

Në mes të vrarëve janë e dhe tre turq dhe një grek.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlüt Cavusoglu njohtoi emrat bashkëvendasve të vrarë.

Nga Ministria e PJ të Greqisë njohtohet për një qytetarë të vrarë.

Atentati në Münich numëron gjashtëmbëdhjetë të plagosur.