Mot e jetë në liri

Poezi nga Xhevahir Cirongu

I shtrenjti Atdhe të dua

Si rrënjët e lisit

Në pavdekësi.

Dhe trungu i trupit tënd

Mbuluar me plisa të bardhë,

Pastaj, me mall e dashuri

I putha në pafundësi me radhë.

Shqiponja krahët i hapi

Atje mbi gurë stralli,

Shkëndija zjarri u ndezën

Në sfondin e flamurit                                                                                                                                                          Kuq e Zi,

Dhe me  gërma të arta

U shkrua 28 Nëntori.

Nëpër shekuj u derdhën

Lumenjë gjaku,

Me qindra fjalë urime

Vrapuan atje për tek ty.

Dhe Vlora sy kaltër

Kombit i këndoj këngën

Mot e jetë në Liri!

Durrës, 11 Nëntor 2016