MOS MË PYETNI A JAM E LUMTUR!?

MOS MË PYETNI A JAM E LUMTUR!?

Shkruan Refiqe R. Hamiti

1.

Askush të mos më pyet pse jam e lumtur sot?

Sepse lumtura ime sot nuk është veç e imja.

Këtë hap të lumturis e solli populli im i stërvuajtur në Kosovë qe 110 vjet . Këtë Referendum të pastër si loti,me vullnet e solli shqiptaria e vërtet më 14.2.2021

Telashe e madhe na pat rrok.

Urrejtje ma të madhe nuk ka njohur shqiptaria që nga koha e pasluftës ,kur morën hygjym komandantat me shpartallue Ibrahim Rugovën. Një skenar i ripërsëritur.Me të gjithë arsenalin që e kanë pas në dispozicion.

Me e shpreh publikisht urrejtjen veç pse është Albin Kurti gjenerali,nga partit e luftës dhe nga partia e uzurpatorit Isa Mustafa kjo ndodhi ashiqare në Kosovë që nga Mocioni i rrëzuarjes së Qeverisë Kurti 1,nga bandat e mafios shqiptare që s’lanë gjë pa e shkatërrue.

Por sot në këtë mëngjes të bardhë,askush nuk e fsheh urrejtjen e madhe për Isa Mustafën.

Askush tash për tash nuk donë me ua pa surratin Driton Selmanajt ,Agim Veliut,Besa Gaxherrit dhe Arben Gashit.

Pse sot,në këtë ditë e hënë,këta njerëz famëzi nuk japin dorëheqje me shlirue partin e renditur e treta LDK?

Me vullnet dhe me entuziazëm të pashoq i shajnë, i mallkojnë, i nëmin me gur e dru; ua dëshirojnë më të keqen; çka s’flitet e çka s’thuhet për ta; neveria është aq e madhe ndaj tyre, sa s’di qysh s’po i lëshon toka.

Askush nuk doli me marr guximin, e me ju thanë klasës së Isa Mustafës që po vetshkatërroheni. Sepse termi neverit është dashtë dikush t’ua spjegojë me dokument.Kur përmendej LDK me kryetar Isa Mustafën dhe kur kujtohehet Avdullah Hoti që vendosi me e pranue detyren e Kryeministërit illegal, me vota të tija te cofta , nuk të bjen në mend asnjë e mirë e tyre, tek shqiptart në Kosovë dhe më largë ku flitet e frymon shqip.

Sherri i klasës së Isa Mustafës,sot nuk ka LDK, ka veç Isa Mustafë dhe Agim Veli të vetshkatërruar.

Sherri i klasës së Isa Mustafës sot në LDK,ka veç mercenar të Bujar Bukoshit.

Njerëzit e mençur me ideale rugovjane shkelmoheshin,ndaj tyre bëheshi shpifje tradhtish,nga tradhtari më i kamuflluar në setrën e djallit, dredharak dhe shpirtzi Isa Mustafa.Sa të ketë jetë mbi tokë dhe histori të Kosovës, Isa Mustafa do të mbahet mend ,mendësia dhe sherrësia e tij përtej masave të logjikës tradhtare.

2.

Engjëllushet dhe simpatiket e mëdhe ndër shqiptari Vjosa Osmani,Donika Gërvalla. Dihet.

Të stërmira i bën dija e fortë dhe lufta e tyre e pakompromis me hijenat ,meshkujt të LDK që nuk ju dolën zot femrave gjigante në LDK.

Këto dy gra ishin më të besueshmet në LDK sepse hijet e tyre fisnike, i rrezatonte fakti se nuk ishin të korruptuara as politikisht, e as kombtarisht.

Të vetmet politikane,që luftuan me hijenat,që ua shtruan rrugën e ndarjes nga LDK,dhe që arritën të bëhet simpatike dhe të adhuruara shumë mbas vdekjes së Ibrahim Rugovës janë Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla . Nëse këto dy politikanë nga sot e tutje,futin rregullat dhe parimet Rugovjane për reforma dhe drejtësi me qëndrim stabil,e të mirëfillshëm që mbajnë në setër bagazhin e tyre të dijës për shtetsinë e Kosovës këto lirshëm, ti hypin kalit të bardhë.

Vjosa dhe Donika kanë arrit t’u tregojnë ndjekësve të tyre të shumtë se janë gra fisnike dhe politikane të mençur .Fitorja e trefisht është meritë e besnikrisë së tyre ndaj rugovizmit të Ibrahim Rugovës.

3.

PS

Albin Kurti:

Asesi të mbërrij sot në gjithë vendet e shqiptarisë.

Sepse :

Gjithë ditën e lume dje i kam parë shqiptarët në atë borë të bardhë,e acar.

Pastaj miliona shqiponja fluturuan nga mërgimi ,mbi alpe

Me krrokamë bukur, e krah të hapur.

Asnjëherë si dje s’ kam parë shpejtësi dhe drejtim në syshqiponjë,

të abdylfrashërve, ymerprizrenëve, ismailqemalëve,

isëboletinëve,hasanprishtinëve,

jusufgërvallav,saliçekajve,ademjasharajve,në varganin e pafund dhe të vjetër me gjithë hapin për çlirim.

Vetëm sot jam ndier si asnjëherë e madhe! E çliruar!

A i keni ndier edhe ju njerëz të mirë

hapat e ilirëve, gresave, flamurëve, besianave,

altinëve, zanave, lumëve e doruntinave

si dallgë të fuqishme kah vijnë gjithë vërshimë.

Hapat e tyre rrëzuan tiranin.

Thyen tabun e kujtimit .Se shqiptarët janë bërë pikëpesë ndër shekuj.

Pas Aleksandrit të madhë, Skenderbeut,Pirros,Akilit, Micsokolit,Adem Jasharit,Zahir Pajaziti, Sali Çekaj e Agim Ramadanit.

Dje ranë këmbanat.

Erdhi Albini bashkë me kalin e Skënderbeut që. Në borë e acar, hingëlloi më shumë.

Gjithë do të ketë 110 vjet të ri!

Gjithë do të ketë Referendum të ri!

Gjithë do të ketë Albin Kurti burrështetas!

Kurrë s’do t’ë ketë ,kurrë hile, as sherr e tradhti.

Vetëm dje dhe pas tri ditë do të ketë Kosovë.

17 shkurt të ri…Me shtatë milion shqiptarë, kahdo që sytë i kanë kah Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Këta dy politikanë të Kosovës rezistuan me diplomaci për ta bindur popullin që vota e tyre then kufijë

Për atë jam e lumtur sot dhe gjithë ditën!

Tash bora e bardhë do të më pëlqej milionafish!

Dhe hapin e lëshojë të lirë…

Këtu nuk ikin shqiponjat,kthehemi gjithëmon kur i thërret atdheu !