Mos laj m… me shurrë, Hashim Thaç

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Pashai i Madh i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë, hodhi ide për të përçarë shqiptarët me pajtimin e gjakësorëve serbo-çetnikë me shqiptarët. Gjarpri nën gjethe, Hashimi i Brojës, me syrin e tij sheh larg, duke menduar se shqiptarët janë trap fare dhe se janë thasë me kashtë. Qëllimi i këtij gjarpri është të futet dhe të propozohet nga puthadorët e tij, për “NOBEL PREIS-ÇMIMIN NOBEL”, për të trashur xhepin dhe për të bërë edhe më i kamur me një milion euro. Hashimi mendon të bëjë si Jasser Arafati, Shimon Peres dhe Itzhak Rabin dhe se përfundimisht t´i ikë Gjykatës së Posaçme. Por, harron një gjë, se si mund të krahasohet xhelati me viktimën? Shqiptarët e pafajshëm nuk luftuan në Serbi, duke vrarë foshnja serbe, shqiptarët luftuan në tokat e tyre duke mbrojtur pragun e shtëpisë, luftuan për të mbrojtën nderin që serbianët kanibalë ia merrnin hajnisht, i kafshonin helmueshëm… Pashait të Madh të Kosovës, Hashim Thaçit, duhet bërë me dije se së pari Kosova duhet të ngrejë padi penale kundër shtetit serb për GENOCID NË KOSOVË. Hashimi i Brojës, a ka mend në kokë se duhet menduar se cili serb kërkoi falje për vrasjen e mijëra shqiptarëve me sakicë e hanxhar, duke i djegur si dashin në hell, sa femra shqiptare janë dhunuar, sa janë të humbur që akoma nuk u dihen eshtrat dhe nuk kanë varre për të vajtuar, sa plaçkitje janë bërë, sa para ari janë vjedhur, sa nëna kanë mbetur pa djem e vajza, sa nuse kanë mbetur pa burra, sa motra pa vëllezër, sa fëmijë pa prindër dhe për t´i mos numëruar një nga një të gjitha… Si mund të bëhet një pajtim me gjakë- sorët dhe kasapët e nipave të Drazh Mihajlit të hordhive çetnike, që akoma nuk e kanë pranuar SHTETIN E KOSOVËS, cili serbian bëri temena te varrezat e shqiptarëve të masakruar, ndër ta edhe foshnja, se të mos flasim, të përkulen te ushtarët e UÇK-së? Ndërkaq, pashai i madh i Kosovës, Hashimi i Brojës, është bërë tamam si Sulltan Sylejmanët e TOP KAPISË DHE NUK LA VEND PA SHKUAR DHE PËRKULUR DERI NË KËRTHIZË TË VARRET E HORDHIVE ÇETNIKE SERBIANE QË BËNË HATA NË KOSOVË. Hashimi shkoi edhe u përkul edhe të varrezat ku shkruan:”… u vranë nga kriminelët shqiptarë…”. Ah, Hashim e mos qofsh!

Janë bërë të kamur për dhjetë breza

Kosova dhe shqiptarët pa u dënuar Serbia për gjenocid kundër shqiptarëve, pa kërkim falje dhe… pajtimi me gjakësorët, nuk është asgjë tjetër, por TRADHTI KOMBËTARE. Pashai i madh i Kosovës edhe një gjë e ka të lehtë; nuk ka të humbur, nuk ka të vrarë, nuk ka të zhdukur, askush nga familja e tij nuk vuan për gojën e bukës, përkundrazi janë bërë të kamur për dhjetë-njëzetë breza, më të kamur se sheikët e Dubait dhe përse të mos kërkojë pajtimin me bishat e Karpateve, përse të mos bëhet një Shimon Peres dhe të fitojë edhe një milion euro për Çmimin Nobel!? Hashim Thaçi duhet përkujtuar se nuk duhet tradhtuar dhe shkelur në gjakun e mijëra shqiptarëve, nuk duhet shkelur në gjakun e HERONJVE TË KOMBIT, duhet shikuar se sa shtëpi janë mbyllur në dry ku bari është bërë një metër pa shkel këmbë njeriu, sa shtëpi dhe familje kanë mbetur pa burrë brenda…? Hashim Thaçi, për të mos vazhduar dhe numëruar më tej, ke lënë nam me këtë ide. Bjeri pishman dhe kërkoi falje popullit tonë, se për ndryshe do të hyni në kazanin e plehrave dhe në kronologjinë shqiptare si tradhtar… Sido që të jetë, kjo ide jo se jo që do të bëhet,ose këtë mund ta bëjnë vetëm titistat jugosllavë që akoma kanë nostalgji për qenin plak Titon, se për këtë soj është normale dhe asgjë. Dhe krejt në fund fare, për t´i mos i ra muhabetit më tej rrotull, populli shqiptar dhe KOSOVA nuk duhet përkrahur këtë ide, duhet refuzuar kategorikisht për të mos u futur në koshin e tradhtisë. Mos shkoni pas Hashimit drejt gjenocidit serbo-çetnik se do t´iu këndohet kënga me lahutë e tradhtisë dhe e turpit brez pas brezi dhe po e përfundoj shkrimin me thënien e përshtatshme, shumë të përshtatshme për këtë shkrim:HASHIM THAÇI,MOS LAJ M… ME SHURRË…!

Kaq kësaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi penalo-juridike e morale.