Mos ia merr edhe shpirtin Kosovës, o Hashim Zeza!

Mos ia merr edhe shpirtin Kosovës, o Hashimi Zeza!
SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI
Shkrimin sot po e nis dhe po ia përkujtoj Hashimit të Brojës se kombi shqiptar është i vetmi komb në tërë botën që është i copëtuar dhe i prerë me gërshërë hartash në pesë shtete, nga orekset e pushtuesve, barbarëve dhe grabitqarëve. Pra, Hashimi i Brojës duhet ta dijë njëherë e mirë se nuk bëhen pazare dhe nuk luhet me fatin e popullit, si dikur që kanë luajtur fatet e zeza në dëm tonin. Shqiptarët jetojnë në Shqipërinë andej Drinit, ose Shqipërinë londineze, shqiptarët jetojnë në Kosovë, në Maqedoninë perëndimore, shqiptarët jetojnë në Greqinë e lashtë, jetojnë në Malësinë e Malit të Zi dhe në Serbinë fashiste ose Kosova Lindore. Fjalën e kam aktualisht dhe nuk po përplasem në histori që Ilirët jetonin që nga Sllovenia e deri në Greqi-Çamëria, as nuk po ia përmendi Hashim zezës “MOLLËN E KUQE”. Sot e kësaj dite posa të shkelë këmba nga Merdarja i ke fshatrat në gjuhën shqipe, që dëshmojnë që në një kohë jo të largët kanë jetuar shqiptarët ose pak edhe më tutje se ka qenë edhe hekurudha që nga Lezha deri në Nish, që njihet si Lisus-Nasius. Pra, u tkurrëm dhe u copëtuam sipas orekseve të tyre, sepse ishim të përçarë, të shitur, të paaftë, deshëm apo s´deshëm ta pranojmë këtë, edhe pse bëmë luftëra të përgjakura për t´i mbrojtur këto toka që na i la i Madhi Zot hise.
Banda mafioze e vodhi Kosovën Sido që të jetë, Kosova në luftën e fundit, për këtë tokë dha mijëra jetë njerëzish dhe pas luftës kurrë nuk u bë rehat, sepse me paaftësitë e njerëzve tyxharë, mafio-oligarkë, hajna, banditë e vagabondë e morën Kosovën dhe fatin e popullit në dorë. Se është e vërtetë e madhe kjo, vetëm të shohësh se asnjë qeveri kuislinge nuk e përfundoi afatin deri në fund. Përse? Pra, kjo jep të kuptojmë se u ngjallën: Hamzat e Mojsitë, Haxhi Çumilët, Esat Pashë Toptanët, Ahmet Zogollët e Rrahmanzinjtë. Ky soj lugetërish u ngjallën nga varret dhe dolën në sipërfaqe që iu turrën Kosovës për ta coptuar, duke e vjedhur deri në palcë e u bënë supermilionerë që deri dje nuk kishin as bukë për ta ngopur barkun, pra nuk kishin fare interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, por kishin interesa personale se si të pasurohen dhe ta plaçkitin vendin deri ne vdekje. Kjo bandë mafioze aq keq e vodhën Kosovën që as qeni plak Tito, as nipat e Drazh Mihajlit, e as kasapët e Slobodan Milosheviq, nuk e vodhën si ky soj banditësh e kryebanditësh, ky soj hajdutesh e tyxharësh. Dhe, me ketë bandë mafioze antishqiptare luhet me fatin e popullit dhe të vendit dhe ka ardhur puna deri te pazaret. Sido që të jetë, ç´paska për t´i dhënë Serbisë Kosova? Po, a e dini sa lëshime janë bërë deri në dëm të Kosovës, pikërisht nga këta matrapazë të ndyrë e tradhtarë? Nga 1001 do i përmendi vetëm disa shumë të rëndësishme: Në cilin vend të botës ndodh kjo, kur serbet nuk paguajnë as ujë, as rrymë dhe asnjë obligim tjetër shtetëror. Dhe, a nuk është ky lëshim i marrës së zezë. Këta që janë pajtuar me këtë janë tradhtarë, idiotë, vagabondë e banditë. Po a e dini se sa dëmtohet buxheti i shtetit. Po a e dini se këta fashistë marrin rroga nga Serbia fashiste dhe nga buxheti i Kosovës. Pra, pa pasur frikë fare e them publikisht se të gjitha qeveritë që nga pas lufta, që ofro dy decenie janë tradhtarë, kanë qenë e langonj që e kanë lejuar një gjë të tillë. Pra, u bënë bashkë këta zagarët e langonjtë e majave të shtetit dhe fashistët serbo-çetnik për të dëmtuar buxhetin e Kosovës dhe ata që kanë haber në matematikë le ta bëjnë hesapin dhe do të shohim se sa kemi humbur. Pra, faji më i madh bie të banditët dhe kryebanditët e vendit… A nuk janë gabim formimet e komunave rurale dhe çfarë kompromisi i thuhet kësaj? Ç´fitoi Kosova me këtë pazar të lëshuar pe nga paria kuislinge e vendit?
I harruan dhunimet, masakrat, krimet… Kryebanditët e banditët e majave të shtetit në Kosovë hoqën dorë për të bërë padi penale në Gjykatën ndërkombëtare për krimet nga hordhitë çetnike serbe dhe mercenarëve të tjerë që bënë kasaphanë e thertore që nuk e njeh bota e qytetëruar dhe për dëmet e tjera që e kalli tokën, që dhunoi me mijëra femra shqiptare… Kryebanditët dhe banditët e majave të shtetit gjithmonë i kanë lejuar të mbahen zgjedhjet si të ishin në Serbi dhe bile kujdeseshin për ta, lejonin që zyrtarët e Serbisë fashiste dhe kriminelet që kishin vrarë e prerë shqiptarët me sakicë e hanxhar sillen dhe lëvizin lirshëm jo vetëm në Serbi, por edhe para syve të tyre në Kosovë dhe kjo paria jonë zgërdhihen dhe hanë e pinë me po me këta kriminelë. I harruan dhunimet, masakrat, krimet… Kryebanditët dhe banditët e majave të shtetit të Kosovës lejojnë që mallra me simptome kancerogjene nga banda serbiane Devolli dhe Ramiz Kelmendi, krushku i Sreten dhe Boguljub Kariqit, fusin mallra pa dogana, të mykura, krunde qensh e derrash dhe pikërisht bëjnë edhe këshilltarë bashkëpunëtorët e UDB-së dhe pikërisht të kryekriminelit Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiut, djalit Fazli qelit… Dhe, Hashim ZEZA kërkon korrigjim kufijsh. Ore faqezi pa asnjë të bardhë, po si nuk ke turp të flasësh në emër të popullit! Mund të kërkohet bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën që është e drejtë e jona e patjetërsueshme, që na grabiten tokat tona dhe ju idiot e vagabondë jo që nuk i mbroni ,por edhe shitni tokat tona. A nuk është mjaft kjo, more dilenxhi ,apo KOSOVËS DO T´IA MERRNI EDHE SHPIRTIN DHE T´IA JEPNI SERBISË.