Moraliteti politik, LDK-ja dhe Vjosa Osmani para opinionit publik

Moraliteti  politik, LDK-ja dhe Vjosa Osmani para opinionit publik

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nëse pyeten “opinionistët” apo “mediatikët” për politikë të re, për alternativë të re politike kjo do të ishte disfatë dhe regres, sepse shumë nga opinionistët apo analistët duan të duken gjithmonë si kompetentë, të gjithdijshëm dhe sidomos të jenë “kritikë” ndaj asaj politike që është dhe ekziston , por duan të bëhen edhe prognozuesit, parashikuesit dhe largëpamësit duke “kritikuar” edhe atë alternativë politike e cila nuk është shfaqur akoma. Kështu ka ndodhur gjithmonë në Shqipëri, dhe po kështu po  ndodh edhe  në Kosovë, ku jo pak nga këta farë opinionistësh dhe shkruesish po hamëndësojnë dhe janë bërë kritikë kundër Vjosës për atë se ajo mund të formojë parti të re.

Atëhere përderisa ka shumë asish që janë kundra kësaj, kjo të con në dyshimin se opinionistët dhe analistët e këtij kalibri janë kaparuar ose janë edhe mercenarë të elites së vjetër politike, por që sa për dukje bëjnë sikur janë mediatikë dhe mendimtarë opozitarë të politikës; si dhe tjetra është ajo se shumë të tillë si të dështuar dhe egoistë e nihilistë  janë kundër të gjithëve dhe kundër gjithckaje politike deri atëhere kur ata të joshen, të shpërblehen   dhe të paguhen nga politika. Ky është edhe amoraliteti intelektual opinionisto-mediatik.

LDK-ja sot është një forcë politike e zhveshur nga parimet: nga nacionalizmi dhe demokracia dhe aty nuk vënd as për meritokracinë, as per të vërtetën dhe as për kompetencën, por është kthyer në një parti ku pararoja dhe garda e saj janë klanizmi, korrupsioni, nepotizmi, interesi personal , si dhe matrapazllëku, pazari dhe cdo aventurizëm për interesa të klanit uzurpator të LDK-së. Kundër këtij realiteti dhe për ndryshimin e tij, pra për reformimin e LDK-së ishte Vjosa Osmani. Mirëpo kjo përbente herezi për klanin e fuqishëm uzurpator të LDK-së me në krye Isa Mustafën të cilët e shkarkuan atë nga të gjitha postet drejtuese të LDK-së, sic veprohet në partitë autokratike e diktatoriale. Aty ka humur dhe është asgjësuar liria dhe mendimi ndryshe.

Politika është një aktivitet i cili gjithmonë kërcënohet nga pandershmëria, interesat e ngushta, subjektivizmat, nga korrupsioni, klientelizmi, autokracia, matrapazllëqet e pazaret intriguese dhe egoizmi. Aktualisht në LDK-në e sotme shikojmë nje devijancë të madhe politike nga moraliteti prej  lidershipit aktual të saj.

Këtu nuk është rasti që të argumentoj se në cfarë ka rrëshqëitur dhe ku ka degraduar LDK-ja, pasi ato tashmë duken , po thuhen e stërthuhen, si dhe  dihen nga antarësia e LDK-së  dhe nga opinioni i gjërë që sheh, dëgjon dhe vëzhgon politikën  dhe debatet e saj.

Por nuk kishte se si të mos bëhej publike, mediatike dhe analitike imponimi që Lidershipi i LDK-së ia imponoi Znj. Osmani që ajo tashmë të distancohet nga LDK-ja si pasojë e një fushate inkuizicioni që iu bë por edhe vazhdon t’i bëhet nga një kastë e LDK-së e cila ka kapur dhe e ka privatizuar atë.

Pervec kësaj kaste brënda LDK-së në këtë inkuizicion kundër saj janë angazhuar edhe disa intelektualë dhe  politikanë nga partitë e tjera dhe mediatikë  sahanlëpirësish e servilë të pushtetit të Presidencës, të kualicionit qeverisës të palegjitimitet në bashkëpunim edhe me injorantë, të cilët përdorin edhe harbutërinë politike, por edhe djallëzinë dhe finesën djallëzore, mashtruese e hipokrite kundër saj.

Tashmë ka ardhur koha që të vendosë moraliteti kundër amoralitetit politik:

A është më mirë dhe më e duhura sot për Kosovën ndëshkimi i elitës politike të vjetër , apo vazhdimi  saj edhe për më tej?

A  është më mirë një koordinim e bashkëveprim politik me VETËVENDOSJEN , apo me ishpushtetin të cilin e ndëshkoi vota popullore me me 6 Tetor 2019 dhe që LDK gjatë fushatës elektorale ndëshkimin e ish atij pushteti e paraqiti si kauzë të saj, por që tashmnë e ka tradhtuar kauzën e vet dhe të qytetarëve të cilët e votuan atë?

A është më morale dhe më i pranueshem bashkëpunimi i Vjosës me VETEVENDOSJEN, apo bashkëpunimi i LDK-së me AAK-në, me Listën Serbe, me NISMA-n dhe me me opozitën PDK, e cila është formalish në opozitë, por realisht punon dhe vepron si opozitë  kundër VETEVENDOSJES  dhe kundër  Vjosa Osmanit.

Pa qenë nevoja për t’u zgjatur më tej , vjen edhe kjo pyetje për publikuvn se: me kë është moraliteti politik, personaliteti dhe dinjiteti e përgjegjshmëria publike e kombëtare në këtë rast,  me Isa Mustafën e kompani,  apo me Vjosa Osmanin?!

Dhe prandaj që shumë kohë më heret  kam shkruar se nje Lëvizje apo LDK e Re  me Vjosa Osmanin në krye është  domosdoshmëri politike dhe demokratike  për Kosovën