Montesquieu, truri i shek. XVIII

Nga Reis Mirdita

Charles de Secondat, baron de la Brède et de Montesquieu (1689-1755), rrjedh nga një familje parlamentarësh të rëndësishëm nga Bordeaux. U rit dhe edukua në kështjellën La Brède e mëpas vazhdoi studimet në drejtësi, në Bordeaux dhe pastaj në Paris. Këtu frekuentoi mjediset e dijetarëve dhe njerëzve të shkrimit duke ndenjur në të njejtën kohë shum i lidhur pas tokës së vet, punët e së cilës i drejtoi personalisht gjer në vdekje.

Administrimi i tokës nuk e pengoi aspak që ai të merret me shkrime dhe mendimtari. Që nga viti 1717 fillon pasionimi i tij pas shkencës dhe si anëtarë i Akademisë së shkencave ne Bordeaux, redakton një numër të madh traktatesh së pari në fizikë, në mjekësi si dhe në politikë e në filozofi, nga ku më e njohur është “Disertacion mbi politikën e Romakëve në religjion” (Dissertation sur la politique des Romains dans la religion, 1716). Që nga këto shkrime, duke marr parasyshë disa aspekte nga ta, parashifej një vepër si që është “Letrat persiane” (Lettres persanes). Këtë vepër, që njëherit është ndër kryesoret, u botua në Amsterdam me autor anonim. Anonimiteti nuk zgjati shum dhe kjo vepër i solli famë e i hapi autorit dyerët e Akademisë franceze, të saloneve pariziane, të markizës Lambert dhe të klubit Entresol.

Udhëtimet e shumta, frekuentimet e saloneve të Parisit, aspak nuk e larguan shpirtin e tij nga vendlindja, së cilës i mbeti besnik gjer në vdekje. Po këto salone e inspiruen të shkruaj romanin Tempulli i Gnidës (Temple de Gnide, 1728) që është dëshmitarë i finesave të mëdha psikologjike dhe morale të autorit. Udhëtimet brënda viteve 1728/31, zbulojnë kuriozitetin e tij si observues i përpiktë i gjeografisë , ekonomisë dhe kutumeve politike në udhëtimet e tija në Hungari, Itali, Holandë, dhe Angli. Kur u këthye në vendlindje, iu dha historisë dhe publikoi eseun ” Shqyrtime mbi shkaqet e madhështinë e Romakëve dhe dekadencës së tyre” (Considérations sur les causes de la grandeur des Romains et de leur décadence). Ky ese në fillim, duhej të integrohej në një vepër shum të gjërë të filozofisë politike që Montesquieu ishte duke shkruar, që e ndryshoi, përmirsoi lëvroi gjatë tërë jetës së vet, De l’esprit des lois (1748). Kjo vepër u botua në Gjenevë por anonim dhe menjëherë pati reakcione të shumfishta dhe tejet të rrepta nga ana e jezuitëve dhe jansenistëve që kritikuan me ashpërsi elozhin që i bënte kjo vepër religjionit natyror. Montesquieu u përgjegj me “Défense de l’Esprit des lois” më vitin 1750. Fakulteti i teologjisë në Paris gjithashtu dënoi veprën të cilën edhe papa e vëndoi në shënjestër menjëherë pas daljes së librit në vitin 1748. Pas kësaj, montesquieu nxori në dritë edhe “Lysimaque” më 1754 si dhe artikullin “Essai sur le goût” që publikohet pas vdekjes së tij. Bashkëpunoi me Diderot në redaktimin e Enciklopedisë (“Shija”).

Në këtë kohë, verbohet tërësisht dhe vdes më 10 shkurt, të vitit 1755.

Veprat:-

“Letrat persiane” (disa e përkthejnë persane), është roman letërkmbyes ku flitet për dy Persë (Usbeku dhe Rika) të ardhur në Paris dhe ku qëndrojnë tetë vjet. Ardhja e tyre kishte për qëllim observimin e jetës shoqërore franceze: doket, traditat fetare e politike …, dhe kështu të raportojnë bashkëbiseduesve të tyre në Persi. Autori nëpërmjet të letërkëmbimit të dy persianëve, bën të njohur lexuesve jetën në vendin e Usbekut e Rikait. Në këtë kohë, romani në formë letërkimbimi nuk ishte i panjohur por ajo që e dallon nga të tjerat këtë vepër, është shumngjyrshmëria e temave që trajtohen, ironia e pasur ndaj despotizmit oriental dhe monarkizmit francez, bënë leximin tejet tërheqës. Mos të harojmë se egzotizmat e shumta janë me siguri një ndikim i thellë i ” Një mijë e një netëve” të përkthyer për herë të parë në gjuhën frënge nga Antoine Galland (1704-1717), që ndikuan tek shumica e autorëve të këtij shekulli. Në fund, sikur gati të gjithë filozofët e shkrimtarët më në zë të iluminizmit francez që prekën, dikush më shum e dikush më pak, çështjen e orientit, edhe Montesquieu, në këtë roman, qëllim kyq duket të kish pasur çështjen ndërfetare në mes të islamizmit dhe krishterimit.

“Fryma e ligjeve” ose Shpirti i ligjeve (për ti ikur keqkuptimit , jap dy variente të përkthimit personal të veprës më të madhe të Montesqueiu-së, De l’esprit des lois):

Edhe këtu, disa pikëparje janë të ngjajshme me “Letrat persiane”. Një përmbledhje politike paraqitur me forma krahasuese të dukurive, dokeve dhe ligjeve nëpër vënde të ndryshme. Kjo vepër është një gjurmim i gjërë i bazuar në burime të ndryshme si: vërrejtjet e derejtpërdrejta të Montesquieu-së gjatë udhëtimeve të veta, pranë monarkisë konstitucionale angleze, Republikës së Venedikut dhe dëshmi të udhëtarëve nga mbarë bota që vizitonin Parisin. Burim i pashtershëm për Montesquieu-në janë librat e shumta që lexonte dhe dihet se ishte lexues i palodhshëm. Përndryshe biblioteka e kështjellës La Brède numëronte mbi tri mijë libra.

Llojet e qeverisjes:

Montesquieu dallonte tri lloj qeverisjesh; monarqike, despotike dhe republikane. Së pari ndalet dhe spjegon raportet brenda sistemeve. Nderi në monarki, friga në despotizëm dhe virtyti në republikë. Vetë ai është për një sistem monarqik të butë, me ndarje të pushtetit në legjislatif, ekzekutif dhe gjyqësor. Dënon skllavërimin dhe torturën. Disa nga principet e shtruara në këtë vepër inspiruan edhe Kushtetutën amerikane si dhe Kushtetutën franceze të vitit 1971.