MOHIMI I BREZAVE

Bedri TAHIRI

 

MOHIMI I BREZAVE

Kurrë nuk  ëndërrova syçelë

Siç veprojnë shumë të mjerë

Kur bëjnë  hesape pa hanxhinë

Dhe gjithë thatë e kanë tepsinë!

 

Bëjnë plane t’kota e i mbyt lavdia

Si ta shpëtojnë vendin nga katandia

Krijojnë kulte e grupe të poterës

Donkishotët dhe mullinjtë e erës!

 

Caktojnë poste, marrin grada

N’sheshe të errëta bëjnë parada

Thonë me mua nisi vetë historia

A në fakt  nuk i njeh as shtëpia!

 

Këndelluni ju more të ngratë

Zbrisni poshtë, shihni më ngatë

Lerëni të ligat, larg  të zezave

Fatkobi ynë: Mohimi i brezave!

 

Galicë, 21 maj 2017