Miss Kosovo dhe këngëtarja, Kështjella Pepshi, vjen me albumin e ri !

Miss Kosovo dhe këngëtarja, Kështjella Pepshi, vjen me albumin e ri !

Ne vitin 2010 këngëtarja shqiptaro/zvicërane, Kështjella Pepshi u zgjodh Miss Kosova Univers dhe po atë vit, ajo prezantoi Kosovën në Las Vegas, për zgjedhjet e Miss Univers. Një nga ngjarjet më të rëndësishme të bukurisë në Botë. Pak më vonë, ajo madje kandidoj për Parlamentin zviceran me temën programore:  Ç’ështjen e migrimit dhe integrimit. Me kalimin e kohës, ajo gradualisht ka gjetur rrugën e saj për t’u kthyer në pasionin e saj të muzikës.

Në vitin 2018, ish Missi i Kosovës, puplikoj këngën e saj të parë: “Too Many Miles” e cila u mirëprit shumë mirë në botën e jashtme  dhe shumë herë u transmetua në Kanalin më të madh në Europë “MTV”.

Pas këtij suksesi të madh,  Kështjella puplikoj edhe dy këngë tjera të sukseshme dhe, tani është gati në përfundim e Albumit të saj të parë. Njëren nga këngët e saj ” Kingdom” te Albumit  ajo e publikoj enkas për puplikun, një  këngë sentimentale me elemente të muzikës Klasike, por së shpejti kjo këngëtare do vjen edhe me videoklipin e saj, thotë Kështjella.