Mirëmëngjesi Kosovë!

Shkruan: Florim Zeqa 16.08.2020

Mirëmëngjesi Kosovë!

Dëshirë dhe objektiv i secilit mërgimtar është që pushimet e rregullta vjetore t’i kalojë në vendlindje, në vendin ku shpirti qetësohet dhe mendja freskohet nga stresi i përditshmërisë së jetës në mërgim.

Barrierat e vëna nga pushtetarët dhe në veçanti nga punëmarrësit italian, u bënë pengesa kryesore që shumica e mërgimtarëve nga Kosova, Shqipëria dhe trojet e tjera etnike të mos i shijojnë pushimet e kësaj vere në vendlindjet e tyre.
Kësaj situate në masë të madhe i kanë ndihmuar pushtetet dhe politikanët e inkriminuar në shtetet tona, të cilët me servilitetin e tyre u bënë promotor të përhapjes artificiale të « Covid-19 ».
Çuditërisht, kur në të gjitha vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian është ulur niveli i përhapjes së pandemisë, virusët politik në vendet tona i dhanë krah « virusit artificial » në kohën e temperaturave ekstremisht të larta kur nuk mund të rezistoj asnjë lloj virusi natyral!

Gushti i thyer i pushimeve verore

Viteve të kaluara plazhet italiane ishin të stërmbushura me turist nga vendet e Bashkimit Evropian, si; Gjermania, Austria, Zvicera dhe vende tjera të rajonit, por më së paku nga Kosova dhe Shqipëria.
Pandemia « Covid-19 » bëri që pushimet e kësaj vere, përkatësisht të periudhes turistike korrik-gusht ta kemi një situatë krejt tjetër në bregdetin italian.
Kësaj radhe në rivierën italiane ka shumë më pak turist nga Gjermania, Austria dhe Zvicera. Vendet e tyre i kanë zënë turistët italian dhe mërgimtarët rezident me qëndrim të përkohshëm në Itali nga vendet e Ballkanit perëndimor; Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, etj.

Krahas turistëve italian janë turistët e rinjë shqiptar

Pothuajse çdo e dyta apo e treta ombrellë në plazh është e mërgimtarëve shqiptar. Ngado sillesh nëpër plazh dhe qytet, restorante e piceri e dëgjon të flitet gjuha e bukur shqipe.
Dialekti i të folurit i bën të dallohen shqiptarët e Kosovës me ata të Shqipërisë apo vendeve tjera etnike.
Nga dialekti i të folurit shqip, vërehet një prezencë më e theksuar e shqiptarëve të Kosovës, të cilët po i kalojnë pushimet në bregdetin italian.
Në këto ditë të nxehta vere në plazhet italiane dhe jo vetëm, pas gjuhës zyrtare shtetërore, gjuha më e përdorur është ajo shqipe.

Shqiptarët e bashkuar në bregdetin italian

Në ditën e parë të qëndrimit tim në plazhin e bukur të Eraclea Mare (Venezia), afër meje ishin të vendosura katër Ombrella të bashkuara njëra më tjetrën.
Nga fytyrat vëreheshin se ishin shqiptar, por nga bisedat që zhvillonin mes tyre e kuptova se ishin nga Kosova, por nuk e dinja saktësisht nga cili rajon janë!
Meqë ishte mëngjes, vendosa t’i përshëndes me « Mirëmëngjesi Kosovë ». Të njëjtën përgjigje e mora edhe unë nga bashkombasit e mi.
Pastaj vazhduam bisedën me pyetjen e ndërsjellë; nga cili vend jeni dhe ku qendroni me punë dhe banim këtu në Itali!?
Gjatë bisedës me të rinjët nga Kosova e mësova se ishin katër vëllëzër nga Drenasi me familjet e tyre.
Njëri nga katër vëllëzërit ishte me qëndrim të përkohshëm në Itali, ndërsa tre të tjerët kishin ardhur nga Gjermania për t’i kaluar së bashku pushimet verore në bregdetin italian.
Rrëfimi i njërit nga katër vëllëzërit ishte tepër fascionues për harmoninë familjare të këtyre vëllëzërve për kohët e sotme që po kalojmë.
« Ne gjithmonë i kemi kaluar pushimet verore së bashku në Kosovë dhe bregdetin shqiptar, por kësaj radhe shkaku i kësaj pandemie të mallkuar u detyruam të ndalemi këtu në Itali ».

Dëshprimi i mërgimtarëve në politikanët tanë

Si plotësim të këtij rrëfimi po ua sjelli postimin në rrjetin social « Facebook » të një bashkatdhetari nga Zvicera, veprimtarit dhe mikut tim të çmuar Shyqeri Azemi: « Mendoja se do të vie dita që Kosova Dardane do të jetë shtet i pavarur dhe sovran, kur ne do të kthehemi në vendin ku kemi lindur dhe jemi rritur. Edhe përkundër faktit se Kosova Dardane u bë shtet i pavarur dhe sovran falë intelektualëve të shquar si: Dr. Ibrahim Rugova, akademikëve Fehmi Agani dhe Mark Krasniqi, intelektualëve dhe veprimtarëve Xhemail Mustafa dhe Enver Maloku, intelektualëve dhe luftëtarëve të lirisë Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani dhe shumë të tjerëve të cilët nuk gjenden më në mesin tonë, por ja që nga e 2008-ta e këndej Kosova u pushtua dhe po sundohet nga klanet politike kriminale, të cilat e shkatërruan Kosovën dhe fundosen shpresat e qytetarëve për jetë të dinjitetshme dhe thyen shpresat e mërgimtarëve për kthim të shpejtë në vendlindje ».
Si koinçidencë e këtij rrëfimi vjen edhe vazhdimi i rrëfimit të vëllëzërve nga Drenasi, po citoj: « Janë partitë politike, ato që na ndanë dhe përçanë,…këto nuk janë parti politike, por grupe kriminale që po e sundojnë Kosovën që 20 vjet,…dhe do të jetë tepër i vështirë largimi i tyre nga pushteti dhe skena politike në përgjithësi,…edhe Albin Kurti me VV-në u bënë pjesë e dështimit të madh politik të pasluftës në Kosovë,…vetëm lindja e një force të re politike nga Diaspora do t’i kthente shpresat tona për kthim në vendlindje. Përndryshe, veq i madhi Zot na shpëtoftë nga katandisja e mëtutjeshme ».

Kjo ishte vetëm një pjesë e rrëfimeve të bashkatdhetarëve në bregdetin italian. Rrëfimet e tjera interesante si të vëllëzërve nga Berati dhe atyre nga Theranda (njëri i ardhur nga Gjermania dhe tjetri nga Zvicera) do t’i publikoj në një edicion të veçantë në të ardhmen e afërt.
« Mirëmëngjesi Kosovë » u kthye në përshendetje të përditshme në plazhin e bukur të Eraclea Mare (Venezia-Itali).
Edhe pse i kaluam jashtëzakonisht bukur pushimet verore në bregdetin italian, urojmë dhe shpresojmë që të mos na përseritet më një verë kaq e zymtë dhe e pakuptimtë, me dëshira të thyera largë atdheut dhe të dashurve tonë.