Ministri i paedukatë i Arsimit !

Shkruan: Florim Zeqa

Nëse nisemi nga  parimi se; « Dita e mirë shifet në mëngjes », atëherë seanca e parë vjeshtore e Kuvendit të Republikës së Kosovës lenë pak për të dëshiruar. Përveq mungesës së kryeministrit, munguan edhe zv.kryeministrat dhe gjysma e kabinetit qeveritar.

Si zakonisht, dy pikat e para të seancës nxitën polemika dhe reagime mes deputetëve të grupeve parlamentare të kundërta në kuvend. Megjithatë pika më e nxehtë ishte ajo e « Pyetjeve të deputetëve drejtuar kabinetit qeveritar ».

Kësaj radhe në thumb të kritikave ishte Ministri i (paedukatë) i Arsimit, zoti Arsim Bajrami, i cili nuk qe në gjendje të jepë përgjigje të duhur lidhur me tenderin skandaloz 7 milionësh për botimin e librave shkollor,…nuk qe në gjendje të arsyetoj as stoqet me libra të përdorueshëm nga vitet paraprake që rrijnë në sirtarët dhe bodrumet e shkollave fillore dhe të mesme gjithandej Kosovës.

Ministri Bajrami, përveqse nuk ishte në gjendje të jepë përgjigje në rritjen e tenderit nga 5 që ishte vitin e kaluar në 7 milion për këtë vit, nuk dha spjegime shtesë për mënyrën si u dha tenderi 7 milionësh për këtë vit shkollor.

Poashtu Ministri i Arsimit, ishte i paqartë dhe jo bindës edhe për shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me dërgimin e librave shkollor për nxënësit shqiptar në Luginën e Preshevës, anipse gjithnjë thirrej në « marrëveshjen » e reciprocitetit me Serbinë, përderisa kjo e fundit për çdo vit i futë në Kosovë tekstet diskriminuese dhe materiale tjera propaganduese antishqiptare në Kosovë.

Ministri i paedukatë Arsim Bajrami, në vend që ta ndjejë peshën e përgjegjësisë për pamundësinë e parandalimit të hyrjes së librave nga Serbia në Kosovë, si gjithnjë « topin » ua hudhke doganave dhe policisë kufitare, gjoja si « përgjegjës » kryesor të moszbatimit të reciprocitetit të arritur me marrëveshjet e Brukselit.

Në këtë rast, qëllimisht dhe pa ndonjë pendesë Arsim Bajrami mundohej të largohej nga përgjegjësia që i takon nga hierarkia qeverisëse, si ministër i Arsimit dhe si nënshkrues i marrëveshjes së reciprocitetit për tekstet shkollore me Serbinë në Bruksel.

Injorimi i mësimdhënësve të viteve të ’90-ta, veprim i turpshëm e ministrit Bajrami

Në pyetjen e një deputeti për njohjen e meritave dhe kontributit të mësimdhënësve përgjatë viteve të ’90-ta në Kosovë, ministri Bajrami ishte sa cinik po aq edhe fyes; « Ishin pjesë e rezistencës së përgjithsme popullore, andaj nuk u takon asnjë lloj dekorimi apo njohje e kontributit për ato vite ».

Përderisa në shtetin e ri të Kosovës, çdonjëri që ishte I burgosur qoftë për vëllavrasje, hajni apo involvim në vepra më të rënda kriminale dhe korruptive, çdo ditë nga pushtetarët aktual dekorohet në emër të « kontributit » për shtetin e Kosovës,…atëherë vetvetiu shtrohet pyetja; pse u dashka të privohen nga ajo e drejtë mësimdhënësit, ata që sakrifikuan vetën dhe familjet e tyre, vetëm e vetëm për të mbajtur gjallë arsimin shqip për rreth një dekadë nën rrethanat e okupimit barbar serb?

Në anën tjetër, u dekoruan me titullin “veteran” të luftës, njerëzit që nuk kanë qenë fare në Kosovë gjatë përiudhës së luftës çlirimtare, e lëre më që nuk i kanë parë me sy vijat e frontit të luftës,…titullin « veteran » e kanë marrë edhe ish bashkëpunëtorët dhe spiunët e Serbisë, apo edhe dezertorët e luftës për liri, madje edhe grupet minoritare kanë gëzuar të drejtën të shpërblehen dhe të lavdërohen si “kontribuues” për shtetbërjen e Kosovës, kurse ata që dhanë