„MINISHENGENI I RAMA-VUQIÇIT“ PA HANGJARIN EUROPIAN DHE PA BEKIMIN AMERIKAN!

Musli Shabani, përsiatje:

„MINISHENGENI I RAMA-VUQIÇIT“ PA HANGJARIN EUROPIAN DHE PA BEKIMIN AMERIKAN!

I ashtuquajturi „Minishengi ballkanik“ i lansuar dhe trasuar para 2 vitesh si die por edhe si koglomerat i llojit të vetë gjeopolitik, i „konkretizuar“ me firmat e tandemit Rama&Vuqiç paraqet në fakt jo realisht një realitet meritor të lëvizjes dhe qarkullimit plotësisht të lirë të ideve, mallrave dhe njerëzve, popullatës së mbarë rajonit në Ballkanin Perëndimor(BP) analog me atë çfarë në të vërtetë ekziston sot e mbi dy dekada ai i mirëfillti „amë“ i Shengenit, që nga viti 1995, porse ky i vogli ka krejtësisht një domethënie tjetër në fakt ( esencialisht) të kundërt me atë të parin. Konspirata e të a.q. „Minishengeni ballkanik“ i çpikësve tandemit kryesor „Ramçi& Vučić“, që gjeopolitikisht përfshinë në vetvete shtetet: Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë Veriore pa BeH, Malin e Zi dhe pa Kosovën, më tepër ka karakter konspirativ drejtë „legjitimimit“ të Serbisë si „prijëse e këtijë tog shtetesh“ që në instancë të fundit më të, të kuptohet se bëhet fjalë për „ një lidhje shtetesh as federative e as konfederatave“ por ngjashëm me konstatimin e ish disidentit serb (dikur në vitet e 80) Sërgja Popoviqit nga Beogradi, për ish Jugosllavinë ku ai asokohe thoshte se, ajo(RSFJ) „është shtet as kapitalist as socialist,është shtet gjysëmbarbar“(orig.“Jugoslavia je poluvarvarska država, niti kapitalistička niti socialistićka“)! Dhe kjo ide e „Minishengenit (b)“, paraqitet ashtu që nuk justifikon vetë kauzën „sui generis të mirë“ nga arësyet kryesore se, kësaj ideje i mungon jo vetëm forma (Traktati multilateral regjional-ndërkombëtar) por edhe përmbajtja sukcesive e raporteve themelore që ngërthehen në vehte me këtë Traktat-Marëveshtje. Madje këtu nuk përfshihet Republika e Kosovës, e as që „lihet derë e hapur për Kosovën“ që zakonisht në çdo Marrëveshje të këtij lloji, në një nen ose pikë-marëveshtje të veçantë, thuhet psh.: „kësaj marrëveshje mund të i bashkangjitet më vonë edhe ndonjë shtet tjetër aderues nën kushtet e njëjta si edhe shtetet tjera nënshkruese të sajë“! Dmth. Kosova, edhe po të ishte nënshkruese ose pajtuese me atë çfarë kanë nënshkruar akterët e para një viti të të a.q. Minishengenit, në mungesë të njohjes dhe pranimit zyrtar të Kosovës si shtet nga ana e Serbisë, ajo do të mbetej nën hijen e Kushtetutës serbe (aktuale fantome që akoma në preambulën e vetë Kosovën e përfshinë si fiksion juridik, krahinë pjesë e Serbisë) ose si „fusnotë e Rezolutës së OKB 1244“,  tanimë të konsumuar prej kohësh si jorealitet juridiko-ndërkombëtar që nga viti 2008, plotë 13 vite e tëhu! Tjetër mangësi, e kësaj „maraveshtje“ gjysëmmake, jo vetëm pa Kosovën, porse edhe pa pëlqimin paraprak (de facto në heshtje „të po-s europiane“, përderisa nuk kundërshtohet sikundër edhe ndaj dy të a.q. „non paper-dok. slloveno-gjermano-franko-hollandez“) të Unionit Europian që të përkrahin zyrtarisht një pakt të tillë regjional, bile aty do të përfshiheshin edhe modalitete dhe garancione tjera të nevojshme, si në aspektin e financimit (europian dhe vetë ndërshtetëror të palëve kryesore nënshkrues-zbatuese, sepse aty do të ketë patjetër edhe strukturë dhe infrastrukturë administrativo-ekzekutive) ku për një periudhë të caktuar kohore 3-4 vjeçare do të ketë edhe shpenzime milionëshe të hyrash dhe shpenzimesh të caktuara vjetore, si extrabugjet i këtij lloj bashkimi regjional shtetëror, kuptohet gjithnjë duke ruajtur individualitetin, sovranitetin dhe integritetin shtetërorë të secilit anëtar-shtet, njëjtë sikundër është sot në funksion Unioni Europian. Në këtë çka u tha më sipër për këtë „minishengen xhuxh“ komplet mungon qadra e Unionit Europian (aspekti finansiar, monitorues, garantues dhe implementues si dhe ai sanksionues event. në rast cënimi të ndonjë rregulli nga njëri apo më shumë syresh anëtar të këtij traktati multilateral). Dmth. i mungueka hangjari europian dhe bekimi amerikan! E thënë ndryshme, sakaqë për të pas diç më justifikuese se kjo, ky farë bashkimi ose „lidhje kuazikonfederale“ me konto dhe bekim nga UE, si bashkësi shtetesh ad hoc për zgjerimin e radhës sipas valës vijuese, pas atijë të fundit me pranimin e Kroacisë me të drejta të plota anëtar i 28 i UE më 2013, abstrahuar këtu rastin e daljes unilaterale të Mbretërisë së Bashkuar vitin e kaluar par exellence, i njohur si rasti brexiti anglez, mund të pasoj i a.q. zgjerimi i UE me bllok-shtetet e Ballkanit jug-perendimor të shteteve(në bllok si „minishengen“-shtetet, e mbetura: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni(V), Serbi, BeH dhe Mal të Zi) për të rrumbullakosura kështu numrin 33 anëtarë të UnionitEuropian, me mbi 500 milion banorë. Këtë kuptim si justitio causa mund t’a ket „minishengeni ala Rama& Vučić“, ndryshe çdo justifikim tjetër është falso dhe fund e krye si anti Kosovë. Por sa janë të përafërta ose e të ngjashme të a.q. non paper-dokut“ që këtyre ditëve si „aktuale“ dhe jozyrtar iu janë përbiruar e lëshuar zyrave dhe sirtareve të UE me të a.q. „minishengeni xhuxh“?! A thua vallë mos si njëri me tjetrin bineq a trineq kanë të njejtin binom dhe me të njejtin strumbullar ala serb kompromisgjinjëve të sotit, që dikur mu ky Vučić-i i viteve të 90-si pioner i politikës serbomadhe të vaktit milosheviqian, si ish info-ministër infobyroist i kohës, thoshin troç dhe prerazi para çdo të deleguari të jashtëm qoftë nga Europa (OSBE) dhe atyre tejoqeanikut amerikan, bolduzherit të madhë diplomatik të ndjerit zotit Hollbruk dhe të tjerëve si Cristofer Hill, Wolfgang Petriq dhe të tjerë të caktuar si emisar për Kosovën në ndërmjetësim bisedimesh për Kosovën që  prej kohësh ishte  faktorizuar si problem-zgjidhje në rangun e problemit ndërkombëtar,thoshin e trumbetonin hapur se:“Kosova është çështje e brendshme e Serbisë dhe se nuk ka kurfarë kompromisi në këtë qëndrim“! E sot mu ata dhe mu ky Vučić pajada thotë se „Serbia është e gatshme për kompromise“! Po ne Kosova, tani jo sikur ata serbët dikur për t’u hakmarrur, por duke u bazuar në fakte relevante juridiko – ndërkombëtare, pas edhe 20 vjetë ndryshimesh reale faktike të vetë situatës zhvillimore të ngjarjeve politiko-juridike dhe vetë kauzës së Kosovës prej dekadash e qindvjetshit që lamë pas, nuk sheh kthim prapa, përveç faktit: Kosova shtet i pavarur e sovran në tërë tërësinë e vet territoriale dhe me kufinj të njohur ndërkombëtar të sajë të pranuar nga më shumë se 100 shtete të botës, bile edhe shtetet më të fuqishme të globit, Kosova dhe përfaqësuesit e sajë legjitim siqë tani ata më meritorët aktual, në krye me Kryeministrin Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, nuk do të jenë të gatshëm për kurfarë kompromisi as të dhimbshëm as të dobishëm as të padobishëm nga do që të vie ai „kompromis“, qoftë edhe me kushtin e luftës kërcënuese serbe a ruse!

P.S.: … Pasiqë kaluam kësaj rruge, është shumë me rëndësi të përmendim edhe një fakt dhe rrethanor tejet meritor, për të mos thënë edhe kryesorin se, çfarëdo zgjidhje fatlume që do marrë rruga e re, e cila do të nis tani në pranverë të këtij viti, me shpresa të mëdha se kësaj rradhe (si mësim nga dështimet e kaluara mbi 10 vjeçare të „rregullimit të raporteve Kosovë-Serbi“) kontrahentët (pala kosovare) ndaj palës tjetër (serbe) janë pikërisht ata që populli shqipëtar i Kosovës më së shumti i admiroj dhe më në fund edhe i zgjodhi me Votën e vërtetë nga verdikti i pamanipuluar, zotin ALBIN KURTI, si kryeministër dhe z. VJOSA OSMANIi, presidente,  Marëveshtjes eventuale dhe të pritshme , që do të arrihet përmes ndonjë TRAKTATI PAQËSOR KOSOVË-SERBI, pa dyshim që kjo Pakt-Marëveshtje do të jetë sa bilaterale poaqë (me garancione monitoruese, financuese dhe poashtu sankcionuese, në rast shkelje event.të sajë, njëanshmërisht apo dypalësisht) do të ketë konturat edhe të një Marëveshtjeje trilaterale, pra gjithnjë duke përfshirë këtu Unionin Europian dhe SHBA, të i vihet edhe Kupola apo KURORA përmes një Plani MINI-MRESHALL zhvillimor të ndihmës së caktuar ekonomikosociale të mbarë rajonit „kontestues territorialisht dhe demografikisht“ që jo rastësisht, porse në permanencë, (shumë njohës të rrethanave ekzistuese, edhe unë në disa komente të artikujve nga GSH të v.2019, është vënë në spikamë) është vëre nevoja imediate e ndihmës ekonomike, sociale dhe ndihmës tjetër humanitare të mbarë regjionit në këtë pjesë të Europës jug-lindore, si regjion më i pazhvilluar prej shumë kohësh si i lënë pas dore, sidomos këtyre 20 viteve që mbetën pas. Kuptohet pasojat e rënda i ka përcjell edhe ndërrimi i sistemit ekonomik nga ai i organizimit të mëparshëm (ish socialist) përmes kalimit në atë të fazës së parë tranzitoro-kapitalist, duke mos përfill me këtë rast gjatë privatizimit të ish pronave dhe njësive tjera ekonomiko-prodhuese, kriterin themelor (gjatë këtij transferi) EKONOMIZIMIN PREJ NIKOQIRLLËKU, prej sjelljes modeste, pikësëpari ndaj ish punëtorëve të ish sektorit prodhues industrial dhe bujqësor, porse edhe ndaj popullatës së rajonit të caktuar, si në Kosovë, poashtu edhe në Serbi, por më së rëndi ky tranzicion ka goditur Kosovën dhe pjesët e saja më neuralgjike, ku koncentrimi popullor me shumicë ka qenë (dhe është akoma) shqipëtar dhe komunitete tjera pakicë, serb e tjerë. Thënë troq, privatizimi i kryer deri tani ka prodhuar efekte marramendëse joekonomike duke shkaktuar madje edhe pasoja shumë të rënda sociale e humanitare që edhe në këto kohëra shpesh marrin konotacion dhe statistika demografike të shpërnguljes së popullatës nga këto troje, si pasojë e papunësisë së lartë dhe lënies pas dore të zhvillimit të këtyre viseve nga të dyja shtetet, si Kosovës po ashtu edhe të Serbisë. Kësaj natyre, përmes planit shumë herë të përmendur Mini-Mareshal, së fundmi edhe nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti këtyre ditëve gjatë vizitës së tijë që i bëri Brukselit, para përfaqësuesve të Unionit Europian, ky rajon i Ballkanit nga Europa dhe SHBA prej kohësh meriton një çasje krejtësisht ndryshe për të mbarë që të ndihmohet dhe zhvillohet në pikëpamje ekonomike dhe kështu të ndalen trendet negative, të ofrohen vende të reja pune, të zhvillohen potencat bujqësore, blektorale dhe sektorët tjerë ekonomik që të ndalet shpërngulja, madje me shpresë të madhe përmes këtij zhvillimi të ardhshëm edhe të motivohet popullata  për rikthim eventual, sepse njerëzit e shpërngulur nga ato vise akoma juridikisht posedojnë prona të paluajtshme atje. Dhe si të arrihet kjo shpresë e të bëhet realitet? Pa dyshim jo brenda natës ose brenda një kohë relativisht të shkurtër, por sigurisht përmes fazave të caktuara periudhë kohore me Plan Zhvillimi konkret afatmesëm 5 vjeçar dhe atijë të gjatë 10-15 vjeçar të planeve konkrete mirë të përgatitura dhe duke përcjell në permanencë realizimin e tyre, sukcesivisht nën finansiminin direkt dhe monitorimin kontrollues nga Komisioni apo Komesariati i veçantë ad hoc i Unionit Europian dhe atijë nga ShBA . Pa dyshim, se këto plane ndihme dhe zhvillimi të caktuar ekonomik së pari do të përfshinin, këto rajone: a). Kosovën Lindore dhe jugun e Serbisë, komunat, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, Kamenicë, Ranillug, Vladiqin Hanë, Tërnovc i Madhë dhe lokalitete tjera të mundëshme nga pjesa tjetër më pakë e zhvilluar brenda Kosovës dhe brenda Serbisë; b).madje edhe regjioni shumë neuralgjik i veriut të Kosovës, si komunat kryesore aktuale, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, sidomos këto komuna përmes një Plani ekstra investues nga gjigandët e mëdhenjtë euro-amerikan në drejtim të riaktivizimin të zhvillimit të të gjitha resurseve të mbarë minierave energjetiko-minerare të gjigandit të dikurshëm të Trepçës, fillimin e punësimit gradual të gjithë kapaciteteve të fuqisë punëtore në këto miniera, sipas një plani sigurisht mbi 10 vjeçar  të përspektivës zhvillimore, me çka jo vetëm do të ndaleshin trendet negative politike, porse kujtojm shumë shpejtë do të harroheshin edhe të këqijat e kaluara, kur njerëzit të mendojnë krejtësisht ndryshe nga që aktualisht po presin  „me sy nga qielli se, mos vallë do të zbresë Mesiu dhe do t’ju sjell mrekulli brenda natës“, por sigurisht do ngarendin njerëzit punëtor e intelektual të gjitha komuniteteve, madje sigurisht edhe nga jashtë për t’u punësuar dhe për të jetuar në ato vise dhe vende të këtij regjioni shumë atraktiv dhe të pasur me pasuri  nëntokësore të tijë. Me këso plane zhvillimi ekonomik, jo vetëm do të eleminoheshin ndasitë dhe „planet tjera gjoja gjeopolitike dhe interesa ekskluzive dhe të ngushta nacionale e nacionaliste“ që mund të shkojnë drejtë fatalistes, luftës dhe gjakëderdhjeve të reja të cilat akte dhe katrahura prej luftërave dhe pasojave të rënda të tyre, mjerisht edhe ashtu akoma janë të freskëta për nga kujtimet shpesh të padëshëruara, por evidente dhe ende edhe kësaj kohe të viktimave të pagjetura dhe të pazbuluara, që po u shkua rrugës së paqës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë të arritur midis Kosovës dhe Serbisë dhe ndihmuar nga Europa e Amerika miqë dhe vëllezër të njëmend, sigurisht se rruga e zhvillimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë do jetë më shkurtër dhe më e mirë edhe në drejtimet tjera, sigurisht po… Gëzuar që sa më shpejtë të jetë kështu kah e mira dhe mirëkuptimi i ndërsjellë.