MIMOZA LAKNA KA HI LAKNAVE (I/II)

Sh. DibraniShkruan: Shefqet DIBRANI

Mimoza Lakna gazetare e famshme te e famshmja Gazetë «Bota sot», e cila drejtohet nga Xhevdet Mazrekaj, ish polic i sistemit komunist në Kosovë, tashmë iu ka ardhur çasti i lumtur për të derdhur tërë elanin e tyre shpifarak kundër personaliteteve publike, në mbrojtje të konceptit komunist të Isa Mustafës i cili në LDK ka ardhur përmes  nëntokës, rrugë të cilën ia ka përgatitur Kolegji RIINVERST, i themeluar po nga Isa Mustafa në vitin 1994, ndonëse atëherë ai ishte ministër me pagë të vogël dhe jetonte në Gjermani. Shtrohet pyetja si ka mundur të ndodhë kjo, apo Isa Mustafa kurrë nuk e paska hequr mendjen për ta ripushtuar Kosovën. Në atë kohë Isa Mustafa bashkë me Bujar Bukoshin  e kanë administruar  tërë buxhetin e shtetit të Kosovës i cili grumbullohej kryesisht nga veprimtarët e LDK-së të cilët Isa Mustafa kurrë nuk i njohu si qytetar të Kosovës, ashtu siç nuk e pat njohur as dr. Ibrahim Rugovën si President të Kosovës. Ai bashkë me Bujar Bukoshin, me parat e 3%, (fond në të cilin kam paguar unë rregullisht), por jo edhe Isa Mustafa, as zvarranikët e tij në diasporë, e aq më pak adoleshentja e asaj kohe  Mimoza Lakna. Flitet se ata kanë bërë pazare të mëdha, po ashtu është përfolur se me infuzionet e Bujar Bukoshit është nis gazeta “Bota sot” e cila në fillimet e saj ka pas politikë të ashpër kundër LDK-së dhe dr. Ibrahim Rugovës. Po ashtu flitet se një dosje e madhe kundër Isa Mustafës është në shqyrtim të prokurorët  e shtetit dhe te ata të EULEX. Shumë nga këto gjëra i di edhe vet gazetarja Mimoza Lakna, por siç shihet ajo nuk paska dert, madje ajo nuk foli as kur shoferet e ministrit Arban Abrashi, më 20 maj 2016, tërhoqën zvarrë një zonjë, një damë dhe një intelektuale siç ishte Donikë Gërvalla. Por sikur dikush t’ia tërhiqte zvarrë gruan, motrën dhe nënën, Arban Abrashit, kjo gazetare do të shkruante fejtone duke na shitur moral  se familja është e shenjtë dhe e paprekshme, ashtu siç çirrej dikur për familjen e Isa Mustafës?!…

Sigurisht sukseset e Isa Mustafës e kanë ekzaltuar gazetaren e famshme Mimoza Laknen e cila sikur ka marrë mision për ta mbrojtur Isa Mustafën edhe atëherë kur nga Kosova dolën mbi 100 mijë qytetar, edhe atëherë kur Isa Mustafa shkel kushtetutën, edhe atëherë kur ai  lënduar procesin zgjedhor duke mohuar jo vetëm votën e lirë, por konkurrencën. Për Mimoza Laknen nuk ka dert pse Isa Mustafa i ka humbur nja 5 palë zgjedhje dhe është duke shkatërruar LDK-në, sikur kjo zonjushë nuk ka dert pse Isa Mustafa me klikën e tij, deshi me ia falë një copë Kosove Malit të Zi. Por më terë elanin e saj ajo po i shërben Isa Mustafës për t’i bërë zapt edhe ata pak zëra kundërshtues dhe po i ndihmon Isa Mustafës sidomos për të shkelur një proces të rregullt zgjedhor i cili ka ndodhur në dy  Degët e LDK-së në Diasporë. Mimoza Lakna është shndërruar në një daulle për ta mbrojtur të keqen, prandaj ajo këtë e bënë duke iu rënë në qaf personaliteteve akademike që i ka LDK-ja siç janë Vjosa Osmani dhe Donikë Gërvalla, të cilat shkollimet i kanë të përfunduara në qendra të mëdha botërore, prandaj themi se Mimoza Lakna nuk është serioze as kur ka deklaruar se hapësira e gazetës “Bota sot”, qenka e hapur edhe për këto zonja, në kohën jo që censuron, por edhe e heq tekstin nga konteksti, ndërsa për Degën e LDK-së në Zvicër, mendon se kryetar është humbësi i dyfisht dhe argëtohet me pseudopublicistin për të cilin ne në Zvicër mendojmë se është “Secondo’s nga familja Gorill”. Ndonëse Mimoza e di se ky grup injorantësh po mbështeten në mënyrë antistatutare nga kupola e krimit e cila është instaluar edhe brenda LDK-së. E pse asnjëri nuk ka guxim për tu ballafaquar me dokumente, e fakte përballë kryesisë legjitime të Degës së LDK-së e cila ka dal nga një proces i rregullt dhe demokratik, le të mbetet çështje etike për këtë gazetare jo serioze.

Jo serioziteti i saj shihet edhe kur mendja e saj paska dashur që brenda një komenti t’i fus edhe pikëpamjet e shtresës akademike siç janë Vjosa dhe Donika duke i ballafaquar ato mendime me analfabet klasik, e injorantë siç janë Haki Latifi dhe Xhevat Rexhaj, të cilët vetëdijshëm janë shndërruar në servilë dhe merionetë të Isa Mustafës.

Por Kosova dhe tërë Diaspora e di se në emisionin e Zonës Express “Vjedhje në kohë lufte – pjesa e parë”, përveç ato që i dëgjuam për Isa Mustafën dhe klanin e tij, aty u pa se figuronte edhe emri i Arif Baftiut, që  ka zbardhur tërë alibinë e shpifjeve për gjoja parregullsinë  që paska ndodhur në procesin zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër.

Po pse Mimoza Lakna edhe në raport me mua tregohet kaq hipokrite nuk e kam të qartë, pasi ajo të paktën për hir të atyre 18 librave dhe të atyre 26 vjetëve veprimtari në LDK-së, e veçmas pasi paraprakisht i i kam kërkuar korrektësi duke i thënë të mos shkurtohet dhe as të hiqet nga konteksti.  Në këtë pikë mendoj se është dashur të ndërhyjë vet pronari i gazetës z. Xhevdet Mazrekaj i cili ka pasur obligim moral të mos lejoj kaq shumë shpifje dhe kaq shumë gënjeshtra kundër meje dhe kundër Degës së LDK-së në Zvicër,  në kohën kur e din ai se sa shkrime mi ka botuar në gazetën “Bota sot”, për të cilat kurrë nuk ka paguar honorar. Por edhe Mimoza e din fort mirë se çfarë qëndrimi ka mbajtur ky zotëri me të gjithë kolegët e saj gazetarë ku do të duhej që prokurori dhe drejtësia të ndërmerrte masa juridike. Ndërsa sa për të argumentuar unë po e publikojë një autorizim të shkrimtarit tashmë të ndjerë Azem Shkreli si dëshmi faktike.

Në gjithë këtë zallahi më ka bërë përshtypje një shënim për hipokritët i publikuar në profilin e saj në FB, shkrim ky që katërçipërisht përputhet me karakterin e saj prej një servileje që nuk i ka hije të bëjë këso veprimesh vetëm sa për ti hy në hatër Isa Mustafës, edhe atëherë kur mund të lëndohet personaliteti i individit.

Por edukata e Mimoza Laknes, e cila ka lindur dy vjet pasi është themelua LDK-ja, i lejon asaj t’i lëndon personalitetet për të cilën listën ia kanë dhënë Klani që ka kapur LDK-në, sepse dikush i ka sfiduar të gjitha prapështitë duke i sfiduar kohërat me sukses.
Mimoza Lakna, ka shkelur kodin etikë të gazetares, madje si hipokrite që është dëshmuar, asaj nuk i ha palla për asgjë, as për fytyrë e as për etikë të gazetarisë. Por unë nuk e di cila nënë e paska edukuar, cili babë e paska këshilluar e cila shkollë e paska përgatitur për të ndërtuar e sajuar shkrime mbi rrenën dhe mashtrimin.

Të shpresoj se Mimoza nuk do të përpiqet më për të shantazhuar personalitet publike, sepse ajo duhet ta din se koha e Isa Mustafës po përfundon, madje ai do të shkojë me damkën ma të keqe nga posti i kryeministrit, por shkrimet e Mimozës do të mbesin si njollë në personalitetin e saj, ashtu siç iu kanë mbetur nga koha e LKJ edhe kolegëve të saj të cilët të ekzaltuar nga rikthimi i komunist Isa Mustafa në LDK, jo vetëm se hynë me eufori në LDK, por janë bërë avokat të Isa Mustafës dhe të politikës së tij antidemokratike dhe antirugoviste.

 

MIMOZA LAKNA KA HI LAKNAVE (II)

(Këtu është komunikimi origjinal me Mimozën)

 

  • Biseda ka filluar me E premte

2016-06-17 5:34.MD

Mimozë R. Lakna

Pershendetje i nderuar z. Dibrani, shpresoj se nuk po ju pengoj. Ju lutem mund ta kem nje prononcim nga ju lidhur me kete ceshtje: A keni perkrahje nga Familja Rugova, kur e kundershtoni Kryeministrin Mustafa? Si e komentoni pjesemarrjen e Familjes se Presidentit Rugova, ne cdo ngjarje te thirru nga LDK-ja dhe Kryeministri Mustafa? Me respekt! Mimoze Lakna “Bota sot”

PreYou accepted Mimozë’s request.

2016-06-17 5:45.MD

Shefqet Dibrani

Persh Mimoze jam ne restorant dhe tani kam nje takim. Nese bene ma vone s’ka problem se qenka pyetje qe me pershtatet.

2016-06-17 5:46.MD

Mimozë R. Lakna

Po, patjeter, se kam kohe vetem pergjigjuni, ju falenderoj shume

2016-06-17 5:47.MD

Shefqet Dibrani

Flmn për mirëkuptim.

  • E shtunë

2016-06-18 12:48.PD

Shefqet Dibrani

M.L.: A keni përkrahje nga Familja Rugova, kur e kundërshtoni Kryeministrin Mustafa?

Sh. D.: Me sa di Familja Rugova nuk është e implikuar në kundërshtimet kundër kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, prandaj nuk e kuptojë pse u dashka mbështetja e Familjes Rugova, kur dihet se dr. Ibrahim Rugova nuk ka qen Monark dhe as LDK-ja monarki, për të pritur e shpresuar në përkrahjen apo ndërhyrjen e pasardhësve të dr. Ibrahim Rugovës, në anën tjetër unë nuk jam komunist për të shfrytëzuar autoritetin e familjes për hesape politike siç ka vepruar dhe por vepron kryetari i LDK-së Isa Mustafa, as nuk jam zvarranik i kryetarit të tanishëm të LDK-së, për të kërkuar jo ndihmën por selfie me këtë Familje për t’ma ngritur moralin politik sepse atë e kam fituar me kohë. Janë shkrimet e kohës, (një pjesë e madhe e tyre të botuara edhe në gazetën «Bota sot»), në kohërat më të zeza që kalonte dr. Rugova dhe përgjithësisht Kosova. Si askush tjetër, unë me dinjitet e kam mbrojtur personalitetin e Rugovës, edhe kur ishte në burgun shtëpiak edhe atëherë kur me dhunë e detyruan të shkojë në Beograd. Janë pikërisht një pjesë e këtyre që tashti çirren duke u kapërthurur pas Isa Mustafës që nuk prajnë së mbllaçitur se qenkan rugovista. Janë këta të cilët atëherë ma shihnin për të madhe pse e mbroja dr. Rugovën, e tani të njëjtit shpifin e akuzojnë, madje se kanë dert të shkelin mbi një proces të rregullt zgjedhor që ka ndodhur në Degën e LDK-së në Zvicër. Tani kur merret vesh se kundërkandidati im i cili humbi fiasko u pa se paska qenë pjesë e UFORK, fond ky që tashmë po hetohet nga Prokurori e Shtetit të Kosovës. Po ashtu nuk duhet të harrohen se janë pikërisht shkrimet e mia që hedhin dyshime për vdekjen e natyrshme të presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, sikurse është prijatar edhe trajtimi i «Sakrificës si KULT, në lëvizjen paqësore të dr. Ibrahim Rugovës». Në planin artistik është poema «Misionari i paqes» që është cilësuar si një krijim i realizuar artistik. Pra janë këto shkrime e trajtesa, si dhe të paktën mbi 30 takime me të, qoftë të drejtpërdrejta apo nëpër Konferenca Shtypi, nga të cilat mund t’i argumentoj edhe me 4 – 5 fotografi të ndryshme, të cilat më bëjnë shumë krenar për qëndrimin tim parimor për të gjallë të tij, ndërsa tani flas kushtimisht nuk më duhet mbështetja e askujt, por më duhet respektimi i statutit të partisë, si dhe të pranohet koncepti i konkurrencës dhe votimi i fshehtë dhe me më shumë kandidat të cilat i kam sfiduar me sukses.

M.L.: Si e komentoni pjesëmarrjen e Familjes se Presidentit Rugova, ne çdo ngjarje te thirru nga LDK-ja dhe Kryeministri Mustafa?

Sh. D.: Familja Rugova nuk ka pasur nevojë t’i bëjë kaq shumë selfie kryetarit të tanishëm të LDK-së z. Isa Mustafa i cili çdo gur ka lëvizur për ta penguar lëvizjen paqësore të dr. Ibrahim Rugovës, kurse pas vdekjes ai dhe Bujar Bukoshi kanë bërë çmos për ta nëpërkëmbur autoritetin e kësaj familje, ngjarje kjo që është zhvilluar sikurse në filmin «Bandat e Marsejes – Marseille Bande», prandaj e them me përgjegjësi se Familja Rugova gjithçka është dashur të pranojë, por në asnjë mënyrë nuk është dashur të lejoj që në shtëpinë e tyre të shkeli këmba e Bujar Bukoshit, Isa Mustafës, Hashim Thaçit dhe ajo e Kadri Veselit, të cilët për të gjallë nuk kanë arritur as ta vrasin dhe as ta mundin politikisht. Janë këto arsye pse ndjehem i ndërgjegjshëm për të gjitha shkrimet e mia për të gjallë të tij, dhe për qëndrimet që kam mbajtur edhe pas vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Pavarësisht rrethanave unë ndjej dhe ruaj një respekt të veçantë për Familjen Rugova, kurse ata që shpifin i ftojë publikisht le të publikojnë ndonjë fakt i cili mua më bënë të ndjehem keq, qoftë në raport me Familjen Rugova, me LDK-në apo edhe në raport me Kosovën.

  • E shtunë

2016-06-18 8:49.PD

Shefqet Dibrani

Përshëndetje Mimoza, fillimisht të falënderoj për interesimin për të marrë opinionin tim rreth atyre çështjeve, prandaj nuk e di sa e ka plotësuar kërshërinë tuaj, kjo përgjigje imja, por u detyrova të lëshohem edhe në disa çështje të tjera pasi edhe nga gazeta “Bota sot” është tepruar me njëanshmëri dhe nuk ka të ndalur me përpjekje për të njollosur personalitetin tim, dhe për më keq për të devijuar një proces zgjedhor shumë të rregullt që ka ndodhur në Degën e LDK-së në Zvicër. Vet fakti se emri i kundërkandidatit tim për kryetar Dege, Arif Baftiut, u pa në stafin e UFORK, në emisionin e parë “VJEDHJE NË KOHË LUFTE”, duhej ta trondiste jo vetëm prokurorinë e cila po merret me këto çështje por edhe redaksinë e gazetës “BOTA SOT”, e cila bart mëkatin e gjithë krizës në Degën e LDK-së në Zvicër. He nejse të mos bezdisë…

*** Personalisht po ta them edhe ty ashtu siç e kam theksuar publikisht, por e kam përsëritur edhe në një debat televiziv, se edhe Zotin nëse do ta zbresin në tokë askush nuk do të gjejë një njollë në personalitetin tim që më bënë të ndihem keq. Pra e gjithë veprimtaria ime politike këtu e 26 vjet në LDK dhe të gjitha angazhimet tjera publike i kam mbuluar nga xhepi im, nuk i kam borxh askujt prandaj nuk e kam ndërmend të përmirësohem. Kij parasysh se për të gjitha shkrimet e mia publike, qoftë këtu në gazetën “Bota sot”, por edhe në gazetat tjera kurrë asnjë cent nuk kam përftuar në shenjë honorari. (Përjashtoj këtu nja 5 muaj me një pagë 50% kur kam pas punuar në redaksi). Edhe botimi i librave është punë e xhepit, për të cilët nuk më duhet t’i përkulem askujt.

Prandaj të lutem për mirëkuptim, por shkrimin – përgjigjet e mia, mundeni të mos i botoni fare, këtu s’ka hidhërim, por atë që e botoni ju lutem për korrektësi absolute dhe të mos shkëpusni gjë nga konteksti i mendimit që mund të kuptohet e interpretohet ndryshe.

Respekt! Sh. Dibrani

2016-06-18 9:05.PD

Mimozë R. Lakna

I nderuar, te falenderoj shume per pergjigjen. Shkrimin nuk e kam perfundu ende. Per cdo gje te njoftoj. Me shume respekt! Mimoza

2016-06-18 9:11.PD

Shefqet Dibrani

Mimozë të lutem për mirëkuptim, vetëm gabimet e qëllimshme më vrasin, rastësia është pjesë e punës, por ato janë të pakta.

2016-06-18 9:12.PD

Mimozë R. Lakna

Gjithesesi