*Mikut tim Skënder Kapiti

I dashur Skënder,

          Urime nga zemra për këtë Përkujtesë mjaft kuptimplote, me të cilën i jeni drejtuar popullit shqiptar të Republikës së Kosovës, të asaj Kosove të shtrenjtë, të cilën Babai im i ndjerë Hasan Ymeri (1890-1970), veteran i Luftës së Vlorës, i dekoruar për veprimtari patriotike në vitin 1965, e quante “Koka e Shqipërisë”, Dhe me të vërtetë, në historinë tonë kombëtare, Kosova ka shëbyer si “tanksi i kreut” në mbrojtjen e identitetit dhe të dinjitetit tonë kombëtar. Prandaj jo më kot ajo, nga bërlloku i tradhtisë së rëndë të kryetradhtarit Hashim Thaçi dhe të bandës së tij, nxori në skenë dy politikanë emblematikë – Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, tek të cilë janë varur të gjitha shpresat se ata do të jenë ndëshkuesit më të rreptë të tradhtisë së kastës politike tradhtare dhe kryehajdute të periudhës 20-vjeçare dhe paditësit e palëkundur të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për pagimin e dëmshpërblimit përkatës për të gjitha shkatërrimet dhe tragjeditë që i shkaktoi Kosovës gjatë luftës. Autoriteti i tyre do të shtohet edhe më shumë kur Albini dhe Vjosa ta kthejnë Veriun e Mitrovicës përfundimisht nën administrimin e shtetit të Kosovës dhe të zhdukin prej andej shtetin paralel që ka ngritur Beogradi kriminal. Le të shpresojmë se “filizat” e Albinit dhe të Vjosës do të mbijnë dhe do të rriten edhe në krejt trojet tona etnike, duke filluar nga atdheu amë, të cilin Rama e ka shndërruar në shtet privat dhe bën me të si i do qejfi, nga trojet tona etnike në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut dhe në Çamëri.

          Me respekt dhe mirënjohje të thellë.

Eshref Ymeri

Los Anxhelos, Kaliforni

14 janar 2021

*Titulli i redkasisë