Mihail Aleksandroviç Shollohov (1905-1984)

shollohov kpSHOLLOHOV (Михаил Александрович Шолохов ) është shkrimtar sovjetik, i lindur më 1905 në Kruzhilin pranë Veçenskajës dhe jo larg brigjeve të Donit. Nobelist për Letërsi  (1965) dhe i preferuari i i regjimit të kohës së vet i cili e konsideronte si shkrimtarin më të madh të realizmit socialist.

Fëmininë e kaloi në fshatin kozak kurse më 1918 regjioni u përfshi nga lufta qytetare ku çollokovi rradhitet nga ana e Armatës së Kuqe. Pas luftës shkon në Moskvë dhe pas disa punëve në ndërtimtari dhe disa zeje tjera të vogla, ndjek një kurs për formimin e shkrimtarëve dhe punon për disa gazeta. Hyn në qarqet e Komsomol-it dhe Gardës së Re : më 1924 këthehet në venlindje dhe në vitin vijues publikon novelat e tija të para të quajtura Tregimet e Donit. Po këtë vit, filloi të radaktoj romanin Doni i Qetë, epope e gjërë mbi fshatarsinë ruse që në brendi është shum e afërt me romanin e Tolstoit Lufta dhe paqa. Vepra flet për tronditjet kozake gjatë viteve 1912-22, është përplot me personazhe të vërtetë e fiktif kurse kryeprotagonisti Melekov lëvizi nga ana e kozakëve dhe u bë me sovjetët e kuq gjë që pasqyron bukur të gjitha sëmundjet dhe vuajtjet e kohës. Vepra është në plotëkuptimin e fjalës shprehje e një talenti të pamohueshëm por atë e mbulon një velll i rëndë i vërtetësisë së autorit. Në fakt, debatet në mes intelektualëve akoma janë shuar plotësisht. Disa mendojnë se romani, ose më saktë, pjesa e parë e tij është e « huazuar » nga oficeri Kriukov i cili u vra gjatë revolucionit. Sollzhenjicin dhe R. Medvedev mendojnë se të dallimi i madh i kualitetit letrar midis kësaj vepre dhe pjesës tjetër të çollokovit si dhe niveli arsimor i tij janë një evidencë për dyshim mbi autenticitetin e Donit të qetë mirëpo si ti besohet sidomos Sollzhenjicinit. Derisa Shollokov lëpihej me Sovjetët, Solzhenjicin e bënte të njejtën me perëndimorët… Si do që të jetë, më 1991 Lev Kollodnji gjeti një dorëshkrim për të cilin « shkenca » vërteton se është shkrimi i autorit Shollokov…

Pas kësaj kohe, vjen një periudhë e qetë pa publikime sinjifikative por edhe ajo që publikoi nuk meriton ndonjë qasje më të madhe, sidomos novela Fati i njeriut nuk ka asnjë vlerë artistike letrare për të cilën thuhet se «… është vepra më e dobët e prodhuar (shkruar) nga nga një laureat i Çmimit Nobël… »

Ndër veprat tjera dhe pas një flirti dhe servilizmi me pushtetin në romanin Podniataja celina (1931-1959, “Çmimi Lenin” 1960), Shollakovi nisi romanin « Ata kanë luftuar për atdhe » por të cilin nuk pati mundësinë ta përfundoj (1943-1969).

Vdiq më 21 shkurt 1984.

Veprat më të njohura:

  • Donski raskazi, 1925
  • Lazorevaja Step’, 1926
  • Tihi Don
  • Podnjataja celina, 2 vol. 1932-1960
  • Oni srajalis za rodinu, 1942
  • Nauka Nenavisti, 1942
  • Slovo o Rodine, 1951
  • Sudba çeloveka, 1956-1957

rm/filolet