Metamorfoza nën pushtetin e qenieve të errëta (VIII)

Sa larg shkojnë shtrigat

-VIII-

Nga Reis Mirdita

Në të bëmat e tyre, shtrigat nuk njohin kufij. Edhe pse mundësitë e tyre janë të vogla në krahasim me qeniet e tjera të errëta, ato bëjnë tortura të mëdha. Janë shumë aktive dhe kanë fuqinë e manipulimit të metamorfozës psikologjike të viktimave të tyre. Vet ato, kur janë të përfshira dhe  të ndihmuara nga xhindet, kanë aftësi që brenda minutës, të lëvizin në largësi të mëdha për të cilën këmbësorit i duhet shtatë ditë. Shtrigat nuk ekspozohen si të tilla dhe nuk lavdërohen me mundësitë që kanë! Kjo është praktikisht kryesorja që i dallon nga sihirbësit të cilët janë një rang më lart në strukturën e ngritur dhe koordinuar nga xhindet. Veprimet dhe arritjet e tyre më dramatike janë se ato arrijnë të kenë marrëdhënie epshi me njeriun e thjeshtë, e familjar dh po të njëjtit ia bëjnë dëshirë të pashtershme marrëdhëniet jashtëmartesore, njëgjinore, gjaktrazimin sikur edhe humbjen e ndjenjës (dhe ndërgjegjes) të dallimit të moshës. Në raste të vetmuara ata kryejnë edhe vrasje mizore duke pasur kujdes të veçantë në zgjedhjen e viktimës. Ato nuk sulmojnë haptas dhe kanë kujdes  nga persona të vendosur e të pathyeshëm lehtë.

Shtrigat nuk janë të nënshtruara urdhrave; ata veprojnë krye në vete, të vetme apo në bashkësi. Nuk kanë vendtakime të posaçme përveçse pjesa superiore e tyre që kanë gjakun e përzier me xhinde, të njohur në popull si “njerëz që kanë xhinde në bark”. Këto të fundit, janë të obliguara të paraqiten për çdo natë “Te shelgu”. Shelgu është i vetmi vegjetacion i lidhur kryekëput me xhindet dhe i dënuar, kështu, ai nuk shkon përpjetë dhe vaji me lot i tij nga të keqtë, nuk ndalet kurrë. Ja kjo është edhe kryesorja se pse familjet e shumta, pra pjesa dërmuese, nuk mbjellin e as nuk lënë të mbijë rastësisht shelg në oborrin e tyre. Natyrisht, shpija me krejt çka ka, frymë e pasuri, nuk ngrenë kokë; shkojnë në kalavarje, sikur shelgu lotues.

Në historinë e Xhanes me të vëllain Dilin, të cilës po i kthehemi tani, do të shohim se në oborrin e tyre ku kalonte një vijë e vogël uji, në momentin kur mbiu shelgu breg përroit  pranë rrugës që çonte për në qytet, kishte mbi një më i vogël por me gjethe më të hidhura…

***

Në kohën që Xhanen e përdhunonin me lojërat e tyre të epsheve të çartura, i vëllai Dili, i binte rrotull pazarit e qytetit sikur i çakallosur; i dukej vetja ujk, ari, lepur, mi … dhe djersitej e mërdhinte në të njëjtën kohë. Metamorfozë pas metamorfoze gjer në skajshmëri. I rraskapitur plotësisht, filloi të mos dallon më gjendjen e tij të vërtetë, herë ishte kafshë, herë njeri. Dhe kur merrte në kokën e vet formën e njeriut, diçka e shtynte të qajë por medet, jo më sikur qarja kur ishte fëmijë e turrej në shtëpi duke thirrur në ndihme mëmën. Jo, jo, tash kishte dëshirë të pëllasë dhe e shihte veten lopë, të hingëlloj dhe e shihte veten mëz, të ulërij dhe e shihte veten ujk… Në këtë përshesh ndërrimesh pafund, i erdhi një zë i përvuajtur i motrës. E thërriste disi nga larg duke i bërë me shenjë të afrohet. Iu kujtua se duhej ta merr në perëndim të diellit dhe disi iu ringjall forca dhe hoqi rrugës së pluhurosur, drejt vendit ku kishte lënë Xhanen.

Një siluetë lakuriqe u duk në horizont. Dili u çlirua nga piklat e zeza në mendime të cilat i zunë vendin e dëshirës së epsheve. Shtrigat edhe njëherë ngatërruan rezonimin e të riut i cili tash shihte një femër engjëllore disa hapa larg. Ajo e priste e buzëqeshur dhe krahëhapur princin e ëndrrave; e trullosur në anën e vet iu hodh në përqafim. Të pafajshëm të dytë, viktima të shtrigave dhe xhindeve, përfunduan në gjaktrazim.

(Vazhdon)