Metafora e fjalës

Poezi: Xhevahir Cirongu

Metafora e fjalës

Ashtu si vera e bardhë

Kur hidhet në gotën e qelqit,

Te fjala e shpirtit tonë rrinë

Të gjitha metaforat e vargut.

 

Seç  fryn puiza e erës vjeshtake

Dhe fjala me aromë molle dehur,

Për te vargu i poetit ecte

Diku shtigjeve të jetës

Nëpër degët e pemëve ngecur.

 

E dua metaforën e fjalës

Ajo  gjumin e bën në fole zogjësh;

Në gotën gjen  verë e vesë

Saqë vargjet e poetëve bëhen

Si mjalt  në koshere bletësh.

 

Poetëve metaforat seç u rrinë

Gjithmonë në shpirt menekshe,

Çuditrisht ato s’heshtin kurrë

Deri skuteve edhe nën dhe.

  Durrës, 23 korrik 2017