MERXHAN BADALLAJ,”TOGERI” I UÇK-ËS DHE I BURGOSUR POLITIK

SOT, U SHUA  MERXHAN BADALLAJ,”TOGERI” I UÇK-ËS DHE I BURGOSUR POLITIK

*Ky burre, vite te tera eshte dergjur kazamateve serbosllave
*Me 28 mars 1989, per Demonstratat e Zhurit,kerkohej denimi prej dhjete vjete deri me vdekje
* I bashkohet UÇK-es, merre shume mirenjohje,shpallet VETERAN dhe tashme populli dhe ushtaret kodo qe jane e njohin TOGERI
* E ka prekur semundja e mallkuar,por do ta mposht edhe kete si i ka mposhtur serbianet
.

Shkruan:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Rreze malit, aty ku nuk pyesin lisat sa i leshojn rrenjte thelle, Sexhie dhe Istref Bajres-Badallaj, i lind femiu i dyte sipas radhes Merxhani. Merxhanit per here te pare i bie koka ne dyshek  ne vitin 1956. Vaji i tij foshnjarak shoqerohet me krisma pushkesh e mamezerresh.
Xha Istrefi zerzek, nuk kishte dert se e degjonin afijet dhe policia serbiane,merre pushken e krahut te varur ne gozhden 16-she,per te dhene lajmin se i lindi djal. Me gishtin tregues i ngre kamzen dhe me bresheri  derdh plumba qiellit te hapur. Blerinave te gjelbruara, qe syri te sheh vetem malin dhe fushat e pafund drejt Shqiperise, Merxhani rritet dhe filloi te burrenohet me shpejt. Zogjte dhe bilbilat e malit i´a nxirrnin gjumin heret dhe posa hap çerpiket e syrit sheh perballe Pashtrikun Plak. Si i vogel i shendriste NURI dhe bente me gisht duke thene:Atje eshte Shqiperia,ku fshatrat shiheshin pa dylbi fare…Ujin bilur e piente atje tej te gurrat e Shkozes dhe Vermices,sepse vendi ku jetonte ky çapkan ishte i thare dhe pa uje fare…
Shtepia e tij ishte e fundit dhe shikoje vetem bjeshken dhe te ecje dite e nate do te shkelte kemba dhe te shihte syri vetem ndonje shtepi te Shqiperise. Mu per kete, ishte e pamundur te rrethohej vendi i tij me mure dhe kishte bere shume qen qe nuk i ndalte as pushka e hekurt. Bente konkurence Fehimi i Tahirit, Xhema i Banushit dhe Selmani Shemes por ishte e kot. Te gjithe qenve u kishte vure emra,i mesonte ka te shperndahen,ke te sulmonin dhe me nje fishkllim goje, vone beri bilbil (pip) referi, si vetetima i vinin para kembeve… Kohen e lire shpeshhere e kalonte nen hije te dudit duke i fryre kavallit te gjate, me sy te ashper te futur pak ne kocka,taman si kreshnik mali,buzet dridheshin si ne te ftohur dhe ata qe e degjonin shperthehenin ne vaj…
Jeten e kalon burgjeve
Ishte i ri shtalb ku do te perballet me ligjin dhe kazamatet e ftohta te regjimit fashist te Titos. Serbosllavia ne Zhur, dergonte çaushet me te tmershem per te bere ZAP kete ane dhe fshatrat perreth. Duhej te ishte i kalitur dhe shume i besuar dhe i deshmuar nga gjaksoret serbo-çetnik,per te ardhur “komandir milicie” ne Zhur. Mjerisht, ka torongop,hajvan dhe kodosh, sa thone ky ka qene i mire duke mos kuptuar hilen serbe. Keta dylberet nuk mendonin fare se Serbia ne Zhur afer kufirit nuk dergon çaush do si do. Bile, disa i kane shtruar sofrat bashke,kane pire e kane ngrene duke bere gosti me def e violine, i kane ndihmuar argat per dru, duke ngre me krah si buajt e Banates dhe i ftonin per Mevlud keta kriminel milicie. Keta natyrisht kishin te drejt te thonin,sepse te ishte bere kiameti ishin te mbrojtur nga kjo zezenaje ulkonjash.Ne i dijm te gjitha keto dredhi ndjellakeqe serbe…
Te japim nje shembull me fakte: Ne e dijm se klyshi serb,RRustem Ramosaj,ke e ndali te mos del ne luften e Zhurit, me 28 mars 1989, qe dridhi themelet e Jugosllavise fashiste,derdhen bresheri plumbash ne kokat zhuriane duke vrare e plagosur si ne Kandahar dhe per burgosjen e te rinjeve, dekorohet me MEDALJEN PER TRIMERI NGA KRYETARI I JUGOSLLAVISE TE ASAJ KOHE BORISAV JOVIQI,serbi dhe antishqiptari i perbetuar, qe do t´iu flasim me vone…
Dhe se shpejti do marrin pergjigjen nje klysh i Nikola Lubiqiqit,dezertor dhe nje klysh i Stojanit qe paska folur kinse nuk i kemi vizituar varret e Deshmoreve- Keta zuzare te Stojanit, nuk e dijn se Gjoni, gjate vizites te varret plisin e bardhe te tij me vuri ne koke,paska folur edhe nje bir rrospie perse shkruajm per Deshmoret. Nuk do ishte keq te pyet se dikur moti, ne shtratin e ashiknise eshte harruar kapela e jaranit…
Po perse nuk flisni se si e vodhet popullin,shtetin dhe me triskat qe i nderroni te turqit ushqenit femijet,se si i sherbenit klubeve jugosllave,se si vidhnit ari dhe firmat ja ndalonin 500 metra, se si e quanit UCK-en dore e Sheshelit,apo deshironi t´i beje publike procesverbalet… Se shpejti do merrni pergjigjen e merituar, more budalla me oke e derdimen…
Merxhani, qe ne anet tona njihet si Gjoni i Istref Bajres edhe vete nuk i di te numroj vitet sa eshte dergjur burgjeve serbe. Ky burre nuk i duronte padrejtesit,dredhite,te pabeset,se mos te flasim per tradhtine. Reagonte aty per aty dhe shume ashper! Shpeshhere do kacafytej edhe me milicine dhe drejt e ne burg. Çuditerisht, burgjeve dergjej per te tjeret dhe jo per veti. Eshte kacafytur me çaushet me te tmershem dhe ku tjeter perp[s drejt e ne burg. Ne shume vende te Jugosllavise gjakatare ka provuar dysheket dhe stramallicet e burgjeve te tmersheme pa i bere syri ferr…
Merxhani nga zullumi i Serbise ik ne Shqiperi
Ç´eshte e verteta, nuk me kujtohet saksisht se naten e kallnorit apo te frorit, vetem e di se ishte ftoft dhe acar,kur Gjoni iá mesyn Shqiperise. Ik fikall veten bjeshkeve dhe shkembinjve te thepisur pa u trembur fare. Ruges mund te kene zene prite ushtaret roje te Serbosllavise. Nuk kishte “STOJ-NDAL” per shqiptaret. Po menjehere gjuanin bresheri automatikesh. Pasiguria tjeter ishte se mali kishte edhe kafshe shume te rrezikehme qe mund te shkyenin cope-cope. Po Gjoni si Gjoni nuk trembej fare dhe ecte serbez drejt Shqiperise. Kurre nuk eci pa arme;nogante,thike e brisk rroje  az i thoshte briski rruzes dhe i jepnin force. Kushe e di se sa e sa here policia ua kishte marrur. Ata merre e Gjoni bli serish…
Merxhani, si shkrova me larte ne kete ane njihet si Gjoni, humbi pa shej e pa dok. Lajmi u perhap se Gjonin ndoshta e kane vrare se i shkokordhonte dajak policet, e kane ngrene egersirat e lloj-lloj tashe e themesh. Si sot me kujtohet,ndjese paste nena Sexhie erdhi ne shtepine tone dhe pyeti se a di gje per Gjonin…?
-Jo, i thash dhe ishim bere te gjithe merak! Do kalonte nje jave,edhe nje jave dhe nje jave tjeter dhe nuk kishim lajm (haber) per Gjonin. Pak dite me vone u perhap nje lajm se lumbardhi e kishte nxjerrur nje n jeri te vdekur ne breg lumi. Xha Istrefi u nis per te identifikuar, nena e Gjonit,fshehurazi me tha :”Ec bre Reshat edhe ti me nonen me te e kqyre”. Nuk ishte Gjoni. Gjoni luante shah me ushtaret e Enver Hoxhes dhe po ja bene me hile edhe atje nuk i duronte padrejtesise…
Pas nje kohe Gjoni kthehet serish ne Kosove duke e marur ne pyetje sherbetoret e fashizmit qe ne i quanim spiunet. E pyesnin perse ike,ç´ke pare atje,çka te pyeten, e shume e shume pyetje tjera Gjoni mbahej dhe nuk guxonte kush t´ia fyej Enver Hoxhen. Edhe sot kur po i shkruajm keto rreshta Merxhani ne murin e dhomes e ka fotografine e Gjeneral kolonel, ENVER HOXHES. Nderkaq, jashte, ne murin e shtepise,aty ku kalojn kalimtaret e rastit, e ka fotografin e komandantit legjendar te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, ADEM JASHARIN…
Merxhani i Istref Bajres, si Qorr Ilazi
Gjoni kete emer e ka nga une. Ata qe nuk kane degjuar se kush eshte QORR ILAZI, te klikoni ne yutube dhe te degjojn kengen e ketei trimi. Meqe shume vite te rinise kalbej dhe dergjej neper kazamatet e kasaphanet te Jugosllavise titiste,rrihej me polic e gardian burgu dhe nuk trembej fare dhe i kercnonte se do i hedhe granata dore (Gjoni i thoshte bume), me vajti mendja te quaj qorr Ilazi. Do ju rrefej diçka…:”Ecnim naten pa hene drejt bjeshkes. Ishim nje grup shokesh;Une,Gjoni,Syla,Feimi, Zaimi. Pasi beme nje rruge te gjate, te vendi i quajtur ´selia- karika´ Gjoni kerkoi te pushojm dhe te dredh nje cigare duhan me salltanet. Pas pak, une fola,Qorr ikim se na ze e vona. Te njejten kohe edhe nje shok i tha qu qorr,Gjonit ju duk si me perbuzje dhe panje pady bisht sakice ne koke, qe i´u be dite me diell dhe vazhdoi;se me thote Reshati qorr edhe ti a…?
Merxhani ne ball te Demonstratave  te 28 marsit te vitit 1989 dhe fyta-fyt me policet e Serbise
Gjoni ishte shume i ndieshem ne rrafshin kombetar. Nuk diente se cka eshte frika. Kudo e gjeje ne ballin e Demonstratave ecte i veshur me rrobe kombetare. Patllaken e brezit me veti,por jo ne brez,por, i´a jepte shokeve te mbanin se e dinte se kontrollohej nga milicia fashiste serbiane,qe mjerisht kishte shume shqipfoles, qe Gjoni i urrente shume…
Ne tetor krisi protesta gjithepopullore. Organizuam ne Zhur dhe u nisem drejt Prizrenit dhe u ndalem te kuislinget,tradhtaret e Kuvendit Komunal. Hyrem dhjete vete. Gjoni, kur dolem me pyeti:A u morret vesh…? -Jo.mor dhe neser do nisemi per ne Prishtine! Dhe neser u nisem. Dy te tjere futen bishtin nder vege dhe iken si qente gores. Gjoni nuk me la veten ecem deri ne Suhareke dhe atje me dhune morrem autobuset per ne Prishtine. Ata dy qente qe u kthyen prapa i shterngoi UDB-ja duke i thene po shkuat me keta do ju burgosim dhe nga frika u kthyen si langoj. Ne Prishtine u be hallakame,hyrem ne qender sportive. Gjoni me flamurin kuqezi valvitej ne mesin e popullit. Tradhtaret dhe spiunet qe ishin me ne e kishin percjellur situaten per mrekulli. Perpos disa klyshve te fshatit,ne krahun serb ishte edhe  zog shkine, Haxhi Latif Kuçi,klysh i UDB-es, i Arkanit dhe Milan Shipkes. Ky klysh dhe zog shkine do te vi edhe me 28 mars 1989, ne Zhur, si spiun dhe paturpesisht genjen ky bir rrospie kinse kemi mbajtur shirita te kuq ne krah. Eshte shkruar gabel,por ay thote ashkali,nuk guxon te kthehet ne Kosove,ruhet nga serbianet ne France… Dhe ky bilbil kurve thote se Gjoni,ka qene komandir policie…
Per te gjitha keto te zeza dhe pas dhunimit dhe maltretimeve te familjes, i ik gruaja,dy djeme dhe vajza dhe nje kohe jane sheruar ne spitalin psikiatrik. Klyshi i Arkanit, Haxhi Latif KUÇI, mundohet te fus minaren ne thes duke thene se i helmoi Franca, qe askush nuk i beson keti gabeli….
Me 28 mars 1989, krisi lufta ne Zhur
Ishte e marte,28 mars 1989, kur SERBIA I MERRTE ÇDO GJE KOSOVES ME NDRYSHIMET KUSHTETUESE. Zhuri ishte i pari qe do ngrihet per te kundershtuar. Dridhi themelet e Jugosllavise. Gjoni serish do vehej ne ballin e Demonstratave. Dhe pak me vone,perpos spiuneve te fshatit dhe milicve tradhtare shqipfoles do vie edhe eskadoni i vdekjes nga Beogradi…
Pa nje pady,urdheruan ne shkenishte:”Pucaj u masu,jebem vam albansku majku-gjuani ne mas e ja q… nenen e shqiptarit…”. Nga plumbat e automatikeve shtrohishin dhe kositeshin zhurianet. Tre kushurinjt tane u vrane,mbi 52 u plagosen… Flutoronin bjeshke plumbash mbi kokat tone. Gjoni, e merre Xhymshitin, te vrare ne koke dhe e dergon ne ambulancen e fshatit,ku sherbente nje terbesh Ismet Rahte,teknik medicinal. Ay as qe e morri ne dor,ndoshta kishte te drejt sepse nuk kishte shenja jete… Por Gjoni e grushton ate qe Ismet Rahte bie si hu gardhi ne dysheme… Me gjersisht klikoni ne google dhe kerkoni shkrimin me titull:Zhuri me 28 mars 1989,dridhi themelet e Jugosllavise! Nga:Reshat Badallaj…
Per te gjitha keto, Gjoni, do te arrestohet ne fillim te prillit te atij viti. Qente kerkonin koken time dhe mua me arrestojn me 4 maj te vitit 1989 dhe do ngren aktakuzen PP.nr. 75/89,Prizren,19.09.1989 dhe parashihej dinimi prej dhjete vjete deri me vdekje. Gjyqi do mbahet ne fund te dhjetorit dhe ne dieten e gjykimit, Gjoni do lirohet,nderkaq, mua me denojn me tete (8) vjet burg. Kur na derguan ne burg, Gjoni, kerkoi nga gardiani qe te pershendetet me mua! Reshat, nuk kane qare edhe ty pa te leshue dhe gardiani u dalldis…
Hallakame ishte bere ne burg. Njehere,nje gardian e sulmon Gjonin,sepse e kishte pare qe shikonte nga dritarja ime,sepse sa here qe dilte u kolliteshim per te kuptuar se kushn jemi jashte dhjete apo pesmbedhjete minuta. Gjoni,i´a kthen gardianit dhe behet hallakame ne burg…
MERXHAN BADALLAJ NE UÇK DHE MERRE NOFKEN TOGERI
Krismave te para te komandanti legjendar te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, ADEM JASHARIT,pa hezituar fare i pergjigjet Merxhani i Istref Bajres, ky burre i kombit. Merre mamzeren krahut dhe ja jep malit kunder hordhive çetnike serbe,mercenareve rus dhe tradhtareve te kombit. Kudo ne fronte,kudo i pari. Nuk ndalej! Do vdesim per kete toke qe na ka lane ZOTI HISE thoshte Gjoni. Ne lufte hynte pa frike e me kenge. Kendonte ÇERCIZ tOPULLIN, SEFE KOSHAREN, kengen e Lumjaneve…
Kur u çlirua vendi serish Merxhani do hyre i pari ne token e lier por me lote ne sy. Ishin lotet e gezimit dhe te “QAFA E ZHURIT” derdh serish plumba automatikesh duke thene se ne jemi ZOT TE KESAJ TOKE DHE SERBIANET IKEN NE THEQAFJE PER TE MOS U KTHYER ME KURRE NE KETO TROJE…
Merxhani per luften heroike ne radhet e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves dhe si ushtar shembullor do te merre shume mirenjohje. Populli dhe te gjithe ushtaret tashme e terrasin TOGER per kontributin ne rrafshin kombetar vertet e meriton…
Vetem gjakprishurit,kobzinjt dhe langojt nuk e vlersojn kontributin e Merxhanit…
I QOFTE I LEHTE DHEU QE DO T´IA HEDHNI SIPER I SHQIPERISE ETNIKE ! DHEMBJA ESHTE E PERBASHKET DHE GJITHKOMBETARE. LAVDI TRIMIT!
P.S. Per kete burre te kombit do shkruajm nje liber-MONOGRAFI
Me perulje per kete burre te kombit,RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI