Merdhezja e Berat Buzhalës…?!

Reagim:

Zize Liza Pepshi

Z.P.Pepshi(Dhe merdhezja e “çuditëshme” e disa anëtarve të AAK-së, të cilët po vajtojnë më shumë sesa vet PDK-ja, për arrestimin e Azem Sylës)

Kosova ështëtë mbushur e stërmbushur, më gazetarë e analist si Berat Buzhala e buzhalana tjerë, që era gazetarë nuk u vjen.
Buzhala, po na flitka këtu si vajtues për arrestimin e Azem Sylës, dhe po i fajsuaka LDK-në , gjëja për gëzimin e tyre..?!
Kjo nuk paska aq rëndësi, sa ka rëndësi që ra arrestimi i Azem Sylës dhe ua tregoj edhe njëherë fytyren partive korruptuese, më udheheqësit e tyre të korruptuar si: në hajni, larje e shpërlarje parashë, krim të organizuar të të gjitha llojeve më të shëmtuara, deri edhe të vrasjet politike dhe vrasjeve për t’i humbur gjurmet e krimeve që kan bërë gjatë dhe pas lufte, dhe sefundmi tradhetia e Kumanovës. Kjo, tashme dihet, dhe është e qartë se partia e Buzhales dhe partitë tjera motra, të cilat po e vajtojnë rastin e arrestimit të Azem Sylës, jan partitë që dolën nga një thes i mykur në sipërfaqe pas lufte, të cilat formuan rrjetin e tyre të përbashkët më famkeq, SHIK-un,(këtë gjatë lufte) më programin e tij të vetëm: vrasjet politike, nga radhet e LDK-së, bashpunëtoret më të ngushtë të Presidentit historik, Dr. I. Rugova.
E ti, Berat Buzhala, ti, nuk din as ç’ka është UÇK-ja, as ç’far do të thot të funksionoj një shtet demokratik, sepse ti je pjella e PDK-së, së vonuar në demokraci, e para në krim të organizuar. E sa për fundrinë mos flisni Buzhalë, sepse ajo ju takon ju.
Prandaj, e bafshi më shendet arrestimin e Azem Sylës dhe Azem Sylave tjerë që shumë shpejt do të bashkohën në thesin e tyre të mykur që u ngjizen dhe pjellën nga aty.