MEDIAT TË VIHEN NË POZICIONIN E DUHUR

NEBI DRAGOTI

MEDIAT TË VIHEN NË POZICIONIN E DUHUR

Duhet ndryshimi i kahjes: mediat të kthehen në pozicionin  e duhur, të jenë të pavarura e të bashkuara. Të fokusojnë në shkrime kërkesën mbarëpopullore të domosdoshme për zgjidhje dhe jo të çoroditen nga politika e çoroditur, që çorodit e veç çorodit, kur një situate merrrë rrugën për zgjidhje. Çorodisin vetëm e vetëm që t’u realizohet dëshira dhe qëllimi i tyre. Gabon kush nuk e kupton drejt në këtë shtet plot mungesa, pa sistem drejtësie, pa figura të pastra politike, ku shteti ecën kuturru, kur ka qindra punë më të rëdësishme për t’u bërë. Shihet qartë: dëmton kjo politikë, prandaj nuk duhet t’i bësh mbështetje kësaj prodhueseje të të këqijave të këti vendi.

***

Mediat elektronike, ato fonike, shtypi i shkruar duhet të zgjohet, duhet të qartësohet, t’i përgjigjen, të ndihmojnë aktualitetin politik dhe social, që kërkojnë zgjidhje  sa më të shpejt të situatës. Kjo kuptohet si detyra më emergjente, që ndihmon zhvillimin e paqmë  shqiptar. Duhet të largohen nga të qënit sehixhi dhe altoporlant të njërës politikë apo të tjetrës politikë, se, që të dyja, nuk janë në unison për ecuri pozitive për të ndihmuar shoqërinë, që është futur në qorrsokak po nga vetë kjo politikë jo e paqme, që ka ecur shumë mbrapsht në këtë tranzicion mbushur me vepra kriminale të llojeve të ndryshme, që, gjithsecili, i di shumë mirë. Dhe për këto vepra të ndryshme të shëmtuara është anashkaluar dhe asnjë nuk është dënuar. Jemi në kohë, kështu bashkuar në pozicionin e duhur për të shprehur forcën e fjalës përballë të keqes. Edhe mediat e majta, edhe ato të djathta të ndërrojnë kursin, pozicionin, sepse kështu bëjnë detyrën më patriotike. Ky veprim është edhe emancipim politik, është detyrë që e kërkon Atdheu. Objektivi kryesor është: TË BËHET REFORMA NË DREJTËSI DHE TË ZHVILLOHET PROÇESI I VETTINGUT. Këto janë dy shtyllat që forcojnë njëra –tjetrën. Mos të lejojmë që të minohen këto dy shtylla nga kjo politikë çorap. Nuk ka çështje tjetër kryesore dhe pa kurorëzimin e saj, po nuk u kurorëzuar kjo më së miri, Shqipëria mbetet në qorrsokak dhe , ndoshta, keq e më keq. Nuk bëhet zgjidhje tjetër pa u bërë kjo zgjidhje. Këtë përgjegjësi, në mënyrë të ndergjegjshme, duhet ta ngarkojë mbi supet e veta gjithë lloji mediatik.

Tetor, 2017.