Mediat mercenare, pushteti dhe pseudoopozitarët janë kundër L. Bashës

Mediat mercenare, pushteti dhe pseudoopozitarët janë kundër L. Bashës

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nuk është aspak e vështirë për të konstatuar atë që edhe gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021,por edhe tani për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike atë se: llumi mediatik, sharlatanët gazetarë, opinionistë e analistë dhe mediat televizive dhe ato gazetareske në përgjithësi  dhe me ndonjë perjashtim tepër të rrallë,pra pothuajse të gjithë akuzojnë,shpifin , trillojnë e propagandojnë kundër Lulzim Bashës, ashtu sikurse dikur në komunizëm kur tërë struktuara mediatiko-propagandistike që sulmonte imperializmin dhe  liberalizmin e  kapitalizmin perendimor. Kjo tregon se madiat dhe televizionet në Shqipëri  janë avokate te pushtetit,janë majtiste dhe mercenare e servile. Ato me anë të sulmit që i bëjnë Lulzim Bashës në fakt ato e kanë kundër të djathtës shqiptare në tërësi dhe kundër Partisë Demokratike në vecanti.

Mediat në Shqipëri, në përgjithësi përdorin me mjaft finesë edhe shpifjet, edhe mashtrimet,  edhe proamerikanizim fallco, edhe gënjeshtrat e manipulimet  por sidomos hipokrizinë ashtu sikurse  që i përdor ato edhe e majta neokomuniste shqiptare, Partia Socialiste.

Mediat shqiptare të Tiranës , pra në përgjithsi dhe me ndonjë përjashtim të rrallë, djallëzisht bëjnë sikur u vjen keq për demokracinë, për shtetin ligjor, dhe për opozitën. Për  PD-në, bëjnë sikur shqetësohen  pse ajo humb zgjedhjet por nga ana tjetër nuk lënë sulm pa bërë si kundër Sali Berishës e ashtu edhe kundër Bashës, por edhe kundër kujdo tjetër të djathti që pretendon që ta fitojë të drejtën e liderit të Partisë Demokratike.

Qëllimi i tyre është tinëzar e djallëzor në shërbim të synimit të përcarjes dhe të nxitjes së zenkave dhe dobësimit sa të munden të PD-së.

Për mediat shqiptare në tërësinë  e tyre,  asnjë nuk është i mirë në PD, sado  edhe poqe ai edhe i aftë, i ndershem, edhe patriot, vizionar dhe proamerikan si Basha, por edhe po të jetë ta zëmë edhe kundër Berishës bie fjala, mediat sot  dhe pushteti i sotëm në Shqipëri e urrejnë atë.

Ata të cilet më së shumti nuk e duan fitoren dhe suksesin e Bashës , ata nuk e duan kurrë që të ketë një Parti Demokratike të fortë e të konsoliduar. Në misionin sot antiPD e antiBASHA të shumicës së mediave në Shqipëri , ato kanë edhe dy aleatë të tjerë , të cilët janë pushteti i Edi Ramës ,i cili është sponsori kryesor i këtyre mediave mercenare, të cilat duket sheshit se janë zgjatim i pushtetit të tij. Dhe aleat tjetër antiBasha mediat kanë edhe dështakët, egoistët,inatxhinjtë dhe ata të cilët kanë përfituar e spekulluar me Partinë Demokratike,ata të cilët e kanë shfrytëzuar Partinë Demokratike për përfitime dhe për interesa personale , si ata që janë larguar , por edhe ata që përpiqen sa të munden për spostimin e largimin e Bashës dhe rifitimin e privilegjeve të dikurshme që kishin në PD.

Pra, aleanca antiPD: Mediat, pushteti, mercenarizmi politiko-mediatik dhe   dështakët e PD-së po përdorin të gjitha marifetet djallëzore, shpifarake e intriguese me qëllim që mos të zgjidhet Basha kryetar i Partisë Demokratike. Por një gjë e tillë do të dështojë , pasi antarësia e PD-së e dinë shumë mirë se Basha duhet dhe do të zgjidhet kryetar i PD-së. Partia Dermokratike nuk humbi zgjedhjet prej Bashës,por zgjedhjet u blenë nga pushteti, nga pushteti i cili pati  mbështetje  nga mediat mercenare, por pati edhe mbështetje të hapur dhe indiferencë djallëzore nga të tillët si Nishani, Topi, Kreshik Spahiu, Ngjela,  Topalli,Patozi, Ristani, Hajdari, Murrizi, Bode, Bregu  dhe nga opozita e blerë parlamentare të cilët ishin dhe janë bombula oksgjeni për pushtetin e Edi Ramës.