Mediat mercenare dhe manipulatore helmojnë dhe përçajnë opinionin

Mediat mercenare dhe manipulatore helmojnë dhe përçajnë opinionin

Nga Skënder S.KAPITI

Natyra e shumicës së mediave shqiptare si ato vizive dhe të shkruara janë ashtu si politika dhe si
korrupsioni në Shqipëri, janë palë me to dhe në funksion të interesit të ngushtë materialist mediatik.
Morali mediatik në Shqipëri ka mbi te gjitha interesin dhe paranë ashtu si politika, si drejtësia dhe
tërë sistemi aktual në Shqipëri , dhe si të tilla, këto media ashtu si politika dhe drejtësia, edhe ato
përçajnë , manipulojnë dhe helmojnë opinionin.
Në emër të informimit mediat shqiptare janë aktorët kryesorë të propagandës mediatike negative, ku
ato të cilat këto media i japin si lajme pompoze janë ekspozimi në publik i lajmeve eksituese dhe
banale,krimeve ordinere, brënda familjes, krime të turpshme seksuale, pornografinë dhe shthurjen
morale. Mediat vizive në Shqipëri madje krimet i paraqesin edhe në formë seriale si telenovela, pasi në
vazhdimësi u kthehen dhe u rikthehen lajmeve me ngjarje kriminale, të cilat më shumë jipen si qëllim
edhe për të përhapur kulturën e krimit dhe te amoraliteteve te tjera si diçka normale për shoqërinë.
Mediat shqiptare nuk kanë aspak profesionalizëm dhe janë media të cilat japin informacionet dhe
opinionet siç dëshiron, përzgjedh dhe urdhëron pronari i gazetës dhe sidomos televizioni.
Televizionet nuk duhet të lexojnë dhe të reklamojnë që nga mëngjesi e pothuajse gjatë tërë ditës lajme
mediatike negative dhe sidomos disa gazeta të neveritshme të disa farë pronarësh , të cilat nuk shiten
e nuk lexohen nga askush. Janë disa media me demek të pavarura por që realisht janë jo të varura, por
media servile e mercenare që i shërbejnë vetëm pronarit dhe patjeter ndonjë klani politik dhe biznesi jo
të pastër dhe parasë pa marrë parasysh kanaleve të nëntokës se nga vijnë ato.
Nuk është e vështirë për të konstatuar që media e shkruar dhe sidomos videopushteti mediatik,
televizioni, shkon në atë kahje të pushtetit që merr qeverisjen.
Janë media tërësisht politike dhe thellësisht servile ,mercenare dhe materialiste.
Edhe pozitivitetin, edhe te drejten ,edhe të vërtetën ato i manipulojnë dhe i keqpërdorin hapur, por ato
të cilat duken dhe vetëreklamohen si media realiste, opozitare, “të mëdha”, kombëtare dhe të
paanashme e kanë shumë të zhvilluar shqisën e finesës së manipulimit me intriga dhe me hipokrizi të
ngjarjeve , informacioneve dhe lajmeve që “ngrenë peshë” dhe të bujshme. Televizionet shqiptare
japin vogëlsira informative ,të mirëllogaritura për në favor të politikës dhe të përfitimeve mediatike, te
cilat më shumë përçajnë , gënjejnë e mashtrojnë publikuan me qëllim për ta fabrikuar një njeri të ri që
të kënaqet e të mjaftohet me ato se çfarë i jep media e fabrikuar së cilës i intereson tërheqja sa më
shumë shikues.
Kështu pra, shumica e mediave janë politike , si politikë e përdalë, e cila nuk e ka problem që të
ndërrojë dhe t’i shërbejnë padronit i cili i paguan më shumë, dhe t’u shërbejë atyre të cilët kanë pushtet
ekonomik e politik. Pothuajse edhe të gjith televizionet : emisionet e lajmeve, ato të dëfrimit, të
kulturës, humorit; emisionet investigative, politike , ekonomike, historike e akademike dhe ato

diplomatike para se media t’i paraqesë, ato fillimisht kalojnë imtësisht në filtrin e paracaktimit, të
seleksionimit dhe të parapëlqimit nga ana e pronarit dhe e stafit mediatik, të politikës e të pushtetit,
madje shumë gjëra mbahen dhe përdoren si mjete presioni, manipulimi e kërcënimi për përfitime në
këmbim të mos paraqitjes dhe mosbërjes publike të tyre.
Kështu veprojnë edhe ato emisione të cilat mbahen për emisione investigative të cilat bëjnë zhurma
të mëdha për gjëra të vogla por manipulojnë me skandalet e mëdha të njerëzve VIP-a të cilët për t’i
mbuluar ato nuk e kanë asgjë që t’i paguajnë dhe t’i blejnë mediat.
Shumica e mediave vizive në Shqipëri kanë vite , që me krijimin e tyre të cilat janë arrogante dhe ia
kane mbyllur ekranin njerëzve dhe intelektualeve të vërtete.Pronësia private mediatike në Shqipëri
është pothuajse tërësisht proinstitucioneve shtetërore dhe politike të ideologjizuara politikisht ku prej
tyre përjashtohen grupet e dobëta dhe të paorganizuara si dhe individët potencialë intelektualisht.
Ata: mediatikët, politikanët , pushtetarët, injorantët VIP-a , ata të parasë etj., kooperojnë dhe shetisin
nga njëra studio te tjetra veten e tyre , injorantët e tjerë dhe shokët , miqtë e të afërmit e tyre, dhe pra
kështu u bëjnë embargo mediatike pozitivizmit, intelektualizmit , moralizmit dhe patriotizmit real të
cilëve ua kanë ndaluar të drejtën e botimit dhe daljen në ekran. Pavarësisht se mediat duken dhe
vetëquhen si media të lira dhe të pavarura, por në fakt janë të prangosura nga interesi, materializmi,
korrupsioni, mediokriteti e injoranca dhe nga servilizmi e mercenarizmi ndaj pushtetit dhe politikës.
Mediat, shumica e tyre, kanë marrëdhënie simbiotike kooperimi me qeverisjen dhe me parane .