Më vjen “turp” që jam mësues, ndjehëm krenar që jam mësues!

Më vjen “turp” që jam mësues, ndjehëm krenar që jam mësues!

Msc. Adem Lushaj

Kam zgjedhur profesionin që mendoja se është më i miri nga të gjitha profesionet. Arritëm të futem në karvanin e gjatë të atyre që dojnë punën me fëmijët. Jam një mësues i vogël në mesin e shumë mësuesve të mëdhenjë të kombit tonë. Për tri dekada mundohemi të jemi argatë i vyeshëm në ngritjen e bazamentit të shtetit, bazament që quhet Arsim.
Për profesionin dhe punën që bëjmë, edhe ndjehëm krenar, edhe ndjehëm i turpëruar. Më bën krenar puna me nxënës dhe arritjet e tyre. Turpërohem para familjes kur nuk jemi në gjendje tu sigurojmë kushte normale të jetës dhe shkollimit. Kemi krenarinë si mësues ngase nuk më quajnë hajnë dhe gënjeshtar. Më vjen shumë keq për shoqërinë kur s’kemi mundësinë tu themi “hajde të pimë kafe”.
Sa do kisha dëshirë të njoftohemi për vlerat e larta të atyre që marrin pagat me nga disa mijë euro. Është shumë me rëndësi të dimë për punën e “shenjtë” të tyre, krahas punës sonë si mësues të popullit. Cila është vlera profesionale e atyre njerëzve që marrin pagën mujore sa Ne që kemi pagën vjetore. Puna me fëmijët thonë se është e shenjtë…. por pa profit për familje dhe shoqëri. Pra, krenohen dhe turpërohem me punën që bëj?!