ME RASTIN E PERVJETORIT TE 15 TË VRASJES SË KOLONEL TAHIR ZEMAJT

Shkruan :

Shpend Shala

ME RASTIN E PËRVJETORIT  TË VRASJES SË KOLONEL TAHIR ZEMAJT

Tahir Zemaj ishe eprori i parë i vetëm i avancuar në gradën e kolonelit nga vetë Ahmet Krasniqi, minisër i parë i mbrojtjes i Republikës së Kosovës, edhe ky i vrarë me 21 shtator 1998, vetëm një ditë pas shpalljes së atij aktgradimi të parë në përputhje me Kushtetutën e Kaçanikut.

Tahir Zemaj e mbrojti me nderë flamurin luftarak që ia dorëzoi Ahmet Krasniqi.

Tahir Zemaj, ishte epror i FARK-ut që e pat njohur Republikën e Kosovës dhe Presidentin, Dr.Ibrahim Rugova si komandant suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Më duhet t´i rikujtoj fjalët e kolonelit të madh, Tahir Zemaj : ” Çdo emërtim tjetërfare i njësive të FARK-ut, pra çdo emërtim jashtinstitucional, për ne farkistët, konsiderohet ilegal ” .

Tahir Zemaj ishte eprori i parë, i FARK-ut, që pat filluar realizimin praktik të Marrëveshjes së Osllos, duke ngritur në Prapaçan të Dukagjinit Kazermen e parë ushtarake dhe duke themeluar ashtu, Zonën II Operative të Dukagjinit, nga ushtarët e brigadave 134,131 dhe 133 të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Tahir Zemaj shpalli të formuar, në Prapaçan të Deçanit, Ushtrinë e parë të rregulltë të Shtetit të Kosovës, të quajtur FARK.

Sot vetëm kokëkrisurit nuk janë duke parë veprimtarinë prej krimineli që është duke luajtur LPK-ja – pjellë e Partisë së Punës të Enver Hoxhës dhe aborteve të saj të shëmtuara të quajtura PDK e Thaçit dhe AAK e Ramushit.

Koloneli i Alpeve të Bardha, siq e quajti analisti i njohur Jusuf Ferizi, u vra nga gangsterët e bandave lepekeiste të Vlorës, të cilat pasi përmbytën Shqipërinë në vitin 1997, iu kthyen përmbytjes së Kosovës, u vra vetëm se ai pati plumb vetëm për armikun serb, e jo për shqiptarë. U vra ushtaraku më i fortë që kishte Kosova, sepse u dëshmua më i suksesshmi në luftën frontale me Serbimë, duke e radhitur Betejën e fituar të Loxhës, menjëherë pas Betejës së Kosharës, si njërën ndër dy Epopetë e vetme madhore me të cilat mund të krenohet Kombi Shqiptar i Kosovës.

U vra Tahir Zemaj sepse nuk pranoi të bëjnte tregti me gjarpërinjë që kishin hyrë në luftë vetëm për interesa personale, u vra sepse kurrë nuk u pajtua me luftën komitçe të Thaçit e Ramushit, të cilët dinin vetëm të provokonin armikun, për t’i hapur shteg që t’i bëjnte pastaj rrafsh me tokë fshatrat e tëra.

Tahir Zemajn e vranë ata rebelë të Gllogjanit, që rrethuan kazermën e Prapaçanit, në gusht 1998, me qëllim që të provokonin luftë qytetare. U vra Tahir Zemaj sepse nuk lejonte gjakderdhjen ndërshqiptare aq të preferuar e të nxitur nga qendra e krimit në Tiranën kuislinge. U vra legjenda e luftës dhe Heroi i Kosovës nga rebelët e Vlorës, të strukur në Qirez e Gllogjan, ku ishin betuar se do të marrin hak për ushtarakët serbë të vrarë nga farkistët e Tahir Zemajt në Loxhë.

U vra Heroi Tahir Zemaj, që hyri në luftë duke u betuar para Zotit e Flamurit (e jo para Enverit), para Atdheut dhe Kombit. E vranë ata qyqarë që nuk guxuan kurrë t’i dalin përballë.

U vra luftëtari i madh që ia vuri tmerrin, makinës ushtarake të Beogradit, e i cili, në momente kur e lypte situata, ishte edhe humanist i madh. Për të shpëtuar popullatën civile, Tahir Zemaj doli në ballë të Kolonës prej mbi 60 mijë vetash, që kishin mbetur të blokuar në livadhet e Isniqit. Ajo masë njerëzish, nga Demaçi dhe çmendurakët tjerë si ai, ishte planifikuar të bëhej mish për topa të Milosheviqit, në emër të “lirisë” që do të fitohej.

Ajo masë njerëzish, në skenarin e nanoistëve kosovarë, siç ishin Demaçi, Qosja, Hidajet Hyseni, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Ibrahim Kelmendi, Bajram Kosumi e shumë të tjerë, ishte paraparë të bëhej një Srebernicë e Kosovës.

I priu Tahir Zemaj asaj Kolone të pafund nëpër Alpet e Bjeshkëve të Nemuna, duke u përpjekur në çdo mënyrë që atë rrugëtim të rëndë e të gjatë ta bënte pa asnjë viktimë, duke u ngutur që sa më parë të arrinte te Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi, për t’ia dhënë raportin dhe për t’i marrë detyrat e reja…

Tri ishin tradhtitë e mëdha që iu patën bërë Legjendës së FARK-ut. Për fat të keq nuk ishin ato tradhti si ajo e Moisiut ndaj Skënderbeut, për çka Moisi Golemi u pendua duke u kthyer sërish në radhët e ushtrisë kastriotiane.

Ishin ato tradhëti të  qëllimta, të planifikuara mirë në skenarin e “revolucionit të ndyrë demokratik”, të Rexhep Qosjes, i cili, pasi kishte përmbytur Shqipërinë në vitin 1997, iu kishte kthyer përmbytjes së Kosovës.

Të parën tradhti ndaj Tahir Zemajt, e bëri Adem Demaçi, kur e shkeli Marrëveshjen që kishte arritur në Osllo me Kolonel Ahmet Krasniqin.

Të dytën tradhëti ndaj Kolonelit të madh, e bëri Thaçi me bandat drenicare, kur e detyroi Ramushin të mos e njihte komandën e FARK-ut, që e kishin ngritur bashkërisht në nivel të Zonës II Operative të Dukagjinit, e ku komandant ishte zgjedhur Tahir Zemaj, ndërsa zëvendës i tij Ramush Haradinaj.

Dhe e treta tradhëti ndaj komandantit Legjendë të FARK-ut ndodhi menjëherë pas vrasjes së Ahmet Krasniqit në Tiranë. Sipas normave ushtarake, kur vdes apo kur vritet ministri, vendin e tij e zë menjëherë, zëvendësministri. Kjo nuk ndodhi në rastin tonë. Detyra e Ministrit të Mbrojtjes nuk iu besua Agim Mehmetit, si zëvendës që ishte, por në atë post ministër i ri u emërua Halil Bicaj, i besuari i kriminelit të njohur Ibrahim Kelmendi.

Lepuroshat e Adem Demaçit, Hidajet Hysenit, e tjerë, e mbanin mend mirë tmerrin që ua kishte futur qendrave agjenturore serbo-greke Tahir Zemaj kur kishte hyrë në Kosovë në krye  të brigadave 134,131 dhe 133 të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

Lepuroshat ishin betuar të bënin luftë që i shkonte për shtati Serbisë, andaj çdo fitore eventuale e Tahir Zemajt, pas asaj të Loxhës, do të ishte edhe një humbje për Enveristët e Tiranës së kuqe.

Për këtë arsye, duke bërë tradhtinë e tretë ndaj kolonelit, Halil Bicaj nuk e lejoi Tahir Zemajn që për të dytën herë, tani me Brigadën “Mërgimi”, të shkonte në Papaj, për t’u futur në Betejën e Koshares në Kosovë.

Tahir Zemaj, me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin, sot prehen buzë Bjeshkëve të Nemuna.

Me shekuj do të jetojë me Alpet Shqiptare ai varr monumental i kolonelit tonë legjendë, prej nga përherë do të frymojë trimëria që do ta trashëgojnë brezat, dhe tmerri që nuk do t’ia lë vendin askund Serbisë shtrigë.

 

Konstanz, Gjermani

04 janar 2018

Shpend Shala