Me Lulzim Bashën kryeministër, Shqipëria duhet dhe do të ndahet me tranzicionin

Me Lulzim Bashën kryeministër, Shqipëria duhet dhe do të ndahet me tranzicionin

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqipëria ka 30 vite e cila mbeti në tranzicion, dhe sa here që dukej ndonjë ndryshim i premtuar përsëri dhe papritmas  vëndi rrëshqiste dhe bënte  hapa prapa, e për pasojë Shqipëria mbeti e fundit në rrugën e demokracisë, zhvillimit, dhe mossuksesit; pa shtetndërtim modern dhe pa funksionimin e drejtësisë dhe të ligjit.

Gjatë këtij tranzicioni reformat dhe vendimmarrjet në Shqipëri si ato kushtetuese, jurudike, parlamentare, qeveritare dhe elektorale e sidomos ato mbi pronat e shqiptarëve thjesht kanë qënë reforma ordinerësh a pa vision, dhe vetem për përfitime afatshkurtëra për pushtet të politikës. Ato, shumë prej tyre tashmë po quhen gabime historike, por që nuk janë gabime por janë krime historike përderisa ato kanë bërë kërdinë me korrupsionin, hajnitë, rrënimet e shkatërrimet, me padrejtësitë, vuajtjet, me gjyqësitë e vetëgjyqësitë e shqiptarëve e ku kanë humbur me mijra jetë njerëzore.

Ky është ai i famshmi tranzicion në Shqipëri i kryer nga një elitë politike tejet e papërgjegjshme që ua ka lënë  si trashëgimi të dëmshme shqiptarëve,  dhe që do ta ketë barrë të rëndë politika e pushteti që do të vijë tani e tutje.

Pra këto janë “borxhet”, harxhet dhe kusuret e të tjerëve dhe të  së kaluarës politike të tranzicionit 30 vjecare që do t’i ketë  si ngarkesa të rënda Lulzim Basha dhe qeveria e tij  e ardhshme.

Edi Rama dhe qeverisja e tij janë një fatkeqësi kombëtare e që përbëjnë kulmin e një dështimi të madh, si një qeverisje regresive, antipublike e antikombëtare, dhe ndoshta, kjo mund të jetë dhe të mbetet në histori si qeverisja më e keqe në historinë e Shqipërisë.

Prandaj rotacioni politik, ndëshkimi i qeverisë Rama-Rilindja është i pashmangshëm pasi nuk ka asnjë shans që Rama të fitojë përsëri pushtetin në zgjedhjet e ardhshme, sepse ai dhe qeverisja e tij janë stërkonsumuar dhe i janë konsumuar të gjitha akrobacitë e matrapazllëqet, i janë konsumuar të gjitha gënjeshtrat e mashtrimet aq sa nuk mundet më të fabrikojë të tjera e të reja.Korrupsioni,krimi i hajdutërisë , droga, varfëria, papunësia, eksodi etj. e kanë asfiksuar dhe paralizuar shtetin , shoqerine dhe ekonominë shqiptare.

Ardhja në pushtet e Partisë Demokratike është nevojë dhe domosdoshmëri urgjente. Me qeverisjen e re, me Lulzim Bashën kryeministër priten dhe besohen ndryshimet e duhura të Shqipërisë për nga më e mira sepse gjëndja sot nga keqqeverisja e Edi Ramës ka precipituar dhe nuk ka ku të bjerë më poshtë.

Qeverisja Rama ka dështuar në të gjitha drejtimet; premtimet e tij rezultuan gënjeshtra dhe mashtrime publike por edhe ndërkombëtare derisa kësaj qeverie i ka dalë boja edhe në BE nga dështimet dhe papërgjegjshmëritë.  Nga krimi ekonomik, korrupsioni, droga,kultivimi dhe trafikimi i  saj, prej tyre  Shqipëria u etiketua si një republikë kanabistani dhe korrupsioni. Ky pushtet i sotëm është një mashtrues dhe një keqbërës i madh publik.

Shqipëria arriti të dalë në krye edhe për eksodin, largimin e shqiptarëve  sidomos të rinisë nga atdheu drejt perendimit në kërkim të një jetë më të mirë, për punë, për mirëqënie dhe me të sigurtë. Me keqqeverisjen Rama, Shqipëria bëri hapa mbrapa edhe me demokracinë, pasi demokracia në Shqipëri sot është nën një kërcënim të madh nga arroganca dhe nga autoritarizmi i paskrupullt i kryeministrit, ku janë nën kërcënim drejtësia, mediat, parlamenti, kushtetutshmëria, pushteti vendor, ekonomia dhe integrimi. Është faktuar tashmë blerja dhe vjedhja e votës së   qytetarëve.

Mirëpo kush blen dhe vjedh votën ai vjen në pushtet me qëllim  për ta vjedhur shtetin, qytetarin dhe pasurinë e paranë publike, pra ai monton në sistem korrupsionin dhe hajdutokracinë qeverisëse  autokratike.

Dhe një sistem të tillë kemi sot në Shqipëri.

Është privatizuar e drejta shtetërore dhe paraja publike, korrupsioni bën kërdinë.

Shqipëria sot është në një udhëkryq të madh, në gjëndjen më të rëndë në këto 30 vite tranzicion.

Kurrë më parë nuk kanë qënë në një nivel të tillë të ulët marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, madje politika qeverisëse e sotme ka vepruar pabesisht si një thikë pas shpine kundër Kosovës, gjë që filloi me taksën antiKosovë të rrugës së Kombit, me dakordësinë e mbështetjen e kryeministrit shqiptar për ndarjen e Kosovës dhe me nismën e projektin antiKosovë të minishengenit neojugosllav.

Pra, qeveria e sotme e Tiranës është një e keqe e madhe gjithëkombëtare, dhe pashmangshmërisht ajo do të ndëshkohet. Populli tashmë është ndërgjegjsuar dhe është i bindur për domosdoshmërinë urgjente të largimit të kësaj qeverie dhe për ta sjellë në pushtet Pasrtinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër, qoftë edhe për një fakt, për atë se: më keq se me Ramën kryeministër kurrë nuk bëhet më, dhe që do të thotë se përmirësimi vjen vetëm duke e larguar atë pasi  atij, rilindasve të tij  dhe Partisë Socialiste të tij  nuk u ka mbetur më asnjë moral për t’i kërkuar votën popullit për një mandat tjetër keqqeverisës.

Shqiptarët mezi po presin ditën e votimit, ditën për ndëshkimin të këtij dështaku e të kësaj të keqeje të madhe dhe për t’u ndarë njëherë e pëgjithmonë nga tranzicioni traumatik 30 vjecar në Shqipëri.