Më foli lulja Begonja
Xhevahir Cirongu
Më foli lulja Begonja
Sapo kishte çelur ajo lule
Petalet krah hapur puthnin diellin,
Aroma e saj të kundrëmontëte
Mbi buzët e mija pjalmi kish’ ngelur.
Tek ajo dritare në parmak saksia
Përherë më përshëndet Begonja,
Mëngjeseve aroma më zgjon nga gjumi
Dhe mbrëmjeve qetësisht me atë flija.
Ajo më flet me aromë maji
Dhe unë thyej heshtjen, asaj i flas,
Lulet e majit syçelura thurur gërshet
Aty frymon, domosdo vargi im si poet.
Rrugicës së lagjes bie një këmbanë
Fëmijët buzëqeshur si diell maji,
Tek vatrat si zjarre tregohet përrallë
Me njerëzit e poetin Begonja përqafuar!
Durrës, 10 . 04. 2017