Mbulohet deputetja e Kosovës, mban ramazanin e kërkon falje nëse ka gabuar

Duda BaljeDeputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve, Duda Balje është duke agjëruar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një prononcim për Indeksonline, deputetja ka treguar moshën se kur ka filluar të agjëroj.

“Po, patjetër që jam duke agjëruar. Kam fillur të mbaj ramazanin që kur kam pasur 7 vjet edhe deri tash nuk jam ndalur asnjëherë”, ka thënë ajo.

Më tej, deputetja boshnjake thotë se ky muaj është sprovë për t’i kuptuar gabimet. Ndërsa kërkon nga Zoti që nëse ka gabuar për ndonjë gjë, të mos i përsërit.

“Muaji Ramazanit për mua është koha kur unë tërheq vijën e jetës dhe analizoj krejt çka kam bërë për një vit në jetën time. Kërkoj falje nga Allahu për gabimet për të me dhëne force që mos të përsëriten. Falënderoj Allahun për te gjitha te mirat që më kanë ndodhur”, është shprehur ajo./Indeksionline/