Shoqata humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër, në zemrat e çdo shqiptari Mbrëmje madhështore e Darkës së Lamës në Büron (Zvicër)

Shkruan: Florim Zeqa 20.11.2018

Shoqata humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër, në zemrat e çdo shqiptari

Mbrëmje madhështore e Darkës së Lamës në Büron (Zvicër)

Shoqata humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër, në nëntë vjetorin e themelimit organizoi edicionin e 8-të të manifestimit tradicional “Darka e Lamës” në Büron, i cili u hap me intonimin e hymnit dardan “Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë”. Pas intonimit të hymnit, moderatori i këtij aktiviteti, z. Qamil Çekaj në emrin e tij, të kryesisë dhe të kryetarit Saim Tahiraj i përshendeti të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti, aktivistët dhe donatorët që po e mbështetin në vazhdimësi organizimin e këtij evenimenti vjetor.
Për të përshendetur më pas edhe mysafirët e nderit të kësaj mbrëmje; Smajl Çekaj (vëlla i heroit Salih Çekaj), veprimtarin Xhafer Leci, poetin Mentor Thaçi veprimtarin e publicistin Idriz Zeqiraj, Xhemajl Hoxha (kryetar i shoqatës “Bekim Berisha-Abeja” në Moosburg), Reshat Murati dhe Mejdi Laçaj (veprimtar të orëve të para të LDK-së), Shefqet Podvorica (veprimtar i shquar dhe humanist), nga Gjermania, analistin dhe shkrimtarin Florim Zeqa nga Italia.
Pas përshendetjes së mysafirëve të nderit, moderatori Qamil Çekaj, e ftoi në skenë poetin e njohur Mentor Thaçi për të deklamuar poemën e tij “Darka Lam’s” nën tingujt e kavallit, kushtuar Darkës së Lamës dhe presidentit historik Ibrahim Rugova.

Më pas, në skenë u ftua arkëtari i shoqatës, Lush Mulaj, i cili e prezantoj raportin financiar të shoqatës për vitin 2018.
Nga raporti finaciar, anëtarësia e gjërë dhe të pranishmit u njoftuan për të gjitha levizjet financiare të shoqatës, përkatësisht donacionet dhe shpërndarjen e ndihmave për ndërtimin e shtëpive, ndihma për shërimin e të sëmuarve, ndihmë minatorëve, bursa për student të dalluar, botim librash dhe realizim dokumentarësh me vlerë kombëtare, në totalin e shumës prej 69656 franga e 40 cent.
Jo vetëm kaq, për ndërtimin e Kompleksit Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, shoqata “Salih Çekaj” në Zvicër në afatin rekord arriti të grumbulloj hiq më pak se 71390 franga dhe 2890 euro.
Ku totali i mjeteve të grumbulluara arrinë në 141.046 franga zvicerane e 40 cent dhe 2890 euro.

Kompleksi Memorial “Dr. Ibrahim Rugova” në Malaj (Rugovë), është kryevepër e shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër

Por mrekullia nuk përfundon më kaq, Kompleksi Memorial “Dr. Ibrahim Rugova” në fshatin Malaj (Rugovë), në vendlindjen e të parëve të presidentit historik Ibrahim Rugova është kryevepër e shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër, e shoqatës më unike, më transparente dhe më të organizuar në mërgatën shqiptare të Zvicrës e më gjërë,…pa të cilën do të kalonin jo vetëm edhe 5 vite, por ndoshta nuk do të realizohej asnjëherë ky projekt madhor me vlera historike, i lënë në harresë të plotë, pikërisht nga eksponentët drejtues të LDK-së aktuale në Prishtinë, ish pushtetarëve të djeshëm.
Për realizimin me sukses të këtij projekti, kryesia e shoqatës i nderoi me mirënjohje 44 kontributdhënës me shumat e dhuruara në vlerë mbi 500 franga e sipër.
Në fund, për këto shuma të grumbulluara, arkëtari Lush Mulaj falenderoj të gjithë donatorët dhe anëtarësinë e shoqatës.
Pra, kjo është meritë e kryesisë, kryetarit, aktivistëve, veprimtarëve dhe anëtarësisë së gjërë si dhe donatorëve zemër bujarë që mundësuan realizimin e dëshirës dhe ëndrrës së qindramijëra dhe miliona bashkatdhetarëve në Diasporë.
Moderatori Qamil Çekaj, e përshendeti dhe e falenderoj publikisht veprimtarin e palodhshëm, Reshat Muratin, i cili me blicin e aparatit të tij në vazhdimësi është duke përcjellur të gjitha aktivitetet e mërgatës shqiptare në Gjermani, Zvicër e gjetiu ku tubohen shqiptarët.
Më pas, moderatori, për nga fjalë rasti i ftoi; z. Smajl Çekaj, analistin Florim Zeqa, publicistin Idriz Zeqiraj dhe veprimtarin Xhafer Leci, i cili në emër të shoqatës “Kadri Zeka”- Gjermani, për kontributin e dhënë në shoqatë dhe për lartësimin e emrit të heroit Salih Çekaj, e nderoi me mirënjohje kryetarin e shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër, ushtarin besnik të vizionit rugovian, të madhin Saim Tahiraj.

Pastaj u vazhdua me programin muzikor me vllëzërit Arbnor dhe Rrezar Kuqi, me këngën “Moj Kosovë Dardane”, e cila ngjalli emocione tek të pranishmit e shumtë në sallën e stërmbushur në Büron.

“Darka e Lamës”, kjo traditë e lashtë e popullit shqiptar, e rikthyer në kujtesën tonë nga presidenti historik Ibrahim Rugova në vitin 2002, është bartur edhe në mërgatën tonë, kudo që jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, e në veqanti tek mbështetësit besnik të filozofisë politike dhe vizionit rugovian.
Sikurse herave tjera, edhe kësaj radhe, salla e madhe në Büron ishte tepër e ngushtë për pjesmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve për rreth, si Gjermania, Austria, Italia, etj.
Njëherit, kjo ishte mundësi e mirë e shpalosjes së kulturës, traditës kombëtare dhe shijimit të vlerave rugoviane në Diasporë, ashtu siq i shijuan veprimtarët e viteve të ’90-ta në Kosovë, ku secili ndante kafshatën e gojës me ata që kishin nevojë për ndihmë.
Të ndihmosh vllëzërit e një gjaku dhe një ashti është ndjenja më e thellë shpirtërore që mund të përjetojë një qënje njerëzore. Të lumtë ata që kanë privilegjin të shijojnë këtë ndjenjë kulmore në jetën e tyre.

Pjesa kulmore ishte shtruarja e darkës nën simbolikën e sofrës dardane me të gjitha llojet e ushqimeve tradicionale, të përgatitura nga gratë, nënat dhe motrat tona, të cilat edhe këtu në mërgim po e ruajnë me xhelozi traditën e gatimit të ushqimeve nga kuzhina e pasur shqiptare.
Bashkimi i grupit të burrave rreth sofres së bekuar dardane nën simbolikën e unifikimit të gjakut të pastër dardan, bashkimin e shpirtërave dhe zemrave rreth vizionit rugovian.

Pjesa e dyte e programit artistik filloj me këngëtarët profesionist Sami e Avni Alimusaj, të cilët kënduan këngë patriotike, kushtuar dëshmorëve,…i kënduan heroit Salih Çekaj dhe presidentit historik Ibrahim Rugova të shoqëruar në këndim të përbashkët nga burrat e tubuar rreth sofrës së bekuar dardane, të shndërruar në një shpërthim të vërtetë të frymës së pastër rugoviane, për të vazhduar me kolazh të këngëve popullore shqiptare, të shoqëruara me vallëzim të përbashkët të bashkatdhetarëve, vllëzërve dhe motrave dardane në podiumin e sallës së madhe në Büron.

Vlenë për të theksuar se ky aktivitet u përcjell nga syri i kamerës dhe blici i shumë makinave fotografike dhe telefonave mobil, por pa dyshim njëri ishte më i mprehti, ai i mjeshtrit të artit fotgrafik, Reshat Murati i cili e fokusoj çdo detaj të Darkës së Lamës, me një fokusim gjithëpërfshirës të pjesëmarrësve në këtë mbrëmje të hareshme kulturore dhe shumëdimensionale.

Në mesin e rreth 500 pejsëmarrësve në këtë aktivitet kulturor me vlera kombëtare, ishin edhe veprimtar dhe personalitete të shquara që jetojnë dhe veprojnë në mërgatën tonë, si: Abaz Fejzullahu (kryetar i Intelektualëve Shqiptar në Zvicër), Arbër Gashi (sekretar i Ballit Kombëtar), Haki Latifi (ish kryetar i degës së LDK-së-Zvicër), Naim Miftari (oficier i lartë i G02-it), Vesel Xhaferi (veprimtar), Bajram Mehmeti (oficier i lartë i karrierës), Zymer Tahiraj, (oficier i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes, të drejtuar nga Ahmet Krasniqi), Bashkim Hoxha dhe Luan Haxhia (veprimtar nga Gjermania).

Shoqata Humanitare dhe Kulturore ”Salih Çekaj” në Zvicër, me nder dhe krenari është duke mbajtur emrin e kryeheroit kombëtar, intelektualit të shquar, veprimtarit të orëve të para dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijen institucionale të presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.
Shoqata “Salih Çekaj”, nuk është shoqatë lokaliste, por ka një shtrirje të gjërë gjeografike në tërë territorin e shtetit helvetik, përkatësisht me anëtarësi nga të gjitha anët e Kosovës dhe trojet etnike në përgjithësi.
Sikur pushtetarët në Prishtinë dhe Shqipëri të ndjeknin shëmbullin e shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër, në mirëmenaxhimin e parasë publike, me siguri do të kishim më pak varfëri dhe shumë më pak diskrimin social në dy shtetet tona.
Shoqata “Salih Çekaj” në Zvicër, gjegjësisht veprimtarët dhe anëtarësia e gjërë, me shpirtin e tyre human, me dashuri dhe solidaritet njerëzorë kanë hyrë në zemrat e çdo shqiptari pa dallim feje apo ideologjie, rajoni apo krahine, shteti apo kontinenti ku jetojnë shqiptarët.

Zoti e bekoftë shoqatën “Salih Çekaj” në Zvicër!
Zoti i bekoftë të gjithë kontributdhënësit e mërgatës sonë!
Zoti e bekoftë njeriun më të madh të epokës sonë, arkitektin e shtetit tonë, presidentin historik Ibrahim Rugova!

L’image contient peut-être : 4 personnes, dont Saim Tahiraj, personnes debout et costume

L’image contient peut-être : 17 personnes, personnes souriantes, personnes assises