Mbi veprat e shkrimtarit Bedri TAHIRI

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shkurtimish po jap një opinion mbi përshtypjet dhe mbresat që lënë veprat letraro-historike të shkrimtarit Bedri Tahiri.Qëllimi i këtij shkrimtari, i autorit,  vjen dhe rrjedh  prej rrethanave në të cilat ai ka krijuar veprat e tij, e cila është kryesisdht më së shumti tematika patriotike e  Luftës heroike te UÇK-së.

Lexuesi nga veprat e Bedri TAHIRIT mëson dhe njeh  origjinën , mendësinë, doket, zakonet, historinë, kulturën, traditën,  trashegimine luftarake dhe qëndresën mbinjerzore të   popullit heroik shqiptar në tërësi dhe të Kosovës në vecanti, Vepra e tij kanë  vlera letrare, artistike dhe sidmos patriotike,kombëtare,   historike dhe edukative jashtëzakonisht të mëdha njëkohësisht.  

Pra, Bedriu është një shkrimtar i vecantë në orientimin letrar të veprës së tij.

Ai trajton faktorin dhe heroin historik dhe atë patriotik të sakrificës së popullit shqiptar për mbijetesë, liri, dinjitet,  pavarësi dhe shtetndertim.

Veprat e Bedri Tahirit kanë thjeshtësinë dhe lehtëinë e të kuptuarit nga të gjithë lexuesit pa marrë parasysh shkallën e  nivelit të  arsimimit të tyre. Lexuesi e  kupton temën dhe qëllimin e veprave të këtij shkrimntari si dhe  gjuhën, tematikën , thelbin dhe ngjyrimet.

shtet . Hapësira e veprës së TAHIRIT  përfshin gjithë hapësirën dhe jetën shqiptare, si një shkrimtar panshqiptar

Vlerat artistike të krjimtarisë së Bedri TAHIRIT nuk i takojnë vetëm kohës për të cilat ato flasin dhe që ka përjetsuar, por ato kanë vlera të jashtëzakonshme për memorien kombëtare  dhe në të ardhmen , kanë vlera artistike dhe sidomos, sidomos edukative për brezat e ardhshëm.