Mbi shkrimin e Skënder Kapitit për Partinë e Vjosa Osmanit

Mbi shkrimin e Skënder Kapitit për Partinë e Vjosa Osmanit

Nga Av. Ilir Malindi

Unë Ilir MALINDI me profesionin e juristit, historianit, opinionist dhe shkrimtar, e gjithë qënia ime gjithmonë shpirtërisht ka qenë e lidhur dhe e pandarë me Kosovën, me historinë, ngjarjet dhe me zhvillimet në Kosovë. Për mua Ibrahim Rugova  do të mbetet gjithmonë në memorien kombëtare si politikani më i madh i fundshekullit të 20- të dhe fillimit te atij 21,  tw cilit unë i kam kushtuar Librin “Kosova është imja”.

Lexova një shkrim të  shkrimtarit, nacionalistit dhe  patriotit , të bashkëqytetarit tim nga Durrësi, Skënder KAPITI që bënte fjalë për domosdoshmërinë e një Partie të re politike në Kosovë të drejtuar nga Vjosa Osmani, ku ai në fillim të atij shkrimi tregon një të vërtetë të madhe, atw se Rugova dhe LDK e drejtuar prej tij kanw qenë frymëzim edhe për ne shqiptarët e Shqipërisë dhe për demokracinë e pluralizmin politik në Shqipëri.

Dhe i jap të drejtë Skënder Kapitit edhe për faktin se ai inkurajon që Kosovës i duhet një Lëvizje apo një LDK e Re sepse kjo LDK-ja e sotme ka braktisur dhe ka devijuar krejtësisht nga LDK-ja e Ibrahim Rugovës , gjë të cilën e konstatojmë edhe Ne këtu në Shqipëri.  Në derexhenë ku është katandisur sot LDK-ja ajo është bërë një shoqatë, është kapur nga një grup aventurierësh, apo grup interesi që nuk i intereson as LDK-ja, as patriotizmi, as progresi e as zhvillimi por vetëm interesi dhe përfitimni personal i uzurpatorëve të LDK-së.

Skënder  KAPITI me të drejtë e ka kapur, konstatuar dhe mirëstudiuar këtë fakt, dhe po me të drejtë shprehet se  duhet një Lëvizje e Re politike e drejtuar nga Vjosa Osmani , pasi elita politike në Kosovë sot ka dështuar ashtu sikurse edhe elita politike e Tiranës.

Mendoj se Vjosa Osmani nëse vendos për formimin e një partie të re në Kosovë, ajo nuk do të ketë mbështetjen vetëm të të zhgënjyerve nga radhët e antarësisë dhe simpatizanëve të LDK-së të cilët do ta braktisin Isa Mustafën dhe grupin rreth tij, por Znj. Osmani do të ketë mbështertje të gjërë publike jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria dhe nga diaspora. Këtë e tregoi votuesi kosovar edhe në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, ku për meritë të Vjosa Osmanit , LDK u rendit e dyta si forcë politike, dhe pa Vjosën kandidate për kryeministre LDK-ja sot do të ishte forcë e tretë ose e katërt. Pra edhe unë, edhe si analist dhe studiues i politikës mendoj se Kosovës i duhet alternartiva kundër politikës së vjetër, kundër establishmentit aktual politik atje.