Mbi muret e Dubravës

Mbi muret e Dubravës


mbi muret e Dubravës me tela
Ferrin e Dant-ës e vunë në lojë
gjakatarët serb të mesjetës
me thikën e urrejtjes në gojë
në fushën me lule të pranverës
ku gjaku po rridhte plojë
u këputën në mes
rrugët e jetës
177 trëndafilat e tokës sonë
më të kuq së liria
liri
sa shtrenjtë të paguam


Ferri i Dantes
mbi ferrin e ri të Dubravës
kuptimin humbi
skenar i vjetër i Serbisë
mbi shqiptarët
rivënë në lojë


spektatorë ndërkombëtarë
sehir mos bëni
me gjakun e derdhur
u skuq liria
mos u skuqni ju


ç’kuptim ka ferri i Datës
këngëtuar shekuj më parë
në krahasim me ferrin e Dubravës –
që Serbia e hapi për shqiptarë…

-me ndjenjën e thellë të respektit për të rënët
në majin e vitit ’99 në burgun e Dubravës.

-Autori


22-05-2021
Mehmet Bislimi