MATI FJALËT, GJORGJE IVANOV!

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Shqiptarët më nuk i nënshtrohen askujt

*Edhe pse ka mosmarrëveshje politike ndërshqiptare, kur është në pyetje: gjuha, flamuri, kombi për të mbrojtur nga pushtuesit, kanë ditur të bashkohen, të organizohen si kurrë më parë. Kanë perënduar ato kohëra, kur sllavo-jugorët ortodoksë kanë luajtur me fatin e kombit tonë. Deshën, s´deshën pushtuesit të pranojnë se shqiptarët janë bërë faktor shumë i rëndësishëm jo vetëm në Gadishullin Ballkanik, por edhe më tej

Proserbi, prorusi dhe shqiptarurrejtësi, Gjorgje Ivanov, doli hapur kundër gjuhës shqipe dhe duke nxitur luftë kundër shqiptarëve. Gjorgje Ivanov, e paska harruar se të gjitha luftërat kundër shqiptarëve i ka humbur turpshëm. Lufta e fundit, organizuar nga shqiptarët të udhëhequr nga bijtë dhe bijat më të fortë të kombit, nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), që morën pushkët krahut kundër një BANDE maqedonase që zotëronin makinerinë më moderne të luftës dhe kundër të gjithë sllavo-jugorëve, tundi themelet e kësaj fare ortodokse. Pushka e këtyre trimave ishte ajo që foli dhe i uli domosdoshmërisht këtë soj dhe farë antishqiptare me dy këmbë në tokë, që deri dje u cungoheshin shumë të drejta të shqiptarëve.

Kërcënimi me luftë

Kjo klikë e përkrahur nga sllavojugorët, deri te Rusia Cariste ka bërë hata kundër shqiptarëve, duke i rrahur, burgosur dhe vrarë dhe pastaj i kanë humbur pa shej e pa dok, ose i kanë montuar si procese politike sipas qejfit të tyre. Kanë ikur dhe perënduar ato kohëra, tani shqiptarët janë më të fortë se kurrë, edhe pse ka përçarje ndërshqiptare. Mirëpo, kur është fjala e kombit, flamurit, trojeve, gjuhës, kanë ditur të bashkohen dhe të organizohen kundër pushtuesve. Deshën s´deshën pushtuesit dhe okupatorët dhe tashti e dinë mirë se shqiptarët janë faktor i rëndësishëm jo vetëm në Gadishullin Ballkanik, por edhe më tej dhe nuk lënë më askënd të luhet me fatin e tyre, të nëpërkëmbën, të shtypen dhe t´u grabiten të drejtat e tyre hajnisht… Shih për këtë, Gjorgje Ivanov, ditë më parë, i kërcënoi shqiptarët me luftë dhe doli kundër gjuhës shqipe. Reagimi i botës shqiptare ishte i menjëhershëm dhe i fuqishëm nga të gjitha trojet, ku flitet GJUHA E ARBËRIT se nuk ka forcë që mund t´i ndalë shqiptarët për të mbrojtur gjuhen e vetë. Gjuhën shqipe kanë dashur ta zhdukin shumë pushtues që nga kohët romake, bizantine, osmanlinjve të Sulltan Sulejmanëve e Top KAPISË, serbianët, por nuk ia kanë arritur dot. Gjuha shqipe i ka bërë ballë çdo furtune dhe lëre më sot se ka kush i del zot dhe e mbron.

Tani shqiptarët janë më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë…

Gjorgje Ivanov duhet t’i kërkojë falje kombit shqiptar dhe ta mbajë gojën se çka fol dhe çka kërcënon, se shqiptarët janë të gatshëm në çdo kohë të mbrojnë çdo gjë që ka të bëjë me elementet kombëtare. Me luftë e keni provuar dhe e keni humbur, ndaj bjeru prapë fjalëve dhe që ke vjellë vrer kundër gjuhës shqipe dhe kundër shqiptarëve në përgjithësi. Dhe krejt në fund fare, GJORGJE IVANOV, MBAJE GOJËN DHE MATI FJALËT KUNDËR SHQIPTARËVE, SE ASKUSH MË NUK GUXON TË LUAJË ME FATIN E KOMBIT TONË SI DIKUR. TANI SHQIPTARËT JANË MË TË FORTË DHE MË TË BASHKUAR SE KURRË…