…materiali bazë mbi të cilin sot…

A e dini se…?

… materiali bazë mbi të cilin sot shkruajmë, është shpikur në Kinë. Më parë kanë ekzistuar materiale të tjera mbi të cilat është shkruar, si papirus e të tjera “gjethe”, por këto nuk janë përcaktuar si letër e vërtetë. Procesi i parë i prodhimin të letrës është dokumentuar në Kinë gjatë periudhës së dinastisë Han, në mes të viteve -25 dhe -220.

Në shekullin e VIII sipas disave e disa të dhëna flasin për shek. e V-VI, prodhimi i letrës kineze u zgjërua botën islame. Në shekullin e 11-të, letra arrin në Evropën mesjetare, ku është rafinuar me fabrikimet e para duke përdorur rrota hidraulike. Nga shek. i XIX, përmirësime të mëdha u bënë me nismën e prodhimit të letrës nga druri./rm/filolet