MASAKRA E REÇAKUT

Në përkujtim të  përvjetorit të dëshmorëve dhe viktimave të luftës :

MASAKRA E REÇAKUT

            Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

 

Po i këndoj me lot Reçakut ,

Ku s’ janë terë gropat prej gjakut ,

Nga masakra ma brutale ,

Që banë forcat kriminale !

 

Këtë masakër mbi shqiptarë –

E bënë shkijet sllavë barbarë ,

Me policë e me ushtarë ,

Me çetnikë , paramilitarë !…

 

Më 15 Janar , Nëntëdhjetë e Nëntë ,

N’ mëngjes herët , n’ gjumë të rëndë ,

Beogradi kishte urdhëruar –

Reçakun për ta rrethuar !

 

Forca t’ mëdha mobilizuan –

Shqiptarët n’ gjumë na i rrethuan !

Shkojnë me mjete të blinduara

Dhe ato t’ motorizuara !…

 

N’ mëngjes herët , në Reçak –

Mbarë lugina u mbush me gjak !

Na u mbush fshati zjarr e tym –

Mbi shqiptarë duke bërë krim!

 

N’ ora gjashtë e tridhjetë –

Ndodhi krimi vërtetë !

Me artileri të rëndë –

Granatojnë fshatin nga çdo anë !

 

N’ këto momente nga ky krim –

Bëjnë përpjekje të gjejnë shpëtim !

Kërkojnë vende për strehim –

Për t’ shpëtuar nga ky rrethim !

 

Por, përpjekjet kot iu shkuan –

Barbarisht u masakruan ,

45 shqiptarë janë pushkatua ,

Bashkë me ta edhe një grua !

 

Me t’ kuptuar për këtë tmerr –

Ambasadori Viliam Voker ,

Shkoi n’ Reçak , nën ato male ,

Për t’ pa ngjarjet kriminale !

 

Sheh kufomat shtrirë për toke –

T’ vrarë nga armët afër koke !

Pesëmbëdhjetë t’ vrarë në një gropë –

Këso masakre s’ është parë n’ Evropë !

 

Kur pa njerëzit e masakruar –

Keq Vokeri ishte trishtuar !

Ca minuta kishte kërkuara –

Çfarë do t’ flet për t’u koncentruar !

 

Mbasi frymë mirë kishte marrë –

Mbajti fjalë për gazetarë !

Mezi fliste prej trishtimit :

“Ky është krim kundër njerëzimit!”

 

Dha sinjale Perëndimit –

T’ marrin hapat e shpëtimit !

Ta shpëtojnë popullin shqiptarë –

Nga gjenocidi i pa parë !

 

Gjilan, më 15.01. 2013.

 

*****Emrat e viktimave të Masakrës së Reçakut :

 

  1. Lute Asllani, 2. Banush Azemi , 3. Ragip Bajrami , 4. Halim Beqiri ,
  2. Rizah Beqiri , 6. Zenel Beqiri , 7. Lutfi Bilalli , 8. Ajet Emini , 9. Bujar Hajrizi , 10. Myfail Hajrizi , 11. Skënder Halili, 12. Haqif Hysenaj , 13. Hajriz Ibrahimi ,
  3. Hakip Imeri , 15. Murtez Imeri , 16. Nazmi Imeri , 17. Mehë Ismajli ,
  4. Muhamet Ismajli, 19. Ahmet Jakupi , 20. Eshref Jakupi , 21. Hajriz Jakupi,
  5. Mehmet Jakupi, 23. Xhelal Jakupi , 24. Jashar Jashari , 25. Raif Jashari ,
  6. Shukri Jashari , 27. Fatmir Limani , 28. Nexhat Limani , 29. Salif Limani ,
  7. Bajram Mehmeti , 31. Hanumshah Mehmeti , 32. Arif Metushi ,
  8. Haki Metushi , 34. Ahmet Mustafa, 35. Asllan Mustafa , 36. Muhamet Mustafa , 37. Sadik Osmani , 38. Jashar Salihu , 39. Shukri Salihu , 40. Bajrush Shabani ,
  9. Ahmet Smajlaj , 42. Sheremet Syla , 43. Shyqëri Syla , 44. Bajram Xheladini ,
  10. Njazi Zymeri .