Marrëveshja “ HAXHI ZEKA” dhe INTEREX, mundësi për punësim dhe ngritje profesionale të studentëve

Adem Lushaj

AL-Lajme3Universiteti “Haxhi Zeka”, përkatësisht Fakulteti i Hotelerisë dhe Turizmit në Pejë, me qëllim të lidhshmërisë së mësimnxënies teorike, me atë të punës praktike, për arritje më të mëdha dhe avancim të diturisë, të parapara me planet dhe programet mësimore të Fakultetit, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me disa nga bizneset e suksesshme që operojnë në Rajonin e Pejës. Një marrëveshje e tillë, është bërë edhe me biznesin që ka selinë në Francë, përkatësisht Hipermarket “INTEREX”, të përfaqësuar nga Tarik Joniot, drejtor ekzekutiv për Kosovë, i cili ishte shoqëruar nga Vegim Beçiraj, menaxher i resurseve njerëzore. Sipas nënshkruesve të këtyre marrëveshjeve, ky bashkëpunim mes FMTH dhe INTEREX, është me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të studentëve në fushën e turizmit dhe hotelerisë, por edhe të krijimit të mundësive për punësimin e tyre.

AL-LajmeMe rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Prof. Ass. Dr. Adem Dreshaj, dekan i FMTH-së, i cili ishte i shoqëruar nga Prof. Ass. Dr. Bedri Millaku-prodekan, është shprehur i kënaqur me mundësitë që krijon për studentët e fakultetit të tij, për kryerjen e mësimeve praktike, ngase studentët e tij, njohurit teorike do mund ti zbatojnë edhe në punën e tyre praktike. “Shkathtësitë teorike të studentëve të këtij Fakulteti, ndërlidhen me ato praktike, ndaj edhe bashkëpunimi me bizneset e fushës së turizmit, është në kuadër të ngritjes së shkathtësive profesionale”, shprehët Dreshaj, për të cilin nuk mund të paramendohet për aftësime profesionale të kësaj fushe,

Ai, duke falënderuar gatishmërinë e INTEREX-it, për mundësinë që iu ofron studentëve, ka thënë se komunat e Regjionit të Pejës (Peja, Istogu, Deçani dhe Juniku), janë komuna me pretendime turistike, ngase ua mundësojnë resurset natyrore që posedojnë.

Al-Lajme2“Realizimi i punës praktike të studentëve të Universitetit, në fushën e menaxhimit të hotelerisë/restoranteve; Zhvillimi i temave të diplomës duke ju mundësuar studentëve, krahas udhëheqjes teorike/shkencore, udhëheqjen praktike të punës së diplomës në hotele/restorante; si dhe Angazhimin e Universitetit në zgjidhjen e problemeve praktike/shkencore të ndërmarrjes hoteliere/restorantit, janë disa nga objektivat e kësaj marrëveshje”, ka treguar dekani Dreshaj, sipas të cilët për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, kërkohet përgatitje të kuadrove të afta profesionale.

Ndërkaq zyrtarët e INTEREX, biznes që ka shtrirje në tërë Evropën, si pjesë e INTERMARCHE GROUP, janë shprehur të kënaqur me ketë marrëveshje bashkëpunimi, duke mos kursyer fjalë falënderuese për stafin drejtues të këtij Fakulteti. “Është marrëveshje mjaft domethënëse për Ne, pasi krijojmë mundësi për studentët që njohuritë e tyre, ti shpalosin me punë praktike, duke krijuar edhe përvojën e duhur profesionale”, ka thënë në fjalën e tij, Vegim Beçiraj, përgjegjës për resurse njerëzore, sipas të cilit, FMTH-së, ka hap rrugë edhe për marrëveshje të reja me drejtuesit e Universitetit të Pejës.