MARGARITA

Nga Vjollca Pasku

Kur bora u tret dhe përqafoi rrjedhën e lumenjve,
ju mbajtët buzëqeshjen e hollë të harkut të bardhë,
kur zambaku hënor vibroi dritë në sytë e pranverës, …
ju mbajtët rruazën e argjendtë në zemrën e kristaltë.

Pranvera shihet në pasqyrë e me kurorë margaritash feston,
bukurinë e derdhjes së gërshetit në flokët e barit në blerim,
pupëzat e erës luajnë muzikë, ku lulëzimi petalet valëzon,
ku buzët e bletëve puthin pishtarët e ndezjes suaj për shumim.

Ju më rrëmbyet në botën e populluar me trupa ngjyrë alle,
nën tingujt e mëngjesit më zbuluat rrezet e rritjes së sheqerit,
më zhveshët ëndrrën e lules që lëkundët në degët me portokalle,
të këndoj për ju një varg të ngjyrosur me ëmbëlsinë e gojës së ylberit.