MANASTIRI QYTET I SHENJTË DHE DJEP I KULTURËS SHQIPTARE

110 vjet Abetare Shqiptare :

 MANASTIRI QYTET I SHENJTË DHE DJEP I KULTURËS SHQIPTARE

Manastiri është qytet i shenjtërisë ,

Djep i artë  kulture i gjithë  shqiptarisë !

Manastiri i shenjtë  me zemër kreshnike ,

Ngjarje kulturore  edhe historike !…

 

Më 16 Mars 1909 –

Një lajm i gëzuar u hap n’ katër anë !

Atë ditë nga botimi doli Abetare –

Me shkronja Latine , por në gjuhë shqiptare !

 

Doli Abetarja me shkronja të gjirit –

Dalë nga Alfabeti i Kongresit t’ Manastirit !

Gëzimi përçoi trojet , si mbi det tallazi –

Autore ishte Parashqevi Qiriazi !

 

Parashqevi Qiriazi me punë ngadhënjimtare –

Solli Abetaren tonë , të parë shqiptare !

Me këtë i shpalli luftën analfabetizmit ,

Idesë së fanatizmit dhe primitivizmit !…

 

Abetarja e parë e  kishte simbolikë –

Për arsimin e shqiptarëve , datë që solli dritë !

Datë që solli dritë , për shkollat e para Shqipe –

Prej atëherë kaluan 110 vite !

 

N’ Manastir kanë ndodhur ngjarje  t’ rëndësisë –

Që kanë  nxënë  vend  t’ madh  në faqe t’ historisë !

Më 1905 , themelimin e kishte nisë –

Komiteti  Patriotik për çlirimin e Shqipërisë !

 

Intelektualët shqiptarë i kishin çelë sytë –

N’ Manastir u mbajt Kongresi i Parë dhe i Dytë !

Për unifikimin e Alfabetit Shqip –

Shqip të shkruajmë “bukë “ e shqip të shkruajmë “krip “ !

 

Dhe për formën e shtetësisë së Shqipërisë ,

Kushtetutën e sajë t’ parë , gëzimin e lirisë !

Themelimi i Shoqërisë Atdhetare :

“BASHKIMI” –  në  mbarë  trojet atdhetare  !

 

Dalja e gazetës së parë të përpunuar

Me Alfabet  shqip të unisuar !

Gazeta mbante emrin : “Bashkimi i Kombit” –

Lexohej me ëndje anë e mbanë globit !

 

Themelimi i Shoqërisë Botuese  Letrare ,

Funksionimi i shtypshkronjës universale –

Që ishte pronë e familjes Qiriazi ,

Që punonte shumë dhe s’i ndalej avazi !

 

U botua  n’ gjuhë shqipe  Abetarja e  parë –

Me shkronja Latine , n’ Alfabet  Shqiptarë !

Më 16 Mars 1909 , si lule pranverore –

Parashqevi Qiriazi ishte autore !

 

Dhe në vitin 1911 , me t’ madhe kërkohej –

Që ajo Abetare sërish  të  ribotohej !

Dhe shumë data tjera  me rëndësi  gjithë fare –

Kanë ndodhë n’ Manastir , për kulturë  shqiptare !

 

Gjilan, më 14. 03. 2019 .      Demir KRASNIQI