MAL SHKRESASH

Nebi Dragoti

MAL SHKRESASH

Gjithandej shkresa, shkresa. Hyn e del nëpër dyer. Në një zyrë merr firmën, në një tjetër vulën…Ç’punësime shtetërore që bëhen? Sa e sa kanë punësuar këto djallka shkresash! Harxho letër, harxho bojë. Harxhojnë kohë të mërzitshme hallexhinjtë.Mbajnë radhën për shkresa në bashki, në hipotekë, në spitale, në komune, për të paguar drita e ujë. Mbajnë radhë në kryeministri, në gjykatë, në prokurori. Dyert nuk mbarojnë. Eh, hallexhinjtë! E, prapë mbeten hallepazgjidhur. Na u mërzitën shkresat nëpër duar, nëpër xhepa. U humbtë firma e vula! Shteti bëhet mal me shkresa. Shkresa për tapi, por prapë e prapë pa tapi mbetesh.Ikën një qeveri e vjen tjetra., për shkresa e me shkresa. Dhe… këto shkresa bëhen me lekë. Krurje xhepash gjersa të grisen. Nuk ka hyrë e dilë e mos paguaj. Shtet shkresash, mal shkresash shteti. Ka punësime fiktive dhe burokratike me shkresat, që s’ japin prodhim të mirash materiale e ku di unë. Shkresat kanë hapur sa e sa vende pune për “prodhim”…për rritje ekonomike…për rritje të buxhetit shtetëror. Ky mal me shkresa ku përfundon? Grumbullo e grumbullo! Nuk e lexon njeri malin me shkresa,…plehra shkresash, veç zjarri i perpinë. E, në këto zjarre ngrohen të punësuarit, që japin prodhim për ekonominë në rritje…Mali me shkresa pjell minjë…