Mafio-oligarkët e Kosovës në “Paradise Papers”!?

Mafio-oligarkët e Kosovës në “Paradise Papers”!?

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhuriani

Strehuan paratë e krimit në kompani Offshore

Shumë hajna, banditë dhe kryebanditë, u pasuruan që kurrë nuk kishin punuar në diasporë. Shih për këtë, Kosovën e bënë ZAP katër familje banditësh e kusarësh, mafiooligarkësh, dhe lëshuan rrjetin tamam si të merimangës në çdo dikaster, ta zëmë bandën serbiane Devolli, me arkitektin, spiunin e UDBsë, me librezë zyrtare, këlyshin e kryekriminelit, kryeudbashit, Jovica Stanishiqit, që quhet Baton Fazli Haxhiu

Që nga paslufta Kosova plaçkitet nga mafiooligarkët, banditët dhe kryebanditët e bandave politike. Ku bazohemi në këtë krim të organizuar të kanaleve të nëntokës kriminale kundër shtetit dhe qytetarëve të vendit? Kosova është vend shumë i vogël, tamam sa një mëhallë e Nju Jorkut, prandaj ne njihemi të gjithë. I njohim se sa pasuri kishim të gjithë dhe se nga vinin burimet e fitimit dhe pasurisë së krijuar. I dinim të kamurit në çdo cep të Kosovës, mirëpo, pas luftës, aq shpejt lulëzuan “pasaniket” tamam si kërpudhat pas shiut, që deri dje nuk kishin as bukë të mjaftueshme se mishi ishte “mollë e ndaluar”, ndoshta e kanë shijuar për Bajram, ose Krishtlindje… Nuk kishin vetura jo se jo, udhëtonin këmbë, nëpër borë e nëpër shi, kishin nga një kalë,ose lopë. Nuk kishin brekë për të veshur dhe huazonin nga vëllezërit ose kunatat kur i ka tharë dielli të varura në pemë. Njoh kësi të kamur hajna që nuk kanë pasur sofrabez, për t´ia shtruar mbi këmbë që të mos përlyen, njoh personin që ka hotelin që paraluftës, i kam paguar kafe që nuk kishte dinar në xhep dhe ka ecur me çizme të firmës së Beligradit të “Kongrapit” dhe të “Gradska cistockes” dhe tani mban hotelin se ne Holivud, më duket me hapësirë ky hajn e ka më të madh.

Leckamanët e deridjeshëm ua kaluan sheikëve të Arabisë

Menjëherë pas luftës, në Kosovë lulëzoi krimi i organizuar, më i fuqishmi jo vetëm në Ballkan, por në Evropë dhe shih për këtë dolën të kamur brenda natës leckamanet e deridjeshëm dhe u kaluan sheikëve të Arabisë. Ç´është e vërteta, miliona u vodhën nga mërgimtarët që punonin dhe jetonin në diasporë, nën okupim serbo-çetnik, pastaj shpërtheu lufta dhe u formuan dy fonde hajnash, po e përsëris u formuan dy fonde hajnash për të vjedhur qytetarët e Kosovës. Askush nuk e mendonte se në kohë lufte do të vjedhin banditët më të rrezikshëm në Evropë. Shumë hajna dhe banditë dhe kryebanditë u pasuruan që kurrë nuk kishin punuar në diasporë. Shih për këtë, Kosovën e bënë ZAP katër familje banditësh e kusarësh, mafio-oligarkësh dhe lëshuan rrjetin tamam si të merimangës në çdo dikaster, ta zëmë bandën serbiane Devolli, me arkitektin, spiunin e UDB-së, me librezë zyrtare, këlyshin e kryekriminelit, kryeudbashit, Jovica Stanishiqit, që quhet Baton Fazli Haxhiu. Ata që nuk e dinë, ata që nuk kanë dëgjuar kjo bandë serbiane është me procedurë penale, e dënuar zyrtarisht me 500.000 euro për hajni (nuk dihet se a i kanë paguar), për kontrabandë dhe ikje të tatimeve të shtetit që në vendet perëndimore, ku ka ligje, quhet më tepër se KRIM. Kjo bandë kriminale, që nga paslufta i shtriu banditët si vaji në lakra, monopolet edhe në kripë se mos të flasim për produkte më të rëndësishme. Krimi më i rëndë i kësaj bande hajdutësh doli se mbështetej nga klani mafioz kriminel më i rrezikshmi se klani i Zemunpoljes, që quhet KLANI PRONTO, ku bënin pjesë banditët më të rrezikshëm se ata kolumbianë dhe sicilianë, që nuk kishin fare gjynah se si e vodhën vendin nën tokë dhe mbi tokë. Vodhën e vodhën saqë erdhën nga fshatrat malore me shkrepa dhe skërka ku vetëm këmbët e dhive kanë mund të ngjiten, se as dreqi nuk kishte bërë ve dhe kishte ikur nga atje dhe zbarkojnë këta banditë në zemër të Prishtinës duke uzurpuar tokë, që nuk ia kishte lënë as nëna e as baba e mos e gëzofshin për jetë të jetëve! Dhe, këta banditë shkuar banditëve ndërtuan shtëpi si në San Francisko dhe atë brenda një kohe shumë të shkurtër. Ku jemi këtu, mua kujtua, kur një nga Drenica, që sapunin e hante për djathë, peshkut i thoshte sorrë, a dini se çka tha? Ndoshta nuk e keni dëgjuar. Ai tha kështu:” … e di unë se shokët ia kanë ndërtuar shtëpinë…!!!”. Merreni me mend edhe këtë e tha ky kopil i kopilhanës. Tjetri hajn naiv, gjysmë analfabet që përfitoi në emër të vëllait ndërtoi shtëpi me bazën që humb kali i lumit Nil, që deri dje ka fjetur në cergë, kurse sot ka vetura nja 20 sosh, që deri dje nuk ka ditur të mbajë magarin për dore ku ka shkuar në mulli për të bluar. Pra, ky soj banditësh që nuk kishin bukë për të mbushur barkun edhe më keq që kurrë nuk kishin punuar dhe kurrë nuk kishin pasur pasuri,ndoshta një magar, ose një lopë dhe u bënë më të kamur se sheikët e Dubait. Dyshimet e mia më çojnë drejt të “Paradise Papers” që i kanë strehuar paratë e pista,paratë që i ikën tatimeve të shtetit, paratë e drogës e të kontrabandës…,në bankat panameze,libaneze, të Maltës apo të Qipros… Nuk jam i keq për të menduar dhe dyshuar se të gjithë ata janë të lidhur me oligarkët dhe politikanët ruse. Rusët kanë zbarkuar jo larg nesh në Nishë me arin e zi dhe banda Devolli është ortak i tyre që futen në Kosovë miliona e miliona litra të arit të zi legale dhe më shumë ilegale. Ky zinxhir me fut të dyshoj se përpos kësaj bande hajdutësh janë të përfshirë edhe shumë politikanë të majave të shtetit dhe kryebanditë dhe banditë të bandave politike, klientë të këtyre bankave… Mirëpo, dyshimet janë edhe atë se këtu strehojnë paratë ata që i ikin tatimeve te shtetit, si Devollët kur u ikën doganave me krunde për miell dhe të atyre bashkëpunëtorëve me KRIMIN E ORGANIZUAR. Do të presim tani zbulimet, sepse dokumentet janë në duart e afro 400 gazetarëve dhe po publikohen nga afro 100 media më të fuqishme botërore. Do të dalë sidomos ata që janë të lidhur me mafio-oligarkët rusë dhe të krimit të organizuar dhe po se po nga ata që janë me procedurë penale që i ikën tatimeve të shtetit të Kosovës, doganave dhe u dënuan për këtë… Pista më çon të dyshoj edhe nga të tjerët, sepse këta banditë dhe kryebanditë të majave të shtetit dhe kryebanditë e bandave politikë. Edhe një gjë mos harroni se edhe banda tjetër që quhet elektricki teknicki center (ETC), të argatit serbian harambashit, që kopili i Titos, Isa Mustafa e bëri zv.kryeministër dhe këta ishin të lidhur me mafio-oligarkët e vëllezërve Kariq, Draguljubin e Sretenin. Dhe a dini se përse kane ikur këta mafio-oligarke dhe ku? Kanë ikur për t’u ikur tatimeve dhe janë strehuar në Moskë te vëllai i kasapit Sllobodan Millosheviqi… Këto pra janë dyshimet e mia dhe jo vetëm këto, por do të ecim për të zbuluar një nga një krimet dhe kriminelët kundër Kosovës dhe KOMBIT SHQIPTAR… Për këto që flas dhe shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.