Lumturia

Redakton: Reis Mirdita

Në meditimet e mia mbi lumturinë, erdha në përfundim se çdo gjë e blerë, nuk vlen asgjë.

[rml]

 

Të vetmit njerëz të lumtur janë gratë e martuara dhe burrat beqarë.

[Henri Louis Mencken]

 

Vetëdija e lartë vjen ngadal, pjesë-pjesë. Rruga e rritjes shpirtërore është një rrugë e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Përvoja e fuqisë shpirtërore është thelbi i lumturisë.

[M. Scott Peck] (Psikolog amerikan, 1936- 2005)

 

Ka vuajtje të bukura ashtu si që ka bukuri që të bëjnë të vuajsh.

[Dana] (postim)

 

Janë dy lloje njerëzish: ata që mund të jenë të lumtur por që s’janë, dhe ata që kërkojnë lumturinë po se gjejnë dot.

[Proverbe arabe]

 

Të jesh i lumtur, do të thot të dijsh të kënaqesh me pak.

[Epikuri] (341-270)

 

Gjithënjë ka njëmijë shkaqë për t’u mbyllur. Të dalish është më vështirë.

[Claudie Gallay] (1961, shkrimtar bashkëkohorë francez)

 

Një e papritur e këndshme është lumturi;- po ëndërimi a s’është gjithashtu një lumturi?

[Edgar Allan Poe] (Shkrimtar Amerikan, 1809 – 1849)

 

Lumturinë e ke në krahun e djathtë, vuajtjen në të majtin.

[Laureta Miftari]

 

Lumturia egziston vetëm në dashurinë ideale, të cilën nuk ka njeri që të mos e ketë provuar qoftë edhe për një çast të vetëm.

[Vilhelme V. Haxhiraj] (Shkrimtare shqiptare. “Vështroni Meduzën”)

 

Më e keqja e të keqes është pritja e të keqes.

[Daniel Pennac] (shkrimtar frankofon, 1944- )

 

Mos u mundoni t’i përmbytni hidhërimet e juaja: ato dijnë të notojnë.

Albert Willemetz