“Lumëbardhi i Deçanit”, lumi i vdekur me autor MMPH të Republikës së Kosovës

Adem LushajMr. Adem Lushaj

A po shndërrohet “Lumëbardhi” i Deçanit në “Lumin e Vdekur”, por kësaj radhe me autorësi, “Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, institucioni i cili do duhej ti dilte “zot”, kësaj krijese natyrore.

A po bëhet shkaktar, kjo Ministri, që ky pellg ujor me “namë”, të mbetët një përroskë apo të humb plotësisht natyralitetin që kishte. Ndoshta, me të drejtë edhe mund të mendojmë se kjo Ministri, me dashje apo imponime…, është bërë pjesë e “krimit” mjedisor, duke lejuar ndërtimin e Hidrocentraleve në “Grykën e Deçanit”, e pa mundësinë për mbajtje nën kontroll të punimeve në realizim të projekteve, ngase këtu ishte ndikimi i politikës dhe i Manastirit të Deçanit.

Duke parë gjitha këto dëme mjedisore, pritet të shihet edhe reagimi i “ekspertëve” mjedisor, të cilët do shfrytëzojnë të drejtën ligjore, do thirrën në Konventën e shumë përfolur, në “Konventën e Aarhus-it”, e cila hap mundësitë ligjorë për të paditur çdo “krim” që bëhet në mjedis.

Është e kuptueshme se zhvillimi ekonomik i një vendi, varet shumë nga resurset natyrore që posedon ai vend, qofshin nëntokësore apo mbi tokësore. Ndaj, Komuna e Deçanit, falë natyrës që ka, disponon me resurse të shumta natyrore, (mbitokësore dhe nëntokësore), të cilat krijojnë kushte të mira për zhvillimin ekonomik të saj. “Gryka e Deçanit” paraqet një bosht të mirë të zhvillimit, jo vetëm të Deçanit, por edhe në nivel më të gjerë., ngase kjo Grykë, përfshinë bukuri të rralla natyrore, ndërsa përgjatë saj kalon pellgu ujor “Lumëbardhi”, i cili derdhet në lumin “Drini i Bardhë”.

Pra, “Lumëbardhi” ynë, që ishte krenaria e kësaj komune, është resurs i jashtëzakonshëm për zhvillim, këtë rast edhe duke shfrytëzuar për prodhim të energjisë. Ne, nuk jemi kundër shfrytëzimit të resurseve natyrore për qëllime ekonomike, e aq më pak për zhvillimin e Deçanit që ka mbetur njëra ndër komunat më të pa zhvilluara, për arsye të njohura politike, të ndikuara nga Manastiri i Deçanit.

Mirëpo, shkencërisht, çdo investim për zhvillim të qëndrueshëm bëhet në shfrytëzim të resurseve natyrore, duhet pasur parasysh edhe komponentin social dhe atë mjedisor, pos atij ekonomik, gjë që këto investime fare nuk kanë të bëjnë me këto komponentë, por janë investime me prapavijë jo të mirë.

Duhet përmendur edhe një fakt ligjor, kur kemi të bëjmë me rastin e ndërtimit të këtyre hidrocentraleve në Grykën e Deçanit, që jep me kuptua se ky investim i bërë, është kryekëput vetëm për përfitime të Manastirit, e jo të deçanasve. Me investimet e bëra, është bërë shkelje e Ligjit për Zonat e veçanta të mbrojtura, Nr. 03/L-039, i vitit 2008, përkatësisht Neni 5 i këtij Ligji, ku ndalohen ndërtimet ei hidrocentraleve. Pos këtij Ligji, është shkel edhe Ligji për natyrën dhe Ligji mbi Parkun Nacional.

Mendimi dhe bindja jonë është se, Investimet për ndërtim të hidrocentraleve, janë investime për favore të manastirit, ndaj nuk është investim për interes kombëtar, që do ishte e pranueshme edhe shkeljet ligjore.

lum4

lumi5

Lumbardhi - Adem Lushaj