Lulzim Basha sulmohet sepse ai nuk është si Berisha, si Nano, si Meta dhe as si Rama

Lulzim Basha sulmohet sepse ai nuk është  si Berisha,  si Nano, si Meta dhe as si Rama

Nga Skënder Sadri KAPITI

Berisha, Nano, Meta e Rama janë 4 shtrigat që e mbajtën peng Shqipërinë, zhvillimin, progresin, demokracinë, drejtësinë dhe integrimin e Shqipërisë për 30 vite të tranzicionit. Kush më shumë e kush më pak, të katër këta vijnë nga regjimi kumunisto-enverist, të formësuar , të edukuar dhe të shkolluar në shkollën dhe përvojën ideologjiko-komuniste, ateiste e antinjerëzore të regjimit kriminal marksist-leninist.

Të kater  këta janë  pengëmarrësit, autorët e shkaktarët e stërzgjatjes së këtij tranzicioni rrënimtar e shkatërrimtar në Shqipëri; këta janë zullumqarët dhe keqbërësit publik e kombëtar që instaluan sistemin kriminal, grabitqar e   hajduto-korruptiv në Shqipëri e që e rrënuan sistemin demokratik e ligjor apo më sakt, këta të katër  janë ata që punuan për interesat e tyre personale kundër Shqipërisë, kundër interesit kombëtar, kundër demokracisë, kundër integrimit e pro hajnisë, krimit  e korrupsionit.Oksigjeni që i mbajti në krye të Shqipërisë këta zullumqarë janë jo vetëm partitë politike PS,PD e LSI por janë edhe mediat dhe mercenarët mediatikë manipulus , të blerë e të shitur; janë edhe  intelektualizmi dhe intelektualët, pseudodijetarët  halabakë, servilë e sahanlëpirës që u rreshtuan në tabore mbrojtësisht e propaganduesisht të këtyre 4 shtriganëve. Shqiptarët të ndarë e të përcarë prej këtyre 4 zullumqarëve dhe të partive personale të tyre  ua besuan, i votuan e i mbajtën të katër këta në politikë e në pushtet prej 30 vitesh. Dhe ky “pëlqim” apo ky  gabim i shqiptarëve  ka bërë të mundur që vetë shqiptarët të pësojnë e të vuajnë me meritë këtë realitet traumatik,  sepse ashtu sic është komuniteti  ashtu atij komuniteti i erdhën   në krye edhe politika, edhe pushteti , edhe qeveria.

Prandaj SHBA-të dhe BE duke e parë këtë farë derexheje ku është degdisur vëndi, shteti, shoqëria, ligji, demokracia e drejtësia nga këta   4 ustallarët e rrënimit e të shkatërrimit, dhe duke parë që shqiptarët nuk ishin vetë në gjëndje për të dalë nga ky qorrsokak, atëhere SHBA-të dhe BE   më në fund ndërhynë duke ngritur drejtësinë nga e para, pra duke miratuar VETING-un  si i vetmi mjet reformator e jetik që do ta shpëtojë Shqipërinë, shtetin, shoqërinë dhe do ta vendosë  sundimin e moralit e të ligjit. Dhe Lulzim Basha duke mos qenë as si Berisha, as si Nano , as si Meta e as si Rama, pikerisht për këtë arsye atë e sulmojnë gjithandej e gjithë politika e vjetër e degraduar, e korruptuar, e kriminalizuar dhe e dështuar  në aleancë me mediatikët, analistët, opinionistet e intelektualët servilë,sahanlëpirës e të padinjitet të cilët shiten për pak interes te paraja e te pushteti. Kundër Lulzim Bashës është e gjithë politika e vjetër e këtyre 30 viteve, janë të gjithë ata politikanë e pushtetarë si ishët dhe ata të tanishëm  të cilët  kanë pëfituar nga politika e pushteti; kundër Bashës  janë ata që kanë  abuzuar, vjedhur e grabitur prona, pasuritë dhe paranë publike.Por me Bashën është e ardhmja që do të triumfojë kundër dhe duke i dhënë fund këtij tranzicioni i cili  është marrë peng nga të këqijat dhe korrupsion